Fajon: BE po i bën padrejtësi Kosovës për vizat

Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se BE është duke i bërë padrejtësi Kosovës që nuk po miraton ende liberalizimin e vizave për qytetarët e saj. Fajon e ka cilësuar të papranueshme që Bashkimi Evropian nuk e ka marrë ende këtë vendim, pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

“Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën, pasi pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve të nevojshme nuk po ua heq vizat qytetarëve të saj”, është shprehur Fajon, e cila ka premtuar se do të vazhdojë të bëjë presion tek institucionet e BE-së deri në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ashtu siç u është premtuar atyre.

“Më vjen keq që konkluzionet e fundit të Këshillit ishin shumë më pak premtuese e konkrete sesa propozimet fillestare sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Është e papranueshme që pavarësisht kushteve të përmbushura Këshilli ende nuk ka arritur të japë dritën e gjelbër për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në rolin tim si raportuese e Parlamentit për liberalizimin e vizave do të vazhdoj të luftoj për Kosovën dhe do të vazhdoj të ushtroj presion ndaj shteteve anëtare për të ofruar atë që është premtuar”, ka deklaruar Fajon për “Zërin”.

Tanja Fajon konfirmon karrigen e saj në Parlamentin Europian

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon përmes një reagimi në Twitter ka konfirmuar ulësen e saj edhe për një tjetër 5 vjeçar në Parlamentin Europian.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019. Ju më keni dhënë një vlerësim të madh, jam e vetëdijshme gjithashtu për përgjegjësitë e jashtëzakonshme dhe premtoj se do të vazhdoj të punoj shumë për Slloveninë dhe për të gjithë ne për një Bashkim Europian më të mirë.” -shkruan Fajon

Eurodeputetja Fajon është edhe raportuesja për Kosovën në PE.

Skip to toolbar