Sondazh, A do merrni pjesë në votime në 30 qershor?

Ditën e dielë, më 30 qershor, Shqipëria shkon në zgjedhje lokale, ku do të zgjidhen drejtuesit e Bashkive për katër vitet e ardhshme, dhe përfaqësuesit në Këshillin Bashkiak. E veçanta e këtyre zgjedhjeve lokale është se opozita është larguar dhe nuk do të marrë pjesë, me arsyetimin se zgjedhjet nuk do të jenë të ndershme dhe janë të kapura nga krimi. Kjo bën që Partia Socialiste të garojë e vetme në zgjedhjet e 30 qershorit në shumicën e bashkive, me përjashtim të disa bashkive ku në garë është futur edhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit.

Thellimit të krizës iu shtuan edhe dekretet e presidentit Meta, i cili shfuqëzoi datën 30 qershor dhe me dekretin e fundit zgjodhi një datë të re për zgjedhjet lokale, atë të 13 tetorit. Si Meta dhe Opozita nuk e njohin datën 30 qershor si datë zgjedhjesh dhe kanë bërë thirrje për bojkotim të saj nga qytetarët.

Këto dekrete u cilësuan në kundërshtim me ligjin nga KQZ, Kolegji Zgjedhor, SHBA dhe kuinti i ambasadorëve. Mazhoranca, e mbështetur nga ndërkombëtarët, kanë bërë thirrje që qytetarët të dalin në zgjedhjet e 30 qershori, pasi ato janë të ligjshme dhe do të jenë të qeta.

Po ju si do të veproni? Do të dilni të votoni më 30 qershor? Apo do të votoni më 13 tetor, datën e re të zgjedhjeve që vendosi presidenti Meta?  Jepni mendimin tuaj në sondazhin e realstory.al

Në 30 qershor a do merrni pjesë në votime?

Jepni mendimin tuaj, Çfarë tregojnë përgjimet e reja të BILD?

Ditën e hënë gazeta gjermane BILD publikoi një 16 audio-përgjime të reja, ku në disa prej tyre flitej edhe me shifra për shit-blerjen e votës. Prokuroria ka kërkuar që të hetohet mbi autenticitetin e këtyre përgjimeve të reja, ndërsa njëkohësisht ka nisur hetimet për publikimin e të dhënave sekrete që dënohet me ligj. Shprehni mendimin tuaj duke votuar në sondazhin.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Përplasja e qeverisë me presidentin, Meta ka të drejtë për…? Jepni mendimin tuaj

Vendimi i presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit ka tensionuar mjaft marrëdhëniet e tij me qeverinë, që këmbëngul se ato duhet të mbahen në datën e përcaktuar. Të enjten në Kuvend,  është miratuar me 100 vota rezoluta që kundërshton vendimin e Metës, ndërsa të hënë pritet të dorëzohet në Kuvend lista me emrat e 55 deputetëve që kanë firmosur mocionin për shkarkimin e tij.

Gjithashtu me një shkresë dërguar KQZ, presidenti Meta ka kërkuar të dijë numrin e deputetëve në Kuvend duke lënë të kuptohet se mund të ketë një shpërbërje të parlamentit, pasi nga 140 që duhet të jenë, aktualisht ai funksionon me 122 deputetë.

“RealStory.al” hap një tjetër sondazh dhe kërkon mendimin tuaj. Përplasja President-Qeveri. Meta ka të drejtë për: 1-Anulimin e zgjedhjeve 2-Shpërndarjen e parlamentit 3- Asnjërën dhe duhet të ikë.

Përplasja President-Qeveri. Meta ka të drejtë për:

Dekreti i Metës: 54.6 % e shqiptarëve mendojnë se duhet shkarkuar

GPF Inspiring Research, një institut italian që merret me sondazhe ka zhvilluar një të tillë lidhur me situatën politike në Shqipëri. Sondazhi i publikuar nga Report TV ka dhënë përgjigjet për disa nga pyetjet e ngritura një prej të cilave ishte: A jeni dakord me vendimin e Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin Meta?

Në votim 54.6 % e votuesve janë përgjigjur pro këtij vendimi, ndërsa 39.5 % janë shprehur kundër. Ditën e enjte në Kuvend është përcaktuar një seancë 5 orë  ku do të diskutohet mocioni për debat se pse Meta ka gabuar me dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Dekreti i Metës. Çfarë është presidenti për ju?

Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS del fituese

Nëse sot shqiptarët do t’i drejtoheshin kutive të votimit në zgjedhje të parakohshme parlamentare, Partia Socialiste do të fitonte me 50-54 % (përfshirë marzhin e gabimit).

Ky është rezultati i sondazhit të kryer nga Instituti italian GPF Inspiring Resarch.

Sipas sondazhit Partia Demokratike do të pasonte PS me 33-37 % të votave, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitonte vetëm 4-6 % të votave.

Wall Street “rizgjedh” Donald Trump president në 2020

Nju Jork – 70 përqind e investitorëve në bursën e Wall Street parashikon se Donald Trump do të rizgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e vitit 2020.

Kjo është evidentuar në sondazhin e realizuar nga RBC Capital Market sipas të cilit del gjithashtu se Joe Biden është kandidati më miqësorë për tregun e bursës. Ndërkohë sipas Lori Salvasina nga RBC, 67% e të pyeturve në sondazh vlerësojnë Joe Biden si kandidatin më të pranueshëm nga investitorët, ndërkohë që asnjë tjetër kandidat nuk ka marrë pikët sinjifikative për tu konsideruar i tillë.

Sipas të njëtit sondazh të realizuar nga RBC, zgjedhjet pre-eliminuese për nominimin e demokratëve janë në favor të Joe Biden, ndërsa Bernie Sanders renditet i dyti.  

Skip to toolbar