Analiza/ Raporti OSBE-ODIHR: Zgjedhjet të qeta, dekretet e Metës rritën pasigurinë. Certifikimi nga KQZ

OSBE-ODIHR ka publikuar Raportin Paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ambasadorja Aundrey Glover foli në një konferencë për shtyp, ku prezantoi në përgjithësi disa nga gjetjet e këtij raporti. Por, Realstory.al, ka siguruar të plotë raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale, duke sjellë në mënyrë të analizuar gjetjet kryesore të tij. Së pasi, në raport, vlerësohet fakti që zgjedhjet ishin të qeta, ndërsa në raport, vlerësohet dhe procesi i numërimit. “Zgjedhjet ishin të qeta, vlerësohet procesi i numërimit: Ajo çka ishte pozitive, ishte se votimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore, ndërkohë që numërimi u vlerësua në përgjithësi pozitivisht, ndonëse disa procedura nuk u ndoqën gjithmonë me korrektesë”, shkruhet në raport.

Megjithatë raporti thekson se interpretimet kontradiktore të dekretit të Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve, si dhe thirrjet ndaj zgjedhësve për bojkotim, kanë cënuar, sipas OSBE-ODIHR, besimin e publikut te procesi. “Përbërja e paekuilibruar politikisht e administratës zgjedhore, thirrjet e partive opozitare ndaj zgjedhësve për të bojkotuar zgjedhjet dhe interpretimet kontradiktore të vlefshmërisë së dekreteve të Presidentit që anulonte zgjedhjet e 30 qershorit cenuan besimin e publikut te procesi”.

Raporti vlerëson pozitivisht progresin që ka bërë vendi ynë në raport me barazinë gjinore në zgjedhje. Në një prej pikave të tij, vlerësohet fakti që KQZ-ja nuk ka pranuar të rregjistrojë listat për Këshillat Bashkiake, nga partitë që nuk plotësonin 50% të përfshirjes së secilës gjini. “Në përputhje me ligjin, u regjistruan vetëm ato lista kandidatësh për anëtarë këshillash bashkiakë që plotësonin kushtin e përfshirjes së 50 për qind të secilës gjini, ku një në dy kandidatë t’i përkiste secilës gjini. Sistemi i kuotave ka krijuar një mjedis të favorshëm për pjesëmarrje më të madhe të grave në jetën politike, por të pakta janë gratë që mbajnë pozicione drejtuese në partitë politike”.

Mungesa e partive opozitare në zgjedhje, pamundësoi, sipas OSBE-ODIHR, zgjedhjen mes alternativave politike, ndërsa shton se ka pasur presione ndaj punonjësve të administratës për të demonstruar publikisht preferencat politike. “Pavarësisht kësaj, zgjedhësit nuk patën mundësi të plota zgjedhjeje mes alternativave politike, duke qenë se partitë kryesore opozitare vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje. Qytetarët, sidomos ata që punonin për administratën publike, u përballën me presione direkte dhe indirekte për të demonstruar preferencat e tyre politike”.

Në raport, evidentohet fakti që mosmarrëveshjet për çështje zgjedhore, përfshirë dhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve, u zgjidhën nga organet ligjore, për administrimin e zgjedhjeve, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. “Mosmarrëveshjet zgjedhore u zgjidhën përgjithësisht nga KQZ-ja dhe nga Kolegji Zgjedhor brenda afateve të parashikuara”.

Zhvillimi i zgjedhjeve në kushte paqësore  evidentohet shpesh në raportin e OSBE-ODIHR. Në një prej paragrafëve të këtij raporti, procesi i votimit vlerësohet pozitiv në 94% të qendrave të votimit, megjithëse, janë vrejtur parregullsi, si votimi në grup, në 12% të qendrave të votimit. “Dita e zgjedhjeve qe përgjithësisht paqësore, me protesta të vogla dhe disa raste të izoluara vandalizmi ose dhune të vërejtura në disa zona. Sipas KQZ-së, votimi nuk mund të zhvillohej në shtatë qendra votimi. Me ndryshime mes bashkive të ndryshme, pjesëmarrja arriti në 21.6 përqind në shkallë vendi. Votimi u vlerësua pozitivisht në 94 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara nga MVZ-ja e ODIHR-it. Votimi në grup, duke përfshirë edhe votimin familjar, si dhe votimi me prokurë u vu re në 12 përqind të vëzhgimeve. Pothuajse dy të tretat e qendrave të vëzhguara të votimit nuk krijuan mundësi për hyrjen në mënyrë të pavarur të zgjedhësve me aftësi të kufizuar”.

Veprimtaria e opozitës gjatë muajit të fushatës, evidentohet gjithashtu si një nga problematikat e këtij raporti paraprak. OSBE shkruan se dhuna dhe vandalizmi shënjuan protestat e opozitës kundër institucioneve shtetërore. “Protesta të vazhdueshme të opozitës, të drejtuara nga PD-ja, u shenjuan nga dhuna dhe vandalizmi kundër institucioneve shtetërore, duke përfshirë më vonë edhe administratën zgjedhore”.

Ndërkohë, në raport shtohet fakti që kryeministri Edi Rama kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, për të mos cënuar “bashkëjetesën demokratike” dhe krijimin e një precedenti në të ardhmen. “Kryeministri i hodhi poshtë kërkesat e opozitës dhe, duke paralajmëruar se kjo mund të çonte në krijimin e një precedenti që do të kërcënonte atë çka ai e përshkroi si “bashkëjetesë demokratike” të qeverive të zgjedhura dhe të opozitave të tyre parlamentare, bëri thirrje që zgjedhjet të mbaheshin siç ishin planifikuar”.

Në një tjetër moment, OSBE-ODIHR, shprehet se dekretet e 10 dhe 27 qershorit të Presidentit Ilir Meta, kontribuan në pasigurinë juridike dhe politike në vend. “Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike”.

Më tej, vëzhguesit ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, shprehen se thirrjet e opozitës drejtuar elektoratit për të bojkotuar zgjedhjet, ndikuan negativisht në besimin e publikut te procesi zgjedhor. “Kombinimi i thirrjeve të opozitës drejtuar elektoratit për të bojkotuar zgjedhjet, anshmërisë politike të autoriteteve bashkiake dhe përbërjes së paekuilibruar të administratës zgjedhore ndikuan negativisht në besimin e publikut te procesi zgjedhor”.

Në këto kushte, OSBE-ODIHR, shkruan se thirrjet e PD dhe LSI, që u kërkonin qytetarëve të mos ushtronin të drejtën për të votuar, dhe në kushtet e një numri të vogël kandidatësh, gara thelbësore që iu ofrua qytetarëve, ishte pjesëmarrja ose jo në zgjedhje. “Si PD-ja, ashtu edhe LSI-ja, u bënë thirrje njerëzve që të mos ushtronin dhunë në ditën e zgjedhjeve. Në rrethanat e një numri të vogël kandidatësh dhe shumë garave pa kundërshtarë, zgjedhja thelbësore që iu ofrua qytetarëve në një mjedis fushate përçarës ishte nëse duhet të merrnin apo jo pjesë në zgjedhje”.

Media televizive, sipas OSBE-ODIHR, ka qenë neutrale por dhe e pozicionuar, ndaj partive politike në vend. Ndërkohë, një nga pikat thelbësore të këtij raporti, është puna e Prokurorisë së Përgjithshme. OSBE-ODIHR shprehet se akuat për thirrje publike për dhunë, organizime të paligjshme, shkatërrim të pronës si dhe pengim të administratës zgjedhore, partitë opozitare i kanë motivuar politikisht disa prej këtyre rasteve. Por, raporti shprehet se mungesa e efikasitetit në hetimet penale të këtyre krimeve, qoftë edhe në të shkuarën, ka krijuar perceptimin e pandëshkueshmërisë së krimeve zgjedhore.

“Akuzat përfshinin thirrje publike për dhunë, organizimin ose pjesëmarrjen në manifestime të paligjshme, bllokim rrugësh, shkatërrim të pronës me lëndë shpërthyese, si dhe pengim të administratës zgjedhore dhe shkatërrim të materialeve zgjedhore. Partitë opozitare i konsiderojnë të motivuara politikisht disa prej këtyre rasteve. Përveç kësaj, disa bashkëbisedues të MVZ-së së ODIHR-it shprehën shqetësime rreth mungesës në përgjithësi të efikasitetit të hetimeve penale, gjë që çon në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë për krime zgjedhore në të kaluarën, përfshirë edhe veprat e shitblerjes së votave dhe ushtrimin e presionit mbi votuesit”.

Në fund, raporti fokusohet te dita e zgjedhjeve, ku janë vrejtur disa parregullsi, përfshi hapjen me vonesë të disa qendrave të votimit dhe moszbatimin e procedurave standarde nga komisionerët për hapjen e këtyre qendrave, megjithatë. “Hapja e votimit u vlerësua negativisht në 9 prej 73 qendrave të vëzhguara të votimit, ku gjysma u hapën me vonesë, kurse shumica me më pak se 15 minuta vonesë. Në 11 qendra votimi, vëzhguesit e MVZ-së së ODIHR-it vunë re se nuk u ndoqën procedurat e hapjes së votimit, duke përfshirë mosdepozitimin e të dhënave të vulosjes së kutive të votimit. Votimi qe përgjithësisht i qetë dhe u vlerësua pozitivisht në 94 përqind të qendrave të votimit të vëzhguara nga MVZ-ja e ODIHR-it”.

Por, raporti thekson faktin që në shumë bashki, u tentua pamundësimi i zgjedhjeve nga të zgjedhurit vendor të opozitës, të cilët nuk lejuan përdorimin e ambienteve publike të përdoreshin si qendra votimi. “Votimi u krye pas një sërë njoftimesh nga shumica e bashkive të drejtuara nga opozita se zgjedhjet nuk do të zhvilloheshin më 30 qershor. Disa kryetarë bashkish u përpoqën të përdorin kompetencat e tyre për të mos lejuar përdorimin e ndërtesave publike si qendra votimi. Në një numër të vogël qendrash votimi pati dëmtime nga zjarrvënia para ditës së zgjedhjeve”.

Një tjetër aspekt i raportit është fakti se votuesit kanë shfaqur frikë, se pjesëmarrja e tyre në procesin e votimit, do të shfaqte preferencën e tyre politike, sidomos në ato bashki ku PS kandidonte e vetme. “Disa votues kishin frikë se qoftë edhe vetëm pjesëmarrja në votim do të shfaqte preferencën e tyre politike, sidomos në ato bashki ku kandidatët e PS-së garonin pa kundërshtarë”. Ndërsa, shton më tej, se në pothuajse të gjitha qendrat e vëzhguara, procedurat e mbylljes së kutive janë zbatuar me korrektesë. “Në pothuajse të gjitha rastet e vëzhguara, procedurat e mbylljes u ndoqën me korrektesë dhe KQV-të i transferuan materialet në VNV pa vonesë. Transferimi dhe marrja e materialeve u vlerësuan pozitivisht në të gjitha 62 rasteve të vëzhguara, përveçse në 2 prej tyre”. /Relastory.al/

DASH: Qeveria, masa kundër trafikut njerëzor, por ende larg standardeve minimale

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij vjetor për trafikun e qenieve njerëzore, e ka klasifikuar Shqipërinë si vend të nivelit të dytë. Në raporti theksohet se pavarësisht se qeveria po bën përpjekje të konsiderueshme për shmangien e trafikimit të qenieve njerëzore, në disa aspekte kyçe nuk përmbushi standardet minimale.

Në raport thuhet se trafikantët e qenieve njerëzore shfrytëzojnë viktimat vendase dhe të huaja në Shqipëri, si dhe viktimat nga Shqipëria jashtë vendit. Gra dhe fëmijë shqiptarë janë objekt i trafikimit seksual dhe punës së detyruar brenda vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Sipas raportit, qeveria shqiptare vazhdoi të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të kërkojë ngritje akuzash për më pak raste, duke çuar në nivelin më të ulët të veprimeve ligjzbatuese në katër vite.

Megjithatë, raporti thotë se qeveria shtoi përpjekjet për të parandaluar trafikimin, duke miratuar planin kombëtar të veprimit për periudhën 2018-2020.

Trafikantët përdorin premtime të rreme si martesa ose oferta për punësim për t’i joshur viktimat për trafik seksual. Fëmijët zakonisht detyrohen të lypin ose të kryejnë lloje të tjera të punës së detyruar, të tilla si shitja e artikujve të vegjël.

Grekët (mezi) presin që të ketë trazira dhe viktima

Jo kudo ndër fqinjët tanë zhvillimet në Shqipëri, po shihen me shqetësim. Përkundrazi nga Greqia vijnë sinjale entuziasmi nga gazetat e Athinës. Të cilat nuk ndalen te kritikat ndaj qeverisë dhe akuzave ndaj saj. Një gazetare, Helen Bratt, në shkrimin e saj, parashikon se situata do jetë me keq se në 1997 dhe se para dhe pas 30 qershorit do të ketë viktima. Sipas gazetares me emrin Helen Bratt (emri nuk lë dyshime se pavarësisht mbiemrin, ajo është një greke e pastër), fajin e ka Edi Rama. Në shkrim thuajse me entuziasëm parashikohet që pikërisht kembëngulja e tij për të mos dhënë dorëheqjen, do cojë në atë që Helena (mezi) pret: që shqiptarët të vriten mes njëri tjetrit. Për të forcuar “simpatinë” për Shqipërinë, ajo shoqëron shkrimin e me një foto të disa të rinjve që mbajnë flamurin tonë kombëtar dhe atë të ISIS. Ja si na shikon Helena greke (poshtë shkrimi i plotë)

Nga Helen Bratt

Refuzimi i tij për të hequr dorë nga pushteti ka çuar në përndjekjen dhe heshtjen e kundërshtarëve të tij politikë

 Shqipëria është në një konflikt të thellë dhe të rrezikshëm që mund të rezultojë në gjakderdhje dhe luftë civile.  Për muaj të tërë partitë opozitare dhe mijëra njerëz janë mbledhur në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

 Kjo krizë politike mund të konsiderohet e tmerrshme sa ajo e vitit 1997 kur Shqipëria përjetoi kaos total.  Por kjo krizë mund të sjellë pasoja më të këqija se ajo e vitit 1997, sepse kërcënon themelet e shtetit dhe qeverisjes, rendin kushtetues dhe mund të destabilizojë të gjithë rajonin.

 Për gjashtë vitet e fundit, përkundër nivelit të lartë të korrupsionit në qeveri, trafikimit ndërkombëtar të drogës që përfshinë Ministrin e Brendshëm, policinë e shtetit dhe madje edhe zyrtarët e ushtrisë, qeveria e Ramës ka punuar për të shkatërruar procesin kushtetues në Shqipëri, duke i dhënë Kushtetutës  Gjykata e pafuqishme nëpërmjet të ashtuquajturës ‘reformë gjyqësore’, një eksperiment i përdorur vetëm për të lejuar kontrollin e tij të plotë të sistemit gjyqësor.

 Vendi është aktualisht pa një Gjykatë Kushtetuese, me një Parlament me 122 vende nga 140, nën kontrollin e tij, me një Prokurori të Përgjithshëm të emëruar kundër Kushtetutës dhe vullnetit të faktorëve politikë dhe publikë, dhe kohët e fundit ai ka paraqitur një parlament parlamentar formal  kërkesa për heqjen e Presidentit të Republikës nga detyra, i vetmi institucion që është ende në fuqi dhe që garanton unitetin e popullit.  Dekreti i lëshuar nga Presidenti për anulimin e 30 qershorit që synonte shmangien e konfliktit civil dhe ofroi një shans për dialog midis palëve politike.  Por me kokëfortësinë e tij, Edi Rama ishte i vendosur të përshkallëzonte krizën dhe të nxiste largimin e Presidentit nga zyra.  Kjo është diktatura e pastër.

 Shumë kaseta audio doli në ditët e fundit nga gazeta gjermane Bild e zyrtarëve në qeverinë e Rama duke folur me figura të krimit të organizuar në vend për të blerë vota në zgjedhjet e vitit 2017.  Kryeministri Rama, Ministri Damian Gjiknuri, kryetari i bashkisë Vangjush Dako, u kapën në këto kaseta.  Ky zbulim shkaktoi trazira masive civile dhe partia opozitare kërkoi dorëheqjen e Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

 Në çdo vend demokratik, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqje, por në vend të kësaj, si përgjigje ndaj këtij skandali, Rama e shtyu zyrën e Prokurorit që të shoqëronte me forcë Lulzim Basha, kreun e opozitës, për marrjen në pyetje, frikësimin e tij me një arrestim të mundshëm dhe shtyrje të mëtejshme  largimi i Presidentit të Republikës nga detyra.

 Me një parlament të paligjshëm nën kontroll, Prokurori i Përgjithshëm me urdhër të tij, udhëheqësi i opozitës në burg, Presidenti i Republikës hoqi dorë nga detyra, Komisioni Qendror Zgjedhor në dispozicion për të shkelur ndonjë ligj, ushtria gati për të ndërhyrë në komandën e tij,  me shumë diplomatë të BE dhe të huaj në listën e pagave, Edi Rama ka një kalim të lirë për të mbajtur zgjedhjet më 30 qershor, duke hyrë vetëm në zgjedhje, duke fituar të gjitha 61 bashkitë e Shqipërisë.

 Ky plan nuk është asgjë më shumë se një grusht shteti.  Shumë konfrontime kanë filluar tashmë.  Me komunat dhe qytetarët e zakonshëm përplasen me policinë e shtetit.  Në ditët që do të vijnë, konflikti do të përshkallëzohet dhe pritet një numër i viktimave.  Edi Rama është i vetëdijshëm për një skenar të tillë dhe duket i gatshëm të rrezikojë jetën e shumë shqiptarëve vetëm për të ruajtur vendin e tij.

 Hyrja në zgjedhje pa opozitën do të ketë pasoja serioze për integrimin e vendit në BE.  Ajo do të vendosë vendin shumë hapa prapa dhe do të ndikojë shumë në vendimin e Komisionit të BE-së për hapjen e bisedimeve të pranimit të planifikuara përpara tetorit 2019.

 Pyetja që lind është pse ai është i gatshëm të zgjedhë një rrugë të tillë?  Simple.  Për shkak se popullariteti i tij ka rënë në mënyrë dramatike dhe shanset për të qëndruar në pushtet janë shumë të vogla.  Duke u frikësuar nga humbja e rëndë në zgjedhje, ai duket i gatshëm dhe i vendosur të lejojë Shqipërinë të digjet dhe të rrezikojë jetën e popullit të tij, si dhe të krijojë një mundësi ideale për çdo aktor tjetër të destabilizojë të gjithë rajonin.

 Mediat ndërkombëtare kanë shprehur shqetësime të thella dhe madje e quajtën Rama një “i çmendur”.  Ky i çmendur ka një ego të madhe dhe dëshirë të pandalshme për pushtet, prandaj, shqiptarët, si dhe vendet fqinje, janë në rrezik të madh.  Nëse Rama vazhdon me planin e tij, 30 Qershor do të kthehet në gjak.  Gjithçka mund të ndalohet me një akt të vogël integriteti në emër të tij, dorëheqjes, dialogut ose çfarëdo mjeti tjetër për të shmangur këtë luftë civile të gatshme për t’u zhvilluar në ditët ose ndoshta në orët që do të vijnë.

Soreca entuziast: Vendimi, vullnet i mirë i KE. Tani mos humbni kohë!

Pas raportit të publikuar nga Këshilli Europës, ku konfirmohet përmbushja e të gjitha detyrimeve nga Shqipëria për çeljen e negociatave, dhe pavarësisht shtyrjes së marrjes së vendimit, që duket se do të jetë formalitet në tetor, ka ardhur dhe reagimi i ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca. Ai ka shkruar në Twitter duke përshëndetur vendimin e KE-së duke u shprehur se në tetor do të jetë një vendim i qartë dhe substancial për Shqipërinë.

“Këshilli i Europës ka ripohuar sot angazhimin e tij për zgjerimin dhe për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Në tetor do të jetë “vendimi i qartë dhe substancial” nga Këshilli. Tani është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqëndrohen në procesin e reformës, dhe në veçanti në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Reformën në Drejtësi”, shkruan ndër të tjera Soreca.

Më tej, ai u bën thirrje palëve politike në Shqipëri që të ulen për të vijuar punën me reformat. “Duhet nisur urgjentisht një dialog me të gjitha partitë për të kaluar situatën e tanishme politike, dhe për të siguruar që Shqipëria do të mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Nuk ka kohë për të humbur”, shkruan Soreca.

Negociatat, Hahn: Vendimi merret në tetor, Gjermania kërkon kohë

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka prerë shpresat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociata në qershor. Gjatë konferencës nga Luksenburgu, Hahn tha se Gjermania ka kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e raportit të Komisionit Europian, dhe me gjasë vendimmarrja do të shtyhet për muajin tetor. Vendet skeptike si Franca, Holanda, Danimarka por edhe Gjermania, kanë kërkuar më shumë kohë thotë Hahn, ndërsa shton se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë përmbushur kushtet.

Shqipëria ka mbetur pas në procesin e integrimit, rezultate konkrete do të ketë në muajin tetor. Gjermania ka thënë jo. Ka pasur diskutime për shtyrjen edhe nga Franca, por edhe vende të tjera si Holanda dhe Danimarka. Janë shtete që kanë kërkuar që çështja e negociatave të lidhet me arritjet personale të shteteve. Nuk ka një vendim pozitiv për hapjen e negociatave në këtë kohë, por shpresojmë që në tetor të kemi një vendim përfundimtar të Këshillit të Europës. Shpresoj që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE.” ka thënë Hahn

Hahn deklaroi se Shqipëria ka bërë progres por koha për të marrë një vendim nuk ka qenë e mjaftueshme dhe se kriza e brendshme e vendit ka njëfarë ndikimi në vendimmarrjen e vendeve skeptike.

Sot në Shqipëri mund të shihni krizën politike dhe mund të shqetësoheni në mënyrë të veçantë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve vendore, por duhet të bëjmë një dallim me atë që vendosur më herët për Shqipërinë dhe vendimit unanim për 5 prioritetet kyçe të zbatuar nga ky vend, sidomos në Reformën në drejtësi. Nuk mund ta fajësojmë Shqipërinë se prej kësaj reforme janë pezulluar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Është pikërisht ajo që ne kemi kërkuar. Nuk mund ta injorojmë krizën e brendshme e cila ka pasur njëfarë ndikimi te disa vende për vendimin e ditës së sotme, por shpresojmë se deri në Tetor do ketë një ndryshim. Kur flasim për zgjerimin është një proces që zgjat në kohë, çelja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim i menjëhershëm” – tha Hahn

I pyetur nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mund të vlerësoheshin veçmas për hapjen e negociatave, Hahn tha se vendimi për këto dy vende do jepet në grup. “Deri tani nuk është ndarë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendimi për ta do duhet të merret në grup. Të dy vendet i kanë plotësuar kushtet. Institucionet duan pak më shumë kohë për negociatat si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Financial Times: Reforma në Drejtësi, shpresa e Shqipërisë për të hyrë në BE

Revista “Financial Times” ka bërë një reportazh në lidhje me situatën në Shqipëri dhe shpresat e saj për t’u integruan në Bashkimin Europian. Reforma në Drejtësi cilësohet si një nga gjërat më të arrira në Shqipëria dhe shpresa e saj për të marrë një dritë jeshile për hapjen e negociatave. Megjithatë Financial Times nuk lë pa përmendur edhe krizën e brendshme politike në vend, duke e cilësuar si “arsyen kryesore të frikës” së vendeve anëtare skeptike ndaj Shqipërisë për hyrjen e saj në BE.

Shkrimi i plotë i Financial Times

Institucioni i Gjykatës Së Lartë të Shqipërisë është e mbushur me kuti kartoni dhe ora në murë ka ndalur së punuari. “Kjo sallë gjyqi është bërë një depo tashmë,” ankohet Ardian Dvorani, një nga gjyqtarët e lartë. Puna e gjykatës është bllokuar pasi vetëm dy anëtarë nga 17 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Dvorani dhe një kolegu i tij, kanë mbetur ende në të pas një procedure të rreptë të verifikimi për të trajtuar akuzat për korrupsion në gjyqësor. Ky pastrim është për të kënaqur një nga partnerët më të rëndësishëm, ende të pakapshëm, të Shqipërisë: BE.

“Asnjë vend tjetër në botë nuk ka konceptuar një reformë të drejtësisë kaq të thellë”, tha Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri për Financial Times.

Megjithatë, as ky rregullim i gjyqësorit, i cili ka lënë një numër prej 30,000 rasteve në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Lartë dhe raste të tjera të bashkëpunimit me forcën e sigurisë së kufirit të BE-së, nuk kanë qenë të mjaftueshme që

Shqipëria të marrë një ftesë për të filluar bisedimet zyrtare mbi anëtarësimin e saj nga 28 vendet anëtare.

Komisioni Evropian, ekzekutivi i BE në Bruksel, rekomandoi hapjen e negociatave këtë vit. Por shtetet anëtare, të cilat kanë fjalën e fundit, po lëkunden si për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që presin vendimin këtë javë.

Pasi BE zhvilloi zgjerimin e saj më të madh në 2004, duke sjellë 10 anëtarë të rinj në bllok duke përfshirë edhe shumë vende nga ish-blloku sovjetik, anëtarësimi është parë si një mënyrë për t’u zgjeruar ndikimin dhe vlerat e BE-së, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit.

Por pakënaqësia me standardet e qeverisjes në shumë shtete të reja anëtare, ka çuar në lodhje mbi përfitimet e zgjerimit të BE. Tirana nuk mund të bindë shtete të tilla si Franca, Gjermania dhe Holanda për të nisur bisedimet në vjeshtë.

Përkrahësit që janë pro Shqipërisë thonë se po kjo situatë po zgjatet shumë më tepër se anëtarët e tjerë të miratuar kohët e fundit dhe me reforma më të dhimbshme, dhe për këtë vendi duhet të shpërblehet duke hapur negociatat.

“Nëse shikoni Hungarinë, Rumaninë, Sllovakinë, Poloni, ose anëtarët e tjerë të BE-së, një sektor ku ne kemi probleme në të gjithë bordin është gjyqësori. Në retrospektivë, do të kishte qenë më mirë nëse BE do t’i kishte nënshtruar edhe këto vende ndaj një procesi të tillë të ngajshëm në gjyqësor.” – tha një zyrtar i lartë i Komisionit Europian në Bruksel për Financial Times.

Që nga dalja nga një nga diktaturat komuniste më kufizuese të Europës, Shqipëria ka luftuan për të ndërtuar institucione të pavarura. Korrupsioni gjyqësor është i përhapur: një studim i UNDP-së i vitit 2017 u gjet se më shumë se 70 % e shqiptarëve nuk besonin se sistemi i drejtësisë mbron të drejtat e tyre.

“Shkuarja në gjykatë në Shqipëri ishte sikur të shkoje në hotel luksoz, ku verdiktin e jepte ai kush kishte ofertën më të lartë.” – tha Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe një mbrojtës i Kryeministrit Edi Rama, i cili kryeson Partia Socialiste.

Nën presion të ashpër nga ëashingtoni dhe Brukseli, parlamenti shqiptar votoi njëzëri për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët e vendit për integritetin e tyre, lidhjet e mundshme me krimin e organizuar dhe aftësitë profesionale. Nga 150 individë të vëzhguar, pothuajse 60 % janë pushuar nga puna ose kanë dhënë dorëheqjen. Ka ende qindra për t’u ekzaminuar.

“Pavarësisht nga disa të meta të sistemit, kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur në Shqipëri për 20 vjet; është një sinjal shprese “, tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike, që monitorojnë procesin e verifikimit.

Dvorani tha me këmbëngulje se nuk ishte i befasuar nga numri i kolegëve të tij që kishin dhënë dorëheqjen ose janë larguar nga detyra. Shqipëria po bën lëshime të tjera për të bindur BE-në për të hapur bisedimet e pranimit. Në Kapshticë, në kufi me Greqinë, komisioneri i policisë Emiljano Resulaj po punon me 50 oficerë europianë nga forca kufitare e Frontex të BE-së, në përpjekje për të qetësuar shqetësimet mbi trafikimin e drogës dhe migracionin e paligjshëm.

“Policia shqiptare po punon kaq shumë; ne duam të hyjmë në BE dhe ne mund të provojmë se jemi gati me standardet”, tha z. Resulaj.

Në një raport të botuar në maj, Komisioni Europian vuri në dukje përparimin e rëndësishëm të Shqipërisë duke luftuar prodhimin e kanabisit dhe përpjekjet e saj për të goditur organizatat kriminale.

Megjithatë, politika e brendshme paraqet një pamje jo tërheqëse për BE.

Që nga shkurti, partitë e opozitës kanë bojkotuar parlamentin dhe kanë organizuar protesta të dhunshme, duke pretenduar blerjen e votave dhe lidhjet me të krimit të organizuar midis radhëve të Partisë Socialiste në pushtet. Një ish ministër i brendshëm i qeverisë Rama së shpejti do të dalë në gjyq për akuzat lidhur me trafikimin e drogës. Lulzim Basha, udhëheqës i Partia Demokratike e opozitës, është thirrur për t’u marrë në pyetje të hënën nga prokurorët nën

akuzat për pastrim parash, të cilat ai e ka hedhur poshtë dhe i ka cilësuar si politike.

Javën e kaluar, Presidenti Ilir Meta tha se ai do të shtyjë pafundësisht zgjedhjet lokale për shkak të kësaj. Rama i ka bërë thirrje parlamentit që të pengojë Metën, por mungon Gjykata Kushtetuese.

“Përshkallëzimi i situatës në vend është një tjetër gozhdë në arkivolin e Shqipërisë, kjo na bën të kemi frikë,” tha një diplomat i qendrës në Bruksel, duke paralajmëruar se ngurrimi i shteteve anëtare me ndikim rrezikon “minimin e besueshmërisë së politikës së zgjerimit të bazuar në merita “.

Disa anëtarë të BE-së për zgjerim po përpiqen të mbajnë rastin e Shqipërisë të lidhur me atë të Maqedonisë së Veriut. Ata shpresojnë se Tirana do të përfitojë nga vullneti i mirë ndaj Shkupit, i cili ka përfunduar mosmarrëveshjet e vjetra me Greqinë, duke ndryshuar emrin e saj, në përpjekje për të hyrë në BE.

Ndërkohë, një shqetësim është se të dy vendet të bëjnë reforma pa pasur një datë për të hapur bisedimet e pranimit.

“Shumë ndryshime që janë bërë kanë qenë të lidhura me faktin se një sasi e konsiderueshme e popullit mbështet pranimin në BE,” tha Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit të Politikave Europiane në Shkup. Nëse vendet nuk marrin dritën jeshile nga vjeshta, ajo tha,”do të jetë e vështirë për të justifikuar “reformat për një publik kritik.”

“Një mesazh negativ nga Brukseli mund të prishë reformat që duheshin vite të bëheshin.” – tha Krasniqi. “Ne duhet të kemi një perspektivë, të shohim se ka shpresë për ne. Ky nuk është vendim anëtarësim, por nisje e negociatave.”

Bugajski : Trazirat nëse ndodhin, kanë sponsor Rusinë

Nga Janush Bugajski 

Rusia do të jetë përfituesi kryesor ndërkombëtar nëse Shqipëria do të përfshihej nga konfliktet e brendshme dhe paqëndrueshmëria. Krizat politike të cilitdo shtet evropian e bëjnë Moskën të ‘lulëzojë’. Sepse kur institucionet dobësohen, ligji dhe rendi prishen, fraksionet politike në konflikt bëhen më të hapura ndaj ndihmës të të huajve, dhe fuqitë perëndimore janë të përfshira në menaxhimin e konfliktit, Rusisë ka mundësinë të rrisë ndikimin e saj.

Nga pikëpamja propagandistike dhe e dezinformimit, Rusia do ta përshkruajë dhunën politike ose rënien institucionale në Shqipëri, si një dështim tjetër të Perëndimit. Një skenar i tillë shkatërrues do të përdoret nga Kremlini për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi në NATO nuk mund të garantojë siguri dhe se Bashkimi Evropian nuk mund të promovojë zhvillim.

Mediat në pronësi të Rusisë, vizitorët në shtetet perëndimore dhe influencuesit pro-Moskë në një numër të madh rrjetesh sociale do të hedhin dyshime duke nënvlerësuar nevojën e vetë vazhdimit të ekzistencës së NATO-s. Ata gjithashtu do të hedhin baltë mbi logjikën e mbajtjes së një marrëdhënieje të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Nëse një Shqipëri vendosmërisht pro-amerikane nuk mund të garantojë sigurinë dhe stabilitetin e saj me ndihmën amerikane, atëherë mund të thuhet se asnjë vend nuk mund të mbështetet te Uashington si te një mik dhe aleat i ngushtë.

Në nivel rajonal, një Shqipëri e paqëndrueshme do të ndihmojë Moskën në fushatën e saj për të destabilizuar dhe delegjitimizuar Kosovën si një shtet të pavarur. Zyrtarët e Kremlinit do të inkurajojnë nacionalizmin serb dhe pretendimet e Beogradit për territorin kosovar me pretekstin e parandalimit të përsëritjes të një skenari si ai i Shqipërisë në Kosovë. Për më tepër, bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin bilateral mund të qëndrojnë pafundësisht ‘të ngrira’.

Kriza në Shqipëri do të përdorej nga Moska edhe për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut dhe për të parandaluar hyrjen e saj në NATO. Si mediat ashtu edhe zyrtarët e shtetit rus do të inkurajojnë nacionalizmin maqedonas si një vetëmbrojtje ndaj radikalizimit të supozuar shqiptar dhe do të përpiqen të përkeqësojnë marrëdhëniet ndëretnike si dhe të prishin qeverinë e koalicionit në Shkup. Ata do ta quajnë hyrjen në NATO një recetë për konflikt edhe më të madh, i cili nuk mund të parandalojë një sulm potencial mbi kufijtë shtetërorë.

Destabiliteti i Shqipërisë mund të ‘eksportohet’ edhe në Mal të Zi, pasi Putini mund të kërkojë të hakmerret për grushtin e dështuar të shtetit të orkestruar nga ai kundër qeverisë pro-perëndimore në tetor 2016. Militantizmi mund të nxitet brenda të gjithë grupeve etnike si një mënyrë për të dobësuar shtetin malazez dhe suporti ndaj nacionalistëve serbë pro-rusë mund intensifikohet.

Që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, Rusia e ka rritur në mënyrë domethënë sesi praninë e saj diplomatike edhe atë të spiunëve në Shqipëri. Ashtu si në shtetet e tjera evropiane, Moska ndjek rrugën e depërtimit në shërbimet lokale të inteligjencës, shoqatave të biznesit, qarqeve politike, organizatave mediatike, rrjeteve akademike dhe grupeve të shoqërisë civile.

Me ose pa një konflikt të mirëfilltë në Shqipëri, Moska po kërkon të intensifikojë lidhjet e saj me aktorë të ndryshëm politik, ekonomik dhe social, në mënyrë që të ulë mbështetjen për NATO-n dhe BE-në. Në rast krize institucionale apo të kërcënimit të demokracisë në shtetet më pak të mbrojtura të Evropës, Rusia shfrytëzon ato figura politike që kanë më shumë për zemër metodat autoritare të qeverisjes ose sponsorizon grupe të armatosura të vetë-mbrojtjes në pjesë të ndryshme të vendit, me qëllim minimin e qeverisë. Nëse autoriteti shtetëror (i vendit në fjalë) dëmtohet, Moska, madje, mund të interferojë si forcë ndërmjetëse ose paqeruajtëse.

Shqipëria sigurisht që nuk ka imunitet  ndaj parave të korrupsionit apo depërtimit të organizatave kriminale të lidhura me shërbimet e inteligjencës ruse. Ata do të përdorin shansin e pasigurisë politike, trazirave sociale dhe të një sistemi të dobët ligjor për të zgjeruar shtrirjen e tyre, dhe për t’i dhënë ryshfet ose për t’i shantazhuar shënjestrat e tyre politike.

Një objektiv i rëndësishëm i ndërhyrjes ruse në Ballkan janë të rinjtë që kanë pak ose aspak kujtime të komunizmit apo sovjetizmit. Ata janë më të prirur sesa gjeneratat më të vjetra ndaj dezinformimit të Moskës nëpërmjet stimujve financiarë dhe turizmit politik. Kjo është një metodë si e predikuesve selefistë që i futin myslimanët e rinj fetarë në rrjetet e tyre të propagandës anti-perëndimore dhe aktivizmit të dhunshëm.

Për shembull, ambasada ruse në Tiranë kultivon lidhje sociale dhe kulturore me të rinjtë e talentuar shqiptarë dhe po i ushqen ata si mbështetës të ardhshëm të politikave të Kremlinit. Kjo është e dukshme në programin e “Forumit Ndërkombëtar të Rinisë” të sponsorizuar nga shteti rus. Ky program dërgon të rinj të mirë-arsimuar shqiptarë dhe nga vendet e tjera të Ballkani në Soçi të Rusisë, ku ata marrin një dozë të fortë indoktrinimi, të ngjashme me atë të kohëve sovjetike.

Moska, gjithashtu, do të vazhdojë të kërkoje rrugë ndërhyrjeje në mediat shqiptare, duke llogaritur se ajo mund të ulë pro-amerikanizmin e popullit dhe angazhimet politike dhe ushtarake në NATO (të vendit). Pak arritje të Moskës në Ballkan mund të ishin më të mëdha sesa kthimi i Shqipërisë nga një aleat i besueshëm i Amerikës në një komb të paqëndrueshëm me konflikte të brendshme, në të cilin NATO nuk mund të ketë më besim dhe të cilin BE nuk e do.

Opozita greke: Shqipëria ta harrojë integrimin, nëse nuk respekton pakicat greke

Lideri i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, në dy intervista të ndryshme, ka deklaruar e Shqipëria ta harrojë integrimin nëse nuk respekton të drejtat e pakicave greke.

Ta dëgjojnë mirë edhe në Tiranë se ecuria europiane e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë të ardhme nëse nuk respekton me vepra të drejtat e minoritetit kombëtar grek. Mesazhi që kam çuar tek qeveria shqiptare është tepër i qartë, do të ketë sanksione dhe pasoja nëse nuk respektohen të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por edhe me marrëdhëniet dypalëshe. Rama duhet të kuptojë se nëse kërkon marrëdhënie të mira duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek.” – tha Mitsotakis

Marrëdhëniet me Shqipërinë, Mitsotakis i përmendi si pjesë të politikës së tij të jashtme, gjatë shpalosjes së programit parazgjedhor, që do zbatojë pas zgjedhjeve të 7 korrikut në Greqi, që beson se do i fitojë.

Reuters: BE shtyn për në shtator negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Të martën më 18 qershor, Këshilli i Europës do të votojë për hapjen ose jo të negociatave për integrim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndonëse do të duhet të pritet java e ardhshme për të mësuar vendimin e KE, gjasat janë që s`do të ketë dritë jeshile për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut. Është transmetuesi ndërkombëtar “Reuters” që i ka kushtuar një artikull hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku për këtë të fundit shprehet se ka më shumë gjasa për të marrë një dritë jeshile këtë vit, por jo tani në qershor. “Maqedonia në rrugën e duhur për bisedimet e pranimit në BE, por jo Shqipëria”, është titulli i artikullit të Reuters.

Maqedonia e Veriut ka gjasa të fitojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit këtë vit, thonë diplomatët, por fqinji i saj ballkanik Shqipëria përballet me kundërshtimin e Francës, Gjermanisë dhe Hollandës”, thuhet në shkrim. “Pavarësisht nga retorika e BE-së se blloku duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të çimentuar rrugën e tyre evropiane dhe për të kompensuar ndikimin kinez dhe rus, ndjenja anti-imigracioni ka ngritur dyshime në disa shtete të BE-së veriore”, vijohet më tej.

Më tej, në shkrim jepet e sigurt se as Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut nuk do të kenë dritë jeshile më 18 qershor, pavarësisht se këto vende kanë pasur mbështetjen e 13 shteteve anëtare të BE, duke përfshirë Italinë dhe Poloninë, Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisionit Europian, që kanë bërë publike thirrje për fillimin e negociatave zyrtare.

Reuters, shkruan se tani, mund të arrihet një marrëveshje midis vendeve të BE në shtator, por vetëm për Maqedoninë e Veriut, e cila gjithashtu është e vendosur të anëtarësohet edhe në NATO. “Maqedonia e Veriut ka një shans të mirë (për bisedimet e anëtarësimit në BE), duke pasur parasysh zgjidhjen historike të çështjes së emrit të saj”, tha një zyrtar i lartë i BE duke iu referuar një mosmarrëveshjeje të vjetër me Greqinë, që bllokoi rrugën e saj drejt BE dhe aleancës së NATO-s .

Por Shqipëria është ende një çështje e madhe për disa qeveri. Nuk është aspak premtuese”, tha zyrtari. Perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Europës, sipas Transparency International, Shqipëria – e cila tashmë është anëtare e NATO-s, ka bërë përparim të kufizuar në luftën kundër pastrimit të parave, thonë zyrtarët e BE dhe SHBA, pavarësisht shkarkimit të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar”, shkruan ndër të tjera Reuters.

Lexot të plotë shkrimin e Reuters

Kosova bllokon autobusët me pasagjerë nga Shqipëria

Janë bllokuar për gati 5 orë, 8 autobusë me pasagjerë nga Shqipëria që të kalojnë në doganën e Morinës.

Autobusët e linjës Bajram Curri-Kosovë-Tiranë janë bllokuar në Morinë për  shkak të një urdhri të ministrisë së Transportit në Kosovë.

Mësohet se mes pasagjerëve ka edhe fëmijë të cilët prej orësh presin në doganë, pritje e cila bëhet akoma më e vështirë për shkak të temperaturave të larta.

Rifat Hajdini, kreu i shoqatës së transportit publik të linjave Bajram Curri-Kosovë-Tiranë thotë se nuk ishin lajmëruar për këtë urdhër dhe i bën apel dy qeverive për zgjidhjen e situatës.

Skip to toolbar