Revolucion në aeroportet britanike, kontroll 3D për pasagjerët

Aeroportet në Angli pritet t`i nënshtrohen një revolucioni të vërtetë teknologjik. Kryeministri britanik Boris Johnson, ka njoftuar se të gjitha aeroportet kryesore në Birtani duhet të kenë pajisje 3D për kontrollin e bagazheve para fundit të vitit 2022. Teknologjia e re do të shpejtojë kontrollet e sgiurisë në aeroporte.

Drjetori i Përgjithshëm i Heathrow, John Holland-Kaye është shprehur se “ka dy përfitime të mëdha nga kjo. E para është se është një përvojë shumë e mirë për pasagjerët, pasi nuk do të jetë më e nevojshme për të futur të gjitha shihet me pije në një qese të veçante, dhe laptopi gjithashtu nuk do të duhet të vendoset në një tabaka më vete. Përfitimi i dytë është siguria shumë e mirë. Ne do të jemi në gjendje të zbulojmë gjëra që nuk mund t`i zbulojmë aktualisht, dhe mund të parashikojmë disa nga kërcënimet që mund të vijnë”.

Kontrolli 3D në aeroporte, do të thotë shpejtësi më e madhe në kontrollet e sigurisë, si dhe komoditet për pasagjerët, të cilët nuk do të duhet të hapin valixhet e tyre apo të ndajnë pajisje dhe produkte të veçanta për kontroll në aeroport.

Aktualisht kufiri maksimal që një pasagjer mund të transportojë në avion lëng në bagazhin e tij është jo më shumë se 100 ml. Ky kufizim u vendos në vititn 2006, kur policia Britanike zbuloi tentativën e një akti terrorist, për të hedhur 10 avion në erë, duke fshehur eksploziv në shishet e pijeve.  Heathrow do të bëhet aeroporti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që do të përdorë teknologjinë.

“Fëmijët në Shqipëri të rrezikuar nga interneti”

Gjatë konferencës të zhvilluar nga Instituti i Medias dhe AMA për edukimin mediatik të fëmijëve është bërë publik edhe një raport i UNICEF ku thotë se fëmijët në Shqipëri janë të pambrojtur nga interneti. Sipas ekspertes së pavarur, Sannete Naeye, shqetësues mbetet fakti se gjysma e fëmijëve nën 9 vjeç kanë akses online, ndërsa 1 në 10 fëmijë shohin material të papërshtatshëm.

“1 në 10 fëmijë shohin informacione online për vetëvrasjen. Kjo është problematikë për sigurinë dhe shfrytëzimin seksual. 1 në 4 fëmijë komunikojnë online me persona që nuk i kanë takuar dhe 16% e tyre i takojnë ata persona që i kanë hasur në internet. Ndërkohë që vetëm 9% e prindërve i dinë këto fakte.” – tha Sannete Naey

Shqetësimi për internetin e pasigurt u ngrit edhe nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ndërsa Instituti i Medias dhe AMA kërkuan që edukimi mediatik të vendoset si lëndë në shkolla.

Skip to toolbar