Groposën drogë dhe para në oborrin e shtëpisë, arrestohet çifti shqiptarëve

Një çift shqiptarësh janë duke u proceduar penalisht në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike. Policia italiane ka arrestuar shqiptarin T. K., 29 vjeç, ndërsa ka vendosur të ndjek në gjendje të lirë bashkëshorten e tij 28-vjeçaren A. E., për shkak se është shtatzënë.

Çifti është ndaluar në Padova, ku u kap me një sasi droge në makinën e tyre tip “Fiat”. Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën dhe shtëpinë e tyre, policia ka gjetur 2.5 kg heroinë  dhe 6200 euro, të groposura në oborrin e shtëpisë së çiftit. Këto janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Itali, vidhnin çfarë u dilte para, arrestohen 5 shqiptarët

5 shtetas shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për vjedhje të ndryshme në zonën e Triggianos në Itali. Shqiptarët e arrestuar akuzohen për një numër të madh vjedhjesh, që përfshin nga banesa e makina deri tek karburantet, bankomatet, lokalet etj. Policia italiane prej kohësh ishte vënë në ndjekje të tyre, të cilët gjithmonë arrinin t’i shmangeshin dhe largoheshin.

Policia ka arrestuar shqiptarët me iniciale N.X 41-vjeç, N.M 39-vjeç, N.V 27-vjeç, M.K 23-vjeç dhe P.E 53 vjeç,  ndërsa është duke ndjekur në gjendje të lirë tre italianë, të cilët dyshohet se janë përkrahës të grupit kriminal. Këto persona vepronin të gjithë si një grup i strukturuar dhe se ishin kthyer në tmerrin e qytetit, për shkak të vjedhjeve të shumta.

Makina hipën në trotuar, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një makinë. Viktimat Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, të dy nga 20 vjeç, ishin duke ecur në trotuar, kur një makinë tip ‘Renault’ ka ardhur drejt tyre duke i përplasur.

Të rinjtë shqiptarë kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka venë në pranga drejtuesen e mjetit një grua italiane 30-vjeçare. Sipas të dhënë të policisë, 30-vjeçarja ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur para një diskoteke, në Piacenza të Italisë.

U kapën duke shitur drogë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikut të drogës. Ato u kapën me 103 gramë kokainë e cila ishte bërë gati për t’u shitur tek klientët e tyre.

Arrestimi i shqiptarëve ndodhi pranë qendrës historike të Mazzano Romano në Romë. Sapo pikasën policinë, ato tentuan të largoheshin me vrap.

Pavarësisht tentativës për të ikur, dy shqiptarët , identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u vunë nën prangat e karabinierëve.

Vidhnin plazhistët, arrestohen katër shqiptarët

Katër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, për vjedhje. Të arrestuarit akuzohen se u vidhnin palzhistëve sende me vlere, celularë, portofola dhe sende të tjera personale. Arrestimet u kryen pas hetimeve dhe vëzhgimit të katër shqiptarëve nga policia italiane.

Arrestimet ndodhen në zonë e Pieve Ligure. Katër shqiptarët prite të njohën më masën e sigurisë nga drejtësia italiane.

U kapën duke shpërndarë kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë, përkatësisht nga 36 dhe 39 vjeç, përfundojnë në prangat e policisë italiane, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të makinës, me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, policia sekuestroi 30 doza kokaine dhe 500 euro kesh. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, policia sekuestroi edhe 5 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës.

Autoritetet italiane vendosën masën “arrest shtëpie’ për 36-vjeçarin, ndërsa 39-vjeçari, i cili akuzohet si përgjegjësi i drogës, iu dha masa arrest me burg.   

Arrestohen shtatë të rinj shqiptarë në Greqi, shpërndanin drogë në ishullin e vipave

Policia greke ka shkatërruar një grup të përbërë nga shtatë shqiptarë, që shpërndanin drogë në ishullin turistik të Mykonos. Me anë të një komunikate zyrtare të Policisë Greke, bëhet më dije se është arrestuar një i ri 22 vjeç nga Shqipëria, i cili kishte marrë një shtëpi me qeta në ishullin turistik, të cilën e kishte shndërruar në një bazë të shpërndarjes së drogës.

Gjatë arrestimit i riu shqiptar ka qenë në bregdet, teksa një qen i antidrogës ka nuhatur dhe është drejtuar tek ai. Sipas policisë greke, pasi qeni nuhatur drogën te 22 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, Policët e shërbimit Portual të Mykonosit, e kanë kontrolluar duke i gjetur në çantë dy paketa najloni që përmbanin përkatësisht 57.13 gram dhe 67.41 gram kokaninë.

Më pas policia ka shkuar në shtëpinë e 22 vjeçarit, aty ku zbuluar dhe gjashtë të rinj të tjerë të moshës 24 deri në 27 vjeç. Në ambientet e shtëpisë policia ka sekuestruar dy pako me Methamfetamië, me peshë 47.01 gram, dy pako kërp me peshë 11.19 gram, dy çanta kokaine me 14.99 gram, 17 pilula të paketuara me lëndë të panjohura kimike, një shumë prej 1900 eurosh dhe 11 telefona celularë.

Porosisnin drogë me “WhatsApp”, pranga për 4 shqiptarë

Policia italiane në Torino ka arrestuar 8 persona, mes të cilëve 4 shtetas shqiptarë, të akuzuar si grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Lënda narkotike porositej përmes rrjeteve sociale “Facebook” dhe “WhatsApp”.  Porosia e tyre bëhej përmes një gjuhe të koduar ku “Sallata” i drejtoheshin marijuanës dhe “fatura” për kokainën.

Karabinierët prej më se një viti ishin vënë në ndjekje të grupit, për të mbledhur provat e duhura. Droga tregtohej kryesisht në lagjen Vanchiglia të Torinos e cila është një nga zonat më të frekuentuara nga të rinjtë.

Kishin ngritur plantacione me drogë në Greqi, në pranga 5 shqiptarë

6 persona, mes të cilëve 5 shtetas shqiptar janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Përmes inspektimit të zonës me helikopter autoritete greke kanë zbuluar 12,800 fidanë kanabis në zonën e Dervenohoria.

Fidanët ishin mbjellë në tre parcela të fshehura, ndërsa 6 personat u arrestuan në flagrancë, të cilët po punonin në plantacione.

Policia greke vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë në kultivimin e  drogës.

Gjermanët: Mafia italiane përdor shqiptarët për trafikun e drogës

Grupe të organizuara kriminale me prejardhje nga Shqipëria punojnë në Gjermani, për llogari të mafies italiane. Kjo del nga përgjigja e qeverisë gjermane pas kërkesës së Të Gjelbërve mbi ndikimin e mafies italiane. Qeveria gjermane i është përgjigjur një kërkese të partisë “Të Gjelbrit” mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani. Ndër të tjera në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet: “Mendohet gjithashtu se disa anëtarë të Krimit të Organizuar Italian bashkëpunojnë me korrierë të lëndëve narkotike dhe grupime që kanë prejardhje shqiptare. Kjo prek nga njëra anë sektorin e trafikimit të produkteve me kanabis, të cilat prodhohen kryesisht në Shqipëri. Veç kësaj vihet re një ndarje pune në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainës) nga Amerika e Jugut për në Europë dhe transportin e mëtejshëm brenda Europës. Pjesëtarët e Krimit të Organizuar Italian organizojnë blerjen e kokainës në vendet përkatëse. Personat me prejardhje shqiptare dhe strukturat e tyre marrin përsipër detyra logjistike duke e transportuar mallin ilegal nga portet detare të Europës dhe duke e shpërndarë atë më tej në Evropë”, thuhet në raport.

Përveç shqiptarëve, mafia italiane bashkëpunon në Gjermani me edhe me grupime rokerësh ose të ngjashme si edhe me banda të krimit të organizuar ruso-eurazik. Sipas një raportit policor të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane, shqiptarët zënë vendin e katërt ndër të huajt që kapen nga policia për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar.

‘Ndrangheta më e rrezikshmja në Gjermani

Sipas qeverisë gjermane, organizata mafioze ‘Ndrangheta, e cila konsiderohet nga më të rrezikshmet, ka 800-1000 anëtarë në Gjermani. Sipas raportit në fjalë, këtu ka së paku 18 deri 20 baza fikse të ashtuquajtura “lokale” të mafies kalabreze. Meqenëse çdo bazë ka deri në 50 anëtarë, mendohet se numri i anëtarëve mund të jetë shumë më i madh se 344 – ky është numri i anëtarëve të ‘Ndranghetas që ka regjistruar deri tani qeveria gjermane. Irene Mihalic, zëdhënëse e grupit parlamentar për të Gjelbrit, ka thënë për gazetën FAZ, se qeveria gjermane e ka pranuar që bazat lokale në Gjermani kanë së paku tre herë më shumë anëtarë se sa dihej deri tani: “Kjo është një shifër minimumi tre herë më e lartë dhe një fushë e errët që duhet zbardhur.”

Ndikim në politikë

Sipas të dhënave të qeverisë gjermane, mafia italiane numëron 585 anëtarë me vendbanim të përhershëm në Gjermani. Pas ‘Ndrangeta-s, e cila është grupimi më i madh, vjen Cosa Nostra me 123 anëtarë, degët e Camorra-s nga Campania me 94 anëtarë dhe klanet mafioze nga Pulia, ku numërohen 18 anëtarë.

Sipas raportit në fjalë, mafia italiane ka një “shkallë të lartë organizimi dhe profesionalizmi”. Karakteristikë e saj është se nuk bën akte dhune dhe se përpiqet të ushtrojë ndikim mbi aktorë të politikës dhe ekonomisë. Në vitin 2017 ishin regjistruar tre tentativa të tilla nga grupime mafioze italiane, thuhet në raportin e ministrisë, pa specifikuar, se për cilat raste bëhet fjalë.

Aksioni më i fundit i policisë kundër ‘Ndragheta-s quhej Pollino dhe u ndërmor në dhjetor 2018. Ai synonte të godiste biznesin kryesor të saj: trafikun e kokainës që mafiozët italianë e drejtonin nga bazat e tyre në Renaninë Veriore-Vestafali e ku bashkëpunonin edhe me grupe të tjera të krimit të organizuar, si shqiptarë dhe turq. Këta të fundit mbahen si specialistë për ndërtime të fshehta nëpër makina. Në mbarë Evropën u kapën 90 vetë, mes tyre 14 në Gjermani. DW

Skip to toolbar