Partizani prezanton ecurinë e punimeve te stadiumi i ri (foto)

Partizani shpreson që të luajë deri në fund të këtij sezoni në shtëpinë e tij të re. Klubi i “kuq” prezantoi të premten foto nga ecuria e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri dhe kompleksit sportiv, që po ndërtohet në periferi të Tiranës.

“Vijojnë me intensitet punimet në stadiumin e ri të Kampionëve. Aktualisht po përfundon veshja e fasadës së tribunës kryesore. Kanë përfunduar instalimet elektrike, hidrosanitare dhe ato të kondicionimit. Ndërkohë po vishet struktura metalike, e cila mbulon tërësisht tribunën qëndrore. Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s”, thuhet në njoftimin e Partizanit.

Prej disa vitesh punimet për ndërtimin e kompleksit të ri sportiv të Partizanit kishin ngecur. Megjithatë, gjatë vitit 2019 punimet kanë avancuar dhe tashmë stadiumi po merr formë. Tribuna kryesore po shkon drejt përfundimit, ndërsa pritet që punimet të fillojnë edhe me tapetin e blertë. Partizani synon që gjatë pranverës së vitit të ardhshëm të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020.

“17.500 bileta të shitura”, derbi Partizani-Tirana me tifozeri rekord

Derbi Partizani-Tirana, që do të luhet për herë të parë në stadiumin “Air Albania”, duket  se do të jetë “sfidues” i denj i Kombëtares, të paktën në numrin e tifozëve që pritet të ndjekin atë në tribunat e stadiumit.

Sipas klubit të Partizanit, janë shitur 17.500 mijë bileta për ndeshjen e të premtes në mbrëmje. Nisur nga ritmi i shtijes së biletave, kuptohet që deri të premten në mbrëmje të 21690 vendet e “Air Albania Stadium” do të ezaurohen të gjitha.

Pas ndeshjes testuese midis ekipit të femrave të Apolonisë dhe Vllaznisë dhe përballjes mes Shqipërisë dhe Francës, derbi Partizani-Tirana do të jetë ndeshja e tretë që luhet në stadiumin e ri kombëtar, që u ndërtua mbi rrënojat e ish-stadiumit “Qemal Stafa”.

Ndërkohë, klubi i partizanit u bën thirrje tifozëve të nxitojnë për të blerë bileta, pasi ato po shitem me ritme të larta.

Kujtojmë se biletat shiten në disa pika, te dyqani zyrtar i FSHF te “Rruga e Elbasanit”, biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe pika të tjera të autorizuara nga klubi i Partizanit.

U kry! ‘Air Albania Stadium’, shtëpia e re e kuqezinjve

Zyrtarizimi i emrit “Air Albania Stadium” dhe certifikimi i stadiumit nga UEFA si të përshtatshëm për të zhvilluar ndeshje të kampionateve botërore ka sjell dhe reagimin e kryeministrit Rama.

Përmes një postimi shoqëruar me foto të ambienteve brenda dhe jashtë stadiumit më të ri dhe modern në vend “Air Albania Stadium”, kryeministri Rama tha të shkurtër se kjo punë “u kry” dhe se është një trashëgimi e denjë për brezat e tjerë.

“U kry! Ta gëzojnë brezat! Forca Shqipëria!”, shkruan kryeministri.

Në foto e shpërndara shihet edhe emri i ri i stadiumit “Air Albania”, që do të inaugurohet më 17 nëntor ku do të pres ndeshjen Shqipëri-Francë, kualifikuese për Euro 2020. Në këtë ndeshje do të jetë i pranishëm edhe kreu i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Demi inspekton stadiumin e Partizanit: Kur do jetë gati

Kampionët e vendit në fuqi, Partizani, do të luajnë vitin e ardhshëm në stadiumin e tyre. Ky është lajmi që jep klubi i kuq këtë të premte, pas inspektimit të punimeve të stadiumit nga presidenti i Klubit Gazmend Demi.

“Presidenti Gazment Demi ndjek nga afër ecurinë e punimeve të stadiumit, në kompleksin e Klubit të Futbollit Partizani. Aktualisht po përfundojnë betonimet e Tribunës ballore. Po vijon puna për instalimet dhe pajisjet e Tribunës qëndrore, si edhe konstruksionet dhe mbulesa e të dyja tribunave të stadiumit. Punimet po vijojnë me intensitet të lartë dhe në fazën e tretë të kampionatit stadiumi do të jetë gati për të mirëpritur Kampionët e vendit”, shkruhet në një njoftim të klubit.

Ky është një lajm i madh për tifozët e Partizanit, që prej vitesh presin të ndjekin ekipin e zemrës në stadiumin e tyre. Impianti i ri i Partizanit do të ketë rreth 5 mijë vende. Stadiumi do të përbehet nga dy tribuna kryesore. Ajo VIP dhe ajo përballë saj.

Ndërkohë, si pjesë e këtij projekti është dhe një hotel për lojtarët si dhe disa fusha stërvitore për ekipin e parë dhe akademitë. Të dyja tribunat do të jenë të mbuluara.

Stadiumi i ri i Partizanit do të ketë të gjitha shërbimet që kërkon UEFA për licencim. Këto pritet të respektohen me rigorozitet, ndërkohë që të kuqtë do të luajnë aty jo vetëm ndeshjet e kampionatit por edhe ato në garat ndërkombëtare.

Kukësi me stadium të ri, Gjici: Impianti gati pas 9 muajsh

Prej disa javësh në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, “Zeqir Ymeri”. Prej datës 6 gusht, ditë kur nisën punimet, e deri më sot, duket se gjithçka po ecën sipas planit. Lajmin e ka dhënë kryetari i bashkisë së Kukësit njëherazi presidenti i klubit, Safet Gjici. Ai ka inspektuar të enjten punimet për ndërtimin e satiumit të ri i shoqeruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Arben Dervishaj. Gjatë fjalës së tij, Dervishaj është shprehur se do të punohet me dy turne në mënyrë që stadiumi të jetë gati sipas afatit të parashikuar.

“Jemi të kënaqur, sepse ritmet janë të shpejta në fakt. Ne biseduam për të shtuar edhe fuqinë punëtore, sepse ka shumë fronte pune që mund të bëhen me dy turne, pse jo dhe më shumë, për të arritur afatin që ne e kërkojmë, pa prishur cilësinë. Duhet të ruajmë cilësinë, standartet për ndërtimin e stadiumit të ri, por njëkohësisht edhe të kapim afatin kohor, sepse ju e dini që ekipi i Kukësit po luan sa në një stadium në tjetrin dhe jemi jashtë shtëpie”, ka thënë Dervishaj.

Safet Gjici ka pritshmëri dhe më të larta. Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se me ritmin aktual të punimeve, stadiumi i ri do të jetë gati jo  brenda afatit prej 15 muajsh, por brenda 9 muajsh. “Duhet të falenderoj shumë Federatën Shqiptare të Futbollit, që e ka marrë seriozisht investimin dhe qeverinë shqiptare. Besoj që edhe ne duhet të jemi në gatishmëri të plotë për të plotësuar të gjithë problematikat që mund të dalin gjatë zbatimit të projektit. Kemi biseduar edhe me disa që u prekën disa prona këtu, edhe me ata do e zgjidhim, paqësisht, me mirëkuptim me njëri-tjetrin, sepse stadiumi është i Kukësit dhe i kuksianëve. Nuk është as i imi, as i askujt tjetër”, ka thënë Gjici.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të kryebashkiakut dhe presidentit të klubit, Kukësi pritet që ndeshjet e fundit të kampionatit t`i zhvillojë në shtëpi. Stadiumi i ri është një investim që kap vlerën e 5 milion eurove dhe do të financohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, qeveria shqiptare dhe bashkia Kukës. Ky impiant do të ketë një kapacitet prej 8 mijë spektatorësh ndërsa është parashikuar të zhvillohen dhe ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Era e fortë shemb stadiumin (video)

Erërat e forta që kanë përfshirë Holandën, kanë shkaktuar stadiumin “AFAS Stadion”, ku luan skuadra e AZ Alkmarit. Era ka shkaktuar një dëm kolosal, ku një pjesë e mbulesës së stadiumit është shkatërruar dhe shembur.

Një video tregon momentin që stadiumi u shemb nga era, që fatmirësisht nuk kishte tifozë apo lojtarë në të. Stadiumi me 17 mijë vende u inaugurua në 2006, ndërsa do të duhet një kohë e gjatë për riparimin e saj.

Vetëm pak ditë më parë, në këtë stadium ishin të pranishëm 13 mijë tifozë që ndoqën ndeshjen e kampionatit me Fortuna Sitardin.

Prezantohet projekti i Stadiumit Kombëtar në Kosovë

Kosova do të bëhet me një Stadium Kombëtar të standardeve europiane, projekti është prezantuar ditën e premte në Prishtinë. Stadiumi Kombëtar i Kosovës, një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës sportive në vend, do të ketë një kapacitet prej 30 mijë vendesh. Ndërtimi i tij do të jetë pranë aeroportit Adem Jashari, në Drenas dhe do të rrethohet nga hotele, bare e restorante, fusha sporti dhe pishina.

Në prezantimin e projektit mori pjesë edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e cilësoi Stadiumin Kombëtar si më të bukurin në Ballkan.

Kukësi me stadium të ri, të hënën nisin punimet në “Zeqir Ymeri”

Veç punimeve për zgjerimin e aeroportit, në Kukës pritet të fillojë një tjetër kantier ndërtimi, ai i stadiumit të ri “Zeqir Ymeri”. Presidenti i klubit dhe njëherazi kandidati për kryetar në Bashkinë Kukës, Safet Gjici ka vizituar këtë të enjte stadiumin aktual, ku ka dhënë lajmin se pas tre ditësh do të nis puna për rindërtimin e tij.

Do të vijnë për 2-3 ditë mjetet e ndërtimit të rëndë. Firma do të punoj mjaft mirë dhe besoj se me orët e zgjatura do ta përfundojmë dhe para afatit. Duam një stadium me parametra europiane dhe sipas standarteve të UEFA-s”, ka thënë Gjici.

Investimi për ndërtimin e stadiumit të Kukësit kap shifrën e 5 milionë eurove, dhe do të financohet pjesërisht nga Qeveria shqiptare  dhe Federata Shqiptare e Futbollit, që sipas parashikimit punimet duhet të përfundojnë brenda një afati prej 18 muajsh.

Projekti për ndertimin e stadiumit të ri në qytetin e Kukësit, tashmë është një realitet dhe të hënën në terren do të zbresin makineritë e rënda, që do të kryejnë një volum të madh punimesh në të gjithë stadiumin duke përfshirë dhe fushën e re më standarte europiane, më bar natyral, me përmasa 105 x 68 m.

Projekti i hartuar nga specialsitët më të mirë në këtë fushë është modern dhe ka një kapacitet deri në 8 mijë shikues dhe elementët e tjerë për ndeshjet e Kupave të Europës, por dhe ndeshje ndërkombëtare të ekipeve tona të futbollit. Imipanti garanton siguri të lartë, mjediset për gazetarët, tribunën vip, sallën e konferencave, dhomat e zhveshjes, të mjekëve, kabinat e transmetimi, etj.

Prashikohet që ritmet e punimeve të jenë të larta dhe pas një viti ekipi t’i rikthehe qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungësën e tij. Kukësi ka 7 vite në Superligën Shqiptare ka arritur rezultate rekord, duke qënë pjesëmarrës në çdo sezon në Kupat e Europës, ndërkohë që ka marrë një titull Kampion dhe dy Kupa të Shqiperisë.

Stadiumi aktual u ndërtua në një kohë rekord 7 vite më parë , por ai tani nuk përmbush kerksat e e neiveleve të larta, ku Kukësi luan në futbollin shqiptar dhe atë europian.

Kukësi do të ketë stadiumin e ri, që do të përmbushë jo vetëm standaretet e kompeticioneve shqiptare, por dhe te atyre europiane.

Kukësi do të ketë stadiumin e ri, që do të përmbushë jo vetëm standaretet e kompeticioneve shqiptare, por dhe te atyre europiane.Një fond prej 5 mln eurosh në një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së, do të mundësojë ndërtimin e këtij impianti brenda një viti. FK Kukësi është ndër klubet rekord që në një periudhë 8-vjeçare ka arritur rezultate shumë të larta në Shqipëri, por dhe ne Kupat e Europës. Në këtë sezon ai mori kupën e Shqipërisë dhe u shpall nënkampion i vendit.Projekti për ndertimin e stadiumit të ri në qytetin e Kukësit, tashmë është një realitet dhe të hënën në terren do të zbresin makineritë e rënda, që do të kryejnë një volum të madh punimesh në të gjithë stadiumin duke përfshirë dhe fushën e re më standarte europiane, më bar natyral, me përmasa 105 x 68 m. Projekti i hartuar nga specialsitët më të mirë në këtë fushë është modern dhe ka një kapacitet deri në 8 mijë shikues dhe elementët e tjerë për ndeshjet e Kupave të Europës, por dhe ndeshje ndërkombëtare të ekipeve tona të futbollit.Imipanti garanton siguri të lartë, mjediset për gazetarët, tribunën vip, sallën e konferencave, dhomat e zhveshjes, të mjekëve, kabinat e transmetimi, etj.Krahas këtij stadiumi, por po mendohet dhe për anekse për ekipet e të rinjve.FK Kukësi e ka vuajtur mungesën e një satdimi të tillë, sidomos këtë sezon futbollistik, duke u endur me çanta në duar nëpër stadiumet e vendit, gjë që ndikoi dhe në rezultate, pasi loja në prani të tifozërisë është më rezultative. Prashikohet që ritmet e punimeve të jenë të larta dhe pas një viti ekipi t'i rikthehe qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungësën e tij.FK Kukësi në ka 7 vite në Superligën Shqiptare ka arritur rezultate rekord, duke qënë pjesëmarrës në çdo sezon në Kupat e Europës, ndërkohë që ka marrë një titull Kampion dhe dy Kupa të Shqiperisë.Stadiumi aktual u ndërtua në një kohë rekord 7 vite më parë , por ai tani nuk përmbush kerksat e e neiveleve të larta, ku Kukësi luan në futbollin shqiptar dhe atë europian.

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Donnerstag, 6. Juni 2019

Rama në Kukës: Pas aeroportit, edhe stadiumin

Qeveria ka dhënë fondin e saj, stadiumi me standarde ndërkombëtare

Gjatë prezantimit të Safet Gjicit, si kandidatin e Partisë Socialiste për kryetar të bashkisë së Kukësit, Kryeministri Edi Rama, ka folur edhe për nisjen e punës për ndërtimin e stadiumit të ri të qytetit. Një premtim i kahershëm në infrastrukturën sportive të qytetit verilindor, Rama tregoi se Qeveria ka dhënë fondin për ndërtimin e impiantit të ri, ndërsa pritet që të njëjtën gjë të bëjë dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

“Ne jemi duke përfunduar projektin e stadiumit, sepse besojmë se Kukësi e meriton një stadium të ri. Edhe këtu tani është ditë e keqe për miqtë e mi në Vlorë, sepse dhe ata duan stadium. Doni të njëjtat gjëra bashkë me ata. Investimi dhe aty do të krhyet siç jemi zotuar. Ne e kemi vendosur fondin në dispozicion, do e vendosi dhe Federata Shqiptare e Futbollit fondin në dispozicion dhe së shpejti do të jemi përsëri këtu për të filluar punën e ndërtimit të stadiumit të ri”, tha ndër të tjera Rama.

Më tej ai u shpreh se stadiumi i ri do të jetë i standardeve ndërkombëtare, ndërsa ndërtimi i tij, do të ndikojë në ekonominë e Kukësit, ashtu siç ka ndodhur në Elbasan dhe Shkodër.

Ky do të jetë një stadium i standardeve ndërkombëtare dhe kur të dilni në këto kupat e Europës, nuk do keni nevojë më të emigroni në stadiume të tjera, por do t`i prisni këtu miqtë që do vijnë.  Edhe stadiumi i ri do e ndihmojë ekonominë, biznesin, siç ka ndikuar ndjeshëm edhe në Elbasan edhe në Shkodër edhe këtu do sjelli ndikim e vetë”, përfundoi Kryeminsitri.

Skip to toolbar