Policia e Elbasanit arrestoi një 72-vjeçar, i akuzuar për trafik të paligjshëm të klandestinëve. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet B.H., banues në Tiranë.
Ky
shtetas u arrestua pasi në aksin rrugor Gramsh-Cërrik u kap nga shërbimet e
Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e
provës materiale, 16 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë
ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.
Ky
shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 450-1000 euro për
secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të
Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materiale
hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për
veprimet e mëtejshme.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një
video ku shihen pamjet e aksionit të Forcave tona Detare, që shpëtojnë 140
emigrantë sirianë, mes të cilëve 30 fëmijë. Aksioni i zhvilluar nga Forcat
Detare Shqiptare, shpëtoi jetën e 140 personave në detin Egje, pasi mori
alarmin SOS nga një mjet lundrues i huaj, që po transportonte emigrantë
klandestinë.
“Mirmëngjëses, dhe me pamjet nga aksioni i
Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë,
140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur
shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë. Që prej vitit 2016, kur
Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë
fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare”, shkruan
Rama.
Ky është operacioni i tretë në pak ditë për shpëtimin e emigrantëve klandestinë që tentojnë të futen në vendet e Bashkimit Europian. Sipas Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, anija “Oriku” dhe ekuipazhi i saj është përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje.