Barcelona ndalet nga Slavia Prague, por rri në krye

Barcelona është ndalur në barazim 0-0 në sfidën e raundit të katërt të Champions League kundër Slavia Prague në “Camp Nou”. Katalanasit kanë dominuar në gjithçka takimin, duke shkuar plot 14 herë në portën kundërshtare, me 6 raste të pastra për gol, por të gjitha të shpërdoruara.

Ishte në fakt mbrojtja mike ajo që u tregua e kujdesshme duke ndalur gjithçka dhe në fund duke dalë me një pikë, e cila në fakt ishte pika e dytë në katër ndeshje për ekipin çek.

Pas barazimit të së martës, Barcelona mbetet në vendin e parë me 8 pikë në Grupin F, ndërsa Slavia Prague ndodhet në vend të fundit në grup me 2 pikë.

Në takimin tjetër të pasdites, Zenit u mund nga RB Leipzig me rezultatin 0-2, për takimin e javës së katërt në Grupin G. Golat e shënuar nga Demme dhe Sbitzer (45` dhe 63`), i dhanë fitoren skuadrës gjermane, e cila kryeson grupin me 9 pikë, duke lënë pas Lyon me 7 pikë dhe Zeniti me 4 pikë.

Olayinka ndal Interin në “San Siro”

Ka nisur brëmjen e së martës rrugëtimi i fazës në grupe për kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Europë, UEFA Champions League. Interi ka luajtur kundër çekëve të Slavia Prague, duke e nisur me brazim në ndeshjen e parë. Një ndeshje e bukur dhe shumë e luftuar nga të dyja ekipet, por me çekët që befasuan Interin, pasi shënuan të parët në këtë takim.

Ishte ish-sulmuesi i Bylisit dhe Skënderbeut, Peter Olayinka që kaloi Slavia Prague në avantazh në minutën e 63` të takimit, kur përfitoi nga një grushtim i topit me dorë nga portieri i Interit. Sulmuesi ka gjetur rrjetën duke bërë që në stadium të bjerë heshtja.

Conte mundohet të ndryshojë diçka duke kryer dy zëvendësime pas golit. Në fushë futet Barella dhe Politano dhe shpërblimi vjen në kohën shtetsë, kur Sensi asiston Barellën që gjen golin e barazimit. Ndërkohë, në sfidën e grupit G, Lyon dhe Zenit gjithashtu kanë ndarë nga një pikë, pasi janë ndalur në barazim 1-1.

Miqtë shënuan të parët me Azmoun në minutën e 41`, ndërsa Lyon ka shënuar në pjesën e dytë, kur Depay shndërroi në gol një penallti në minutën e 50-të. Pas ndeshjes të së martës, Zenit dhe Lyon mbajnë përkohësisht vendin e parë në grupin G, ashtu si Inter dhe Slavia Prague në Grupin F.

Skip to toolbar