Frani i Lezhës sërish nën hetim për shpërdorim detyre

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frokaj është paditur penalisht nga inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, i akuzuar për shpërdorim Detyre

IKMT ka dorëzuar ditën e enjte kallëzimin penal në Prokurorinë e Lezhës, pasi ka gjetur parregullsi në lejet e dhëna për të ndërtuar në vijën bregdetare të Shëngjinit. I kallëzuar penalisht është edhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit te Territorit, Sokol Toma.


Të dy këta persona duke vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin, kanë dhënë leje për kryerje ndërtimesh në vijën bregdetare te Shëngjinit, objekte që nga vetë Inspektorati Mbrojtjes i Territorit janë konstatuar të paligjshme. Leje janë dhënë edhe për të ndërtuar në vende ku më parë janë prishur objekte të jashtëligjshme nga IKMT.

Edhe më parë Fran Frokaj ka përfunduar në gjykatë si i pandehur me akuzën e shpërdorimit të detyrës me tjetërsimin e pronave në zonën e Shëngjinit, por që janë mohuar në mënyrë kategorike nga ai.




Skip to toolbar