Makinat “fluturojnë” në aksin Sauk-Teg. Në 3 orë hiqen 9 patenta

Segmenti rrugor Sauk-Teg vijon të jetë ndër më problematikët për sigurinë rrugore, ku janë të shumtë shoferët, të cilët “fluturojnë” me shpejtësi skëterre me makinat e tyre. Kjo është një nga zonat më të monitoruar nga policia, ku vetëm në  3 orë e 20 minuta kontroll me radar janë pezulluar 9 leje drejtimi. Drejtuesit ecnin me një shpejtësi  140 km/h deri në 173 Km/orë.

Policia paralajmëron shoferët se për këtë vit do të forcohen ndëshkimet ndaj atyre që thyejnë rregullta, në kuadër të uljes së numrit të aksidenteve.

“Vijon kontrolli me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Për 200 minuta kontroll me radar duke i monitoruar nga mbikalimi, 9 Leje drejtimi të tërhequra dhe dërguar në OASH, për shpejtësi 140 km/h – 173 Km/orë. Shpejtësi avioni gati dy herë më shumë se tabela, rrezik potencial për aksident. Edhe pse kontrollet me radar janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët nacionale, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë akoma më të shtuara, fushatat sensibilizuese përditë e më shumë, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur makinën si avion. Mos shpejtoni se në rastin më të mirë Radari dhe Polici Rrugor ju presin, në rastin më të keq ju pret aksidenti. Viti 2020, viti i sigurisë rrugore, të parandalojmë në maksimum aksidentet me pasojë jetën dhe kjo do arrihet me kontributin e të gjithë, ndaj mos fluturo, ndërgjegjësohu dhe zbato rregullat e qarkullimi rrugor” thuhet në njoftimin e policisë.

Si ja doli Greqia të kthejë rrugën më vdekje-prurësë në më të sigurtën në vend

Lugina e Tempit ishte një prej rrugëve më të rrezikshme në territorin e Greqisë, por tani është më e sigurta në vend. Sektori verior i rrugës nacionale A1 përfundoi plotësisht para dy vitesh. Rruga lidh Selanikun me Athinën.

Tre tunele të reja dhe ura të shumta kanë zëvendesuar rrugën e vjetër që përshkonte malet. Aksidentet të shumta me pasojë vdekje kanë ndodhur në këtë aks përgjatë dekadave të fundit, ku mesatarisht çdo vit ndodhnin mesatarisht 1 deri në 2 aksidente tragjike.

Në këtë rrugë gjatë vitit 2004, 21 studente u vranë gjatë një aksidenti automoblistik.

Drejtuesi i kamionit Athanasios Bliatsios, i vlerëson pozitive investimet në këtë aks rrugor. “Rruga tashmë ka shumë avantazhe. Ajo është me sigurt. Që prej hapjes së tuneleve për përdoruesit, shumica e rreziqeve në këtë sector janë zhdukur pothuajse fare”, shprehet ai.

Projekti që u mbështet nga Politikat e Kohezionit të Bashkimit Europian,  ai synon kompletimin e objektivit për uljen ekstreme të aksidenteve në këtë zonë. Infrastruktura e re është integruar më trajktoren europiane “Rruga E74”, e cila ndërlidh Norvegjinë me me jugun e Greqisë.

Përgjatë krizës ekonomike që Greqia kaloi, punimet në këtë rrugë u zgjatën përtej parashikimeve, ato duhet të kishin mbaruar në vitin 2008, ndërkohë që konkretisht mbaruan në vitin 2017.  Megjithatë, infrastruktura e re i ka dhënë një shtysë ekonomisë lokale, duke rritur ndjeshëm fitimet prej transportit.

Tunelet “Tempi” me gjatësi 11 kilometra, të survejuar përmes një teknologjie të lartë dhe modern, ndihmojnë në monitorimin e çdo të papriture përgjatë rrugës. Ky sistem është i integeruar plotëisht me qendrën e menaxhimin të trafikut që operon 24 orë në 24. 

Levizja e automjeteve në këtë aks është rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. 18% më shumë automjete, ose 11,000 të tillë përshkojnë rrugën brenda një dite të vetme, 26% prej të cilave janë kamionë tregëtar dhe autobuzë.

Skip to toolbar