Shpërthen bombola e gazit në Selenicë, plagosen rëndë burrë e grua

AKTUALITET


Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e së mërkurës në një shtëpi në Selenicë duke shkaktuar plagosjen e çiftit të bashkëshortëve.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, ndërsa nga shpërthimi ka marrë flakë shtëpia dhe një pjesë e saj është dëmtuar rëndë.


Pronarët e shtëpisë 49 vjeçari me inicialet R.S. dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S janë plagosur, gruaja është në gjendje të rëndë për jetën dhe pritet që të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë së Vlorës, nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga shpërthimi, pasi në banesë ishte vetëm çifti dhe zjarri nuk përbën rrezik për banesat e tjera, pasi janë në një distancë të largët. Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme procedurale për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të bombolës.

Kujtojmë që ditën e hënë shpërtheu në Bllok një bombol që përdorej për përpunimin e floririt në ambientin e bodrumit të një argjendarie, ndërsa u plagosën pronarët burrë e grua. Shpërthimi erdhi si pasojë e një pakujdesie.




Skip to toolbar