Aksident në Thumanë, 4 të plagosur në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e të hënës në Thumanë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, janë plagosur rëndë katër persona. Mësohet se tre të nga të plagosurit kanë qenë duke udhëtuar në njërin prej mjeteve të aksidentuara, ndërsa tjetri është shoferi i makinës tjetër.

Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për  të marrë ndihmë mjekësore. Përplasja e mjeteve ka qenë e fortë, pasi makinat janë dëmtuar rëndë.

Një prej mjeteve është përmbysur  në rrugë, ndërsa mjeti tjetër ka përfunduar jashtë rruge. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.

Aksident në Elbasan, makina përfundon në lokal, plagosen katër persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në unazën jugore të qytetit të Elbasanit, ku si pasojë e tij kanë mbetur të plagosur katër persona. Sipas njoftimit të policisë së Elbasanit, mësohet se një mjeti tip “BMV” me drejtues shtetasin I.D. është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtuesin A.K.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi me stacionin hekurudhor të qytetit, ku një nga mjetet ka përfundur në verandën e një bar-kafe në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda për jetën e të lënduarëve në aksident.

“Në unazën e qytetit Elbasan, pranë stacionit të trenit, mjeti tip ” BMV” me drejtues shtetasin I.D., është përplasur me mjetin tip ” Ford” me drejtues shtetasin A.K”.

Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit,  jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-thuhet në komunikatën e policisë.

Përgjaken rrugët në mëngjes, 4 të plagosur në Bulqizë, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë në segmentin e Qafës së Buallit. Mësohet se një fuoristradë ka dashur të parakalojë një kamion por drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë me shpejtësi nga rruga. Si pasojë 4 persona janë plagosur, dy madje janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar me helikopter në Tiranë, për t’u mjekuar në spitalin e Traumës.

Ndërsa dy të tjerët ndodhen në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton në zbardhjen e plotë të aksidentit.

Skip to toolbar