Kamëz/ Pronarja gjen hajdutin në shtëpi, policia e arreston

Policia e Kamzës ka arrestuar një të ri, i cili ishte futur për vjedhur në një banesë. Mësohet se shërbimet e Komisariatit Nr.5 të Policisë së Tiranës, kanë arrestuar shtetasin 32-vjeçar, me inicialet G.D., banues në Babrru.

Mësohet se ky person, në rrugën “Halit Haxhia” në Kamëz, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetases A.L., 33 vjeçe. Pronarja e banesës ka pikasur hajdutin që kishte hyrë në shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur në adresën ku  ishte bërë njoftimi, dhe kanë gjetur brenda banesës 32-vjeçarin. Uniformat Blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të të riut.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

Skip to toolbar