Shiste drogë, bie në “kthetrat” e Shqiponjave i riu në Tiranë

Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të shpërndarjes së drogës në kryeqytet. Sipas policisë, është finalizuar operacioni “Furnitori”, i zhvilluar nga forcat Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po shpërndante lëndë narkotike në zonën “Ish-parkut të autobusave”, strukturat policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Furnitori”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet K.Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kokainë e dhunë në familje, 4 në pranga në Tiranë

Policia e Shtetit njoftoi të dielën se arrestoi 4 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit, mësohet se është arrestuar një 36-vjeçar me inicialet E.M., pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, u kap në flagrancë duke kryer punime pa leje në lokalin e tij.

Shërbimet e forcës “Shqiponja”, vunë në pranga një shtetas me inicialet K.Gj., 27-vjeç, banues në Rrëshen. Ky shtetas u arrestua pasi është ndaluar në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Pas kontrollit të kryer nga policia, rezultoi se 27-vjeçari kishte thyer urdhërin “Arrest shtëpie”, duke dalë nga banesa.

Po forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me sektorin e narkotikëve, arrestuan një 31-vjeçar me inicialet J.Ç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetë në çantën e krahut 1.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Personi i katërt i arrestuar nga policia, është 41-vjeçari me inicialet G.H., banues në Tiranë. Ky shtetas ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndaj, policia e arrestoi për akuzën e “Dhunë në familje”.  Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

As Salvini nuk shpëton dot pa bërë shqiponjën

Ai njihet si ekstremist dhe mbështetës i politikave anti emigracionit, por duket se këtë radhë zëvendës kryeministri, njëherësh dhe ministri i brendshëm i Italisë, ka treguar anën e tij të butë. Në një foto që po qarkullon në rrjet Matteo Salvini shfaqet mes shqiptarëve teksa bën shenjën e shqiponjës.

Janë të shumtë personalitet ndërkombëtare që kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe duket se edhe Salvini s’kishte si të shpëtonte.

Në foto ai mësohet të jetë me dy shqiptarë, njëri prej tyre sipërmarrës. Salvini shfaqet në mes i buzëqeshur, teksa bën shqiponjën.

Skip to toolbar