Dy golat me kombëtaren e kanë rikthyer Sokol
Cikalleshin, jo vetëm titullar me skuadrën e Akhisarsporit, por edhe
protagonist. Sulmuesi i kombëtares ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për
ekipin e tij në Turqi, në ndeshjen që luajti kundër skuadrës Menemen, ekip ku
aktivizohet portieri i kuqezinjve, Gentian Selmani.
Cikalleshi e nisi titullar takimi, por goli
erdhi vetëm pesë minuta para përfundimit të ndeshjes. Ishte skuadra e
Akhisarsporti, që në minutën e 85-të fitoi një penallti, ndërsa gjuajtja iu
besua Sokol Cikalleshit. Sulmuesi, përballë Gentian Selmanit, nuk gaboi. Gjuan me
të djathtën dhe dërgon topin në rrjetë.
Ndërkohë, ish-portieri i Laçit nuk ka lëvizur
fare nga vendi, pasi gjuajtja e Cikalleshit ka qenë e fortë. Me tre pikët e
fituara të dielën, skuadra e Sokol Cikalleshit shkon në kuotën e 7 pikëve pas
katër javësh kampionat në Ligën 2 të futbollit në Turqi, ndërsa skuadra e
Gentian Selmanit mbetet në vendin e 15 me 4 pikë.
Kujtojmë se Sokol Cikalleshi kthehet si
titullar me ekipin turk pas disa problemeve që pati me skuadrën. Ai nuk u stërvit
për disa kohë me grupin, ndërsa klubi, pas shkëlqimit në kombëtare, ka menduar
të rikthejë Cikalleshin në ekip, rikthim të cilin kavajasi e ka shpërblyer me
gol.
Francë 4-1 Shqipëria. Kombëtarja jonë e
futbollit nuk ka arritur të përballojë më shumë se 8-të minuta kampionët e botës.
Ndonëse nisi me 5 minuta vonesë, për shkak të gafës së rëndë me himnin, Franca
ka vendosur diktatin në fushën e lojës menjëherë sapo ka nisur takimi. Në fakt,
skuadra e “gjelave”, ka përfituar nga një rreshtim i gabuar i skuadrës tonë,
pasi trajneri Reja kishte tërhequr sulmuesin Odise Roshi në mbrojtje, madje duke
e kaluar në krahun e majtë. Kaq ka mjaftuar që francezët të lezojnë lojën dhe të
kalojnë në avantazh që në minutën e 8-të me Coman.
Sulmuesi kaloi mjaftë mirë para Odise Roshit, duke shfrytëzuar në mënyrën e duhur asistin e Varanes nga mesi i fushës. Franca kalon në avantazh, Shqipëria bie shumë shpejtë. Megjithatë, Reja kupton gabimin me Roshin dhe e kalon atë në krahun e djathtë, por jo në sulm. Përsëri një gabim që kushton shtrenjtë. Mbrojtja vendase nis një top nga njëri krah i fushës në tjetrin, ku Roshi nuk arrinë ta ndalojë. Sfera përfundon në këmbët e Hernandez që futet në zonë dhe pason te Giroud që nuk e ka të vështirë të shënojë golin e dytë.
Në të 37`, Franca ka një tjetër mundësi të shkëlqyer
për të shënuar, por Griezmann nuk dërgon topin në rrjetë nga pika e bardhë e
penalltisë, pasi sfera përplaset me traversën. Megjithatë, Franca nuk ndalet me
kaq. Në të 68`, Coman gjen përsëri rrjetën pas një asisti të shkëlqyer të
Griezmann, duke mposhtur për herë të tretë Strakoshën. Ikone për ‘gjelat’ në minutën
e 85`, kur shënoi një gol të bukur, pasi kaloi mbrojtjen tonë. Ndërkohë, një
minutë para fundit të ndeshjes, Sokol Cikalleshi shënon nga pika e bardhë e
penalltisë, por goli vlen sa për statistikë.
Francë 4-1 Shqipëria, gjithçka merr fund sa i përket ëndrrës për kualifikim. Franca rikthehet te fitorja pas humbjes me Turqinë në qershor, dhe ngjitet në krye të Grupit H me 12 pikë, po aq sa Islanda dhe Turqia. Pas humbjes të së shtunës, kombëtarja kuqezi duket se nuk do të ketë më asnjë shans për kualifikim për Euro 2020. Ndërkohë takimi i radhës për të besuarit e Edy Rejas është të martën më 10 shtator kundër Islandës në “Elbasan Arena”.
Kuqezinjtë kanë dhënë provën e dytë nën drejtimin e trajnerit Edy Reja, duke kaluar me sukses Moldavinë në “Elbasan Arena”, të cilën e mundën 2-0. Ashtu siç premtoi në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes, trajneri kishte bërë ndryshime të mëdha në formacion për këtë ndeshje, duke nisur me rikthimin e Mërgim Mavrajt në formacion, i cili mbante dhe shiritin e kapitenit në këtë sfidë.
Gjithashtu në sulm Reja e nisi me Sadikun dhe Uzunin duke ulur në stol Balajn dhe Cikalleshin, ndërsa në mesin e fushës titullar e nisi Ramadani, me Xhakën që ishte në stol.
Pak pasi kishte nisur ndeshja ishin miqtë ata që shfaqën rrezik në portën tonë, por Etrit Berisha neutralizoi gjithçka, ndërsa në vijim portieri kuqezi do të ishte thjesht spektator, pasi miqtë nuk do të shfaqeshin më në zonën e tij.
Megjithatë, ishte skuadra jonë ajo që ushtroi presion gjatë gjithë kohës, por pa mundur të tund rrjetën. Në një moment Armando Sadiku u duk se gjeti rrjetën por portieti i miqve ndali gjithçka. Më pas ishte përsëri Sadiku që tentoi portën, por përsëri fati nuk ishte me të.
Në një moment skuadra jonë pretendon penallti, pasi një nga lojtarët miq duket sikur prek topin me dorë, por arbitri finalndez lejon lojën të vazhdojë. Kështu minutat gjatë pjesës së parë rrjedhin me ekipin tonë që tenton vazhdimisht nga krahët dhe goditjet standarde, por pa gjetur fundin e rrjetës.
Pas pushimit ritmi i ndeshjes duket më i ulët se në pjesën e parë. Megjithatë skuadra jonë mbetet në sulm dhe mundohet të shkojë në portën kundërshtare, por barriera moldave reziston, ndonëse Edy Rejp vazhdimisht udhëzimet për sulmin.
Më shumë se sa ndeshja, rreth minutës së 55-të vëmendjen e tërhoqi një flamur i shpalosur nga disa tifozë në tribunën përballë, ku sipër flamurit kuqezi shkruhej edhe parrulla tashmë zyrtare e opozitës “Rama Ik”. Forcat e sigurisë private ndërhynë për ta larguar flamurin dhe parrullën politike, por tifozët rezistuan, duke mos lejuar largimin e flamurit, ndonëse parrulla “Rama ik”, iku.
Edy Reja nuk humbet kohë, kërkon të rifreskojë sulmin dhe kryen dy ndërrime kokë më kokë pas 15 minutash lojë të pjesës së dytë. Cikalleshi i merr vendin Sadikut ndërsa Odise Roshi i merr vendin Ermir Lenjanit. Ndërrimet i japin freski gjithë lojës së skuadrës.
Dhe pas kësaj, Roshit dhe Cikalleshit i mjaftojnë vetëm pesë minuta të mposhtin kundërshtarin. Fieraku, që rikthehej në kombëtare pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimesh, mori një aksion spektakolar në krah, duke shkuar pranë portës. Tentavia për të gjuajtur nuk shkon mirë por aty gjendet Cikalleshi që mjafton duke shtyrë dhe në “Elbasan Arena” shpërthen festa.
Më pas loja bëhet më e qetë dhe skuadra jonë mundohet të administrojë. Por kështu lëshon terren për Moldavinë, e cila në një moment na krijon iluzionin e barazimit, pasi një gjuajtje e miqve përfundon sipër portës tonë. Reja bën lëvizjen e fundit, në fushë hedhë një lojtar shtatlart si Kristi Qose, që ka detyrën të bëhet barrikadë për kundêrshtarin para mbrojtjes.
Ky i fundit jep më shumë se kaq, pasi shtyn skuadrën para, duke ndihmuar sulmin. Kështu Ylber Ramadani përfiton mposht për herë të dytë portierin kundërshtar në shtesë, duke na dhënë një fitore të merituar, ndonëse përballë një ekipi modest. Megjithatë, kuqezinjtë tregohen të kujdesshëm dhe mbrojnë mirë deri në gujd, duke dalë kokën lartë nga “Elbasan Arena”.
Sokol Cikalleshi u rikthye në ekipin kombëtar
duke e nisur madje si titullar takimin e së shtunës ndaj Islandës. Sulmuesi kuqezi
bëri gjithçka, por fati nuk ishte me të për të shënuar. Megjithatë, pas
ndeshjes, kavajasi foli për RTSH, duke u shprehur i zhgënjyer për humbjen, por me
besimin se ekipi do të ndryshojë në ndeshjen ndaj Moldavisë.
Humbja? Na ka mërzitur rezultati,
sepse me lojën që zhvilluam mund të bënim një ndeshje më të mirë. Për mua të
jap kontributim tim është nder gjithmonë. Unë dhe Balaj e ndihmuam ekipin shumë
mirë. Na vjen keq që nuk arritëm të shënonim. Nga ne pritet të shënonim, jemi
disi të pezmatuar të rezultati.
Kthimi
shpesh në mbrojtje? E kisha si detyrë sepse kundërshtarit e përdorte shumë mirë rivënien anësore.
Për këtë arsye shkova shumë në mbrojte. Pjesën e parë harxhuam shumë energji
spese po kërkonim të shënonim. Ishte penallti ajo që ne pretenduam. Pjesën e
dytë nuk e gjetëm forcën për të dalur shumë në sulm.
Ndryshimet? Në pjesën e dytë
kishim dhe erën në disfvor, ndërsa në pjesën e parë nuk e përdorëm si duhet. Goli
na uli disi vetëbesimin. Por nuk dorëzohemi, do fitojmë. Me trajnerin e ri
treguam që mund të luanim. Më vjen keq për rezultatin.
Ndeshja
me Moldavinë? Me Moldavinë besoj se do të jetë ndeshje ndryshe. Islanda ishte shumë
e fortë fizikisht, edhe trajneri i bëri zgjedhjet sipas ekipit. Luftuam shumë
mirë, nuk pësuam gol nga goditjet standarde. Me Moldavinë duhet me arrit
fitore, por nuk duhet me fol këtu por duhet bërë një ndeshje shumë të mirë.
“Të jesh në Kombëtare është gjithmonë kënaqësi dhe të kontribuosh për kombin tënd është nder”, e ka nisur kështu fjalën e tij sulmuesi Sokol Cikalleshi, që ka folur në konferencë për shtyp nga Frankfurti aty ku ekipi ynë kombëtar vijon përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Islandës.
Sokol Cikallesho rikthehet në ekipin tonë kombëtar pas shumë kohësh mungesë, për shkak të mardhënies së tensionuar që krijoi me ish-trajnerin Christian Panucci. Për këtë të fundit, sulmuesi kavajas u shpreh se nuk pati fat, duke mos krijuar polemika të tjera.
“Uroj që këtë punë ta konkretizojmë me rezultat kundër Islandës. Në dy grumbullimet e vitit të kaluar me Panuccin, kam qenë i pafat, pasi isha i dëmtuar. Dihet si shkuan gjërat me Panuccin, duhet ta lëmë pas dhe të nisim një kapitull të ri”, u shpreh Sokol Cikalleshi.
Sitemi i lojës i trajnerit të ri të ekipit kombëtar Edy Reja do t’i krijojë më shumë hapësirë sulmuesve, ndërsa për Cikalleshin nuk ka hatër mbetje, nëse luan ai, Sadiku apo Balaj. “Nga 4 sulmues, do të luajmë dy, pavarësisht se varet sesi shkojnë gjërat. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i harmonizuar dhe nuk kemi patur probleme, kushdo që ka luajtur ne e kemi mbështetur. Luan Sadiku, Balaj, Uzuni apo unë, mbështetja do të jetë maksimale”- tha sulmuesi.
Në fund ai ka saktësuar se harmonia e krijuar do e ndihmojë skuadrën për rezultate pozitive. “Harmonia dhe fryma pozitive e krijuar do të na ndihmojnë shumë në dy ndeshjet e radhës. Kam shënuar dy gola me Kombëtaren dhe shumë shtylla, por nuk kam mbetur i pakënaqur. Duke qenë se do të luajmë me dy sulmues shanset janë për të qenë afër portës. Goli nuk është qëllim në vetvete, me shumë kanë rëndësi rezultatet”,-ka përfunduar Cikalleshi.
Sokol Cikalleshi i ka dhënë fitoren ekipit të Akhisarsporit, në takimin e dytë gjysmëfinal ndak Umraniyesporit, duke shënuar golin e vetëm të takimit në minutën e 36′.
Gjuajtje nga jashtë zone, topi kalon mbrojtjen dhe përfundon në këmbët e kavajasit. Shtatlarti tregohet i qetë para portierit dhe e dërgon në rrjetë për 1-0.
Ndeshja e parë e luajtur në transfertë ka përfunduar 0-1 për ekipin e Cikalleshit, teksa me golin e sotëm skuadra e Akhisarspor kalon në finalen e madhe të Kupës së Turqisë.
Pavarësisht kalimit në finalen e kupës, skuadra e Sokol Cikalleshit është pothuajse e rënë nga kategoria elitare e futbollit turk, pasi ndodhet në vend të fundit të renditjes. Në rast se fiton trofeun e Kupës së Turqisë, Akhisarspor shkon në kupat e europës.