Shpërthen bobola e gazit në një lokal pranë ‘Elbasan Arena’

Një shpërthim i fuqishëm si pasojë e një bombole gazi ka tronditur qytetarët e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë pranë stadiumit kombëtar ‘Elbasan Arena’,  nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale të lokalit, i cili mori flakë pas shpërthimit.

Shpërthen transformatori, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Një i vdekur dhe dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të një transformatori të tensionit të lartë në rrugën dytësore në autostradën Tiranë – Durrës, të ndodhur mesditën e së enjtes.

Si pasojë e shpërthimit fillimisht kanë mbetur tre persona të plagosur rëndë, ndërkohë që njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Dy punëtorët që kanë mbetur të plagosur janë: Seri Çollaku dhe Fari Çollaku të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa Gjergji Sula ka ndërruar jetë në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia e cila ka rrethuar zonën dhe po heton për shkaqet e ngjarjes.

“Rreth orës 12.00, në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të një objekti në rekonstruksion si pasojë e një shkëndie elektrike ka shpërthyer një transformator elektrik.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar 3 punonjës e këtij objekti shtetasit GJ. S, S. Ç dhe F. Ç të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e metejshëm të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia paraprakisht.

OSHEE ka reaguar pas shpërthimit të transformatorit të tensionit të lartë në autostradën Tiranë – Durrës duke bërë të ditur se punëtorët e firmës kanë shkurtuar distancën në linjën e 110 kV të OST, ç’ka ka shkaktuar masë.

OSHEE sqaron se ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

“Për shkak të punimeve të kompanisë “4AM”, me vendndodhje pranë  COCA COLËS në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, cka ka shkaktuar masë, ka mbetur për disa minuta i stakuar NST Kashar.

Ky defekt la pa energji bizneset përgjatë autostradës, zona e Kamzës, Vora dhe Mëzez.

Grupi i punës së avarisë së OSHEE mori masa për furnizimin menjëherë të nstacionit me linjën rezervë dhe aktualisht kanë marrë energji të gjithë zonat e lartpërmendura.

Aktualisht kemi stakuar për masë vetëm fiderin që furnizon me energji zonën pranë Coca Colës”, sqaron OSHEE.

Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, plagosen rëndë burrë e grua

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në Selenicë duke shkaktuar plagosjen e çiftit të bashkëshortëve.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, ndërsa nga shpërthimi ka marrë flakë shtëpia dhe një pjesë e saj është dëmtuar rëndë.

Pronarët e shtëpisë 49 vjeçari me inicialet R.S. dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S janë plagosur, gruaja është në gjendje të rëndë për jetën dhe pritet që të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë së Vlorës, nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga shpërthimi, pasi në banesë ishte vetëm çifti dhe zjarri nuk përbën rrezik për banesat e tjera, pasi janë në një distancë të largët. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të bombolës.

Kujtojmë që ditën e hënë shpërtheu në Bllok një bombol që përdorej për përpunimin e floririt në ambientin e bodrumit të një argjendarie, ndërsa u plagosën pronarët burrë e grua. Shpërthimi erdhi si pasojë e një pakujdesie.

Shpërthim tritoli në fabrikën e çorapeve në Vlorë

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një fasoneri në qytetin e Vlorës. Policia në njoftimin paraprak bën me dije se lënda plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të biznesit. Ndërkaq, si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm kompresori.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Nga raportimet e televizioneve informative bëhet e ditur se lënda është vendosur në një fabrikë  çorapesh që është në pronësi të një shtetasi egjiptian.

Deri më tani shkaqet e kësaj ngjarje nuk janë zbardhur ende, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetim incidentin.

Shpërthimi në Letoni, ja kush janë dy ushtarakët e plagosur

Gjatë shpërthimit të djeshëm në bazën ushtarake në Letoni përveç ushtarakes Zarife Hasanaj që humbi jetën, ishin dhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë që u plagosën. Ata janë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Gjatë ditës së sotme ushtarakët do të vizitohen nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali ku do të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta, për të shkuar në Riga të Letonisë. Ministria e Mbrojtjes njofton se  Ministrja Xhaçka do të vizitoje dy efektivet e plagosur e më pas do te udhetojë për në bazen Camp Adazi për të takuar kontigjentin shqiptar atje. Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm në bazën ushtarake u zhvillua  ceremonia e nderimit për nentetare Hasanaj që u nda dje nga jeta.

Kush janë dy ushtarakët e plagosur:

Të dhëna për Major Klodian Nikolla TANUSHI

Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Major Klodian Nikolla TANUSHI

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni,  Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.

TË DHËNA PËR RRESHTER JULIAN KAPAJ

Rreshter Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me banim, Tiranë:

Gjendja familjare:

Është fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motrër. Jeton me prindërit

Arsimimi:

Ka përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin 1997.

Kurse

•          Ka kryher kursin funksional per specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)

•          Ka kryher kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.

Rreshter Julian Kapaj

Gradimi dhe punësimi:

•          Është mobilizuar në FA më datë 16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.

•          Gjatë karrerës në FA është dalluar në realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.

Rreshter Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.

Në 20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor, me dëtyrë Operator EOD.

Medalje :

1.        Medalje Shërbimi më 05.12.2007.

2.        Medalje për shërbime ndërkombëtare më 24.06.2009.

Shpërthejnë municionet, ndërron jetë ushtarakja shqiptare në Letoni

Nëntetare Zarife Hasanaj ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Letoni, teksa ishte në krye të detyrës për asgjësimin e municione.

Në një deklaratë për mediat Shefi i Shtabit, gjeneral Bardhyl Kollcaku tha se nëntetarja gjeti vdekjen për shkak të shpërthimit të disa municioneve të paplasura, si pasojë u plagosën edhe disa ushtarakë të tjerë.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.

Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake,  në bazën e NATO-s ku  ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ”, tha Gjenerali Kollcaku.

Sipas informaciomeve të deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.

Gjenerali garantoi “familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur”.

Skip to toolbar