Shqipëri-Moldavi, statistikat paralajmëruan fitoren

Mbrëmjen e kësaj të marte, Shqipëria mundi Moldavinë në “Elbasan Arena” në ndeshjen e katërt eliminatore për Euro 2020. Të dyja skuadra synonin tre pikët, megjithëse kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja kishin kuota më të mira për fitore. Moldavia është një ekip modeste në krahasim me ekipin tonë përfaqësues, në vlerë financiare por edhe në statistikat e përballjeve direkte.

Vlera financiare e gjithë ekipit Moldav shkon në 13 milionë euro, ndërsa Shqipëria ka një vlerë 47 milionë euro. Kjo do të jetë përballja e katërt në historinë e dy klubeve, e treta për kualifikueset e një evropiani. Shqipëria ka luajtur kundër Moldavisë për herë të parë më 29 mars 1995, kohë kur skuadra kuqezi fitonte me rezultatin 3-0 në Tiranë, ndërsa më 7 qershor të po atij viti, kuqezinjtë fitonin ndaj Moldavisë në transfertë me rezultatin 2-3.

Pas shumë vitesh mungesë, takimi i radhës për kuqezinjtë me Moldavinë ishte në 15 gusht 2012, ndeshje e luajtur në Tiranë dhe mbyllur me rezultatin 0-0. Aktualisht, Shqipëria dhe Moldavia kanë nga tre pikë në Grupin H, pasi të dyja kanë fituar vetëm një përballje në tre ndeshje, atë kundër Andorrës.

Megjithatë, kuqezinjtë kanë golavarazh më të mirë se moldavët, pasi skuadra e  drejtuar nga Edy Reja ka shënuar tre gola me po kaq të pësuar, ndërsa Moldavia ka shënuar 2 dhe ka pësuar 8 në tre ndeshjet e para aleminatore. Arbitri kryesor i takimit do të jetë Ville Nevalainen nga Finlanda, i cili do të asistohet nga katër kolegë të tij po nga Finlanda.

Edy Reja u shpreh të hënën pasdite se skuadra ka të gjithë potencialin për ecur para, teksa ende ka dilema për formacionin. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se në repartin e sulmit do të ketë ndryshime, në emra dhe skemë, pasi në ndeshjen e humbur ndaj Islandës, kombëtarja kuqezi vuajti shumë në nxjerrjen e topave drejt portës.

Fëmijët shqiptarë “trembin” Vuçiç: Serbët do shuhen si popull

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka cituar disa nga statistikat e OKB në lidhje me numrin e lindjeve dhe vdekjeve në shtete të ndryshme në botë.

Sipas Vuçiç, statistikat tregojnë se populli serb po tkurret dita ditës, ndërsa shqiptarët po rriten vazhdimisht dhe me këtë ritëm në vitin 2100 shqiptarët do të jenë dy fish më shumë në Ballkan dhe më shumë se serbët.

“Në vitin 2100 të jemi dyfish më pak se shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. Për të pasur një rritje pozitive natyrore të serbëve në 30 vitet e ardhshme, nevojitet që gratë të lindin prej një mesatare rreth 3.2 fëmijë. Nëse nuk merren këto masa, atëherë Serbia përveç që nuk do të mund të flasë për Kosovën, nuk do të mund të flasë më as për mbijetesën e serbëve që jetojnë në Serbi.” ka thënë Vuçiç

Skip to toolbar