Arrestohen shtatë të rinj shqiptarë në Greqi, shpërndanin drogë në ishullin e vipave

AKTUALITET


Policia greke ka shkatërruar një grup të përbërë nga shtatë shqiptarë, që shpërndanin drogë në ishullin turistik të Mykonos. Me anë të një komunikate zyrtare të Policisë Greke, bëhet më dije se është arrestuar një i ri 22 vjeç nga Shqipëria, i cili kishte marrë një shtëpi me qeta në ishullin turistik, të cilën e kishte shndërruar në një bazë të shpërndarjes së drogës.

Gjatë arrestimit i riu shqiptar ka qenë në bregdet, teksa një qen i antidrogës ka nuhatur dhe është drejtuar tek ai. Sipas policisë greke, pasi qeni nuhatur drogën te 22 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, Policët e shërbimit Portual të Mykonosit, e kanë kontrolluar duke i gjetur në çantë dy paketa najloni që përmbanin përkatësisht 57.13 gram dhe 67.41 gram kokaninë.


Më pas policia ka shkuar në shtëpinë e 22 vjeçarit, aty ku zbuluar dhe gjashtë të rinj të tjerë të moshës 24 deri në 27 vjeç. Në ambientet e shtëpisë policia ka sekuestruar dy pako me Methamfetamië, me peshë 47.01 gram, dy pako kërp me peshë 11.19 gram, dy çanta kokaine me 14.99 gram, 17 pilula të paketuara me lëndë të panjohura kimike, një shumë prej 1900 eurosh dhe 11 telefona celularë.




Skip to toolbar