Shqipëria e mbyll me humbje aventurën në turneun e UEFA-s

Ekipi U-16 i Shqipërisë, që ishte pjesëmarrës në turneun “UEFA Development 2019” në Slloveni, e ka mbyllur në mënyrë zhgënjyese këtë aventurë. Kombëtarja jonë e 16-vjeçarëve është mundur në dy nga tre takimet e zhvilluara.

 Më 4 prill Shqipëria u përball me Perunë, ekip me të cilin barazoi 1-1, ndërsa dy ditë më pas ishte Italia që fitoi kundër Shqipërisë U-16 me rezultatin 0-1. Ndeshja e fundit për ekipin tonë është luajtur sot ndaj Sllovenisë, që ishte dhe vendi organizator i turneut.

Ndeshja është mbyllur me rezultatin 1-0 për vendasit, të cilët fituan me gol të kapitenit Marcel Ratnik në minutën e 35`. Edhe pse përfaqësuesja jonë ka pasur disa raste shënimi, nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Kujtojmë se ekipi kombëtar U-16 është krijuar rishtaz këtë vit dhe drejtimi i tij i është besuar Elvin Beqirit, i cili njëkohësisht drejton dhe kombëtaren U-17.

Shqipëria U-16 gati për turneun e radhës!

Kombëtarja e futbollit U-16, e drejtuar nga Elvin Beqiri, pasi përfundoi turneun “UEFA Development”, do të marrë pjesë në një tjetër turne. Bëhet fjalë për një kampionat miqësor për grupmoshën U-16, që do të zhvillohet në Turqi nga datat 14-20 prill.

Kuqezinjtë në këtë turne do të përballen me Turqinë, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Përfaqësuesja jonë, do të ketë në dispozicion futbollistë të datëlindjes 2004. U-16 do të fillojë grumbullimin ditën e sotme në kompleksin “Tropikal” Durrës.
Ky është kalendari i ndeshjeve të U-16:

15 prill 2019: Shqipëri-Bjellorusi ora 14:00
17 prill 2019: Turqi-Shqipëri ora 16:00
19 prill 2019: Lituani-Shqipëri ora 16:00

Ndeshjet do të zhvillohen në qendrën e ekipeve kombëtare të Federatës Turke të Futbollit. Më poshtë do të gjeni listën e futbollistëve të grumbulluar nga Beqiri:

Skip to toolbar