Manchester City nuk ndalet në merkato dhe duket se vera ka ardhur më herët për Pep Guardiolën. Sky Sport raporton se City është duke mbyllur një marrëveshje me mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandez.
Nga sa raportohet, ky transferim pritet të kryhet për rreth 50-60 milionë euro. 24-vjeçari, që ka luajtur me Kombëtaren e Portugalisë, shihet si pasardhësi i Fernandinho, që është në vitin e fundit të kontratës së tij.
Fernandez është një nga talentet më të mira të Portugalisë në sezonet e fundit, i cili ka qenë dhe në fokusin e Atletico Madridi dhe West Ham sezonin e shkuar.
Fernandez ka luajtur 84 ndeshje në nivele të larta, ku ai ka shënuar 37 gola, përfshi dhe periudhat e huazimit në klube të tjera.