Turqia arreston 100 të dyshuar si terroristë

Terroristët e dyshuar si anëtarë të milicëve xhihadistë të IS-it janë arrestuar në një aksion të shtrirë në të gjithë Turqinë. Shumë vetë vijnë nga Iraku. Në aksion morën pjesë qindra policë turq.

33 të dyshuar janë arrestuar vetëm në provincën e Ankarasë, raportoi agjencia e lajmeve, Anadolu. Këta persona janë irakianë, mes tyre ndodhen edhe dy sirianë dhe një maroken. Mjaft të dyshuar të tjerë si terroristë të IS-it janë kapur në provincën Batman, Kayseri dhe Adana.

Ky aksion i shtrirë në të gjithë Turqinë ka kërkuar një angazhim të madh të forcave policore. Vetëm në aksionin në Batman, në juglindje të vendit kanë marrë pjesë 400 policë. Që javën e kaluar, policia turke me një aksion të gjerë arrestoi 20 të dyshuar të IS-it në Stamboll. Që nga Nata e Vitit të Ri 2017 në klubin e natës “Reina” policia ka pasur në fokus ndjekjen e terroristëve. Në atentatin në “Reina” Natën e Vitit të Ri humbën jetën 39 vetë. IS-i pranoi përgjegjësinë për atentatin në Stamboll.

Turqia në muajt e fundit ka përforcuar përpjekjet për të dëbuar edhe milicë të IS-it dhe përkrahësve të tyre në vendet nga vijnë. Edhe milicë gjermanë të IS-it do duhet të kthehen në Gjermani. Pak para krishtlindjeve, Turqia dëboi një person të dyshuar të IS-it në Gjermani.

Qeveria në Ankara akuzon vendet europiane si Britania e Madhe dhe Holanda, se po i ikin përgjegjësisë, duke u hequr nënshtetësinë milicëve të IS-it dhe duke mos pranuar kthimin e tyre. Ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu deklaroi së fundmi, se Turqia “nuk është hotel për këdo anëtar të Daesh”. Në arabisht “Daesh” përdoret për organizatën terroriste IS./DW/

Paralajmërimi i ekspertëve: Perëndimi po krijon një “inkubator” të ri terrorist

Tetëmbëdhjetë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, zyrtarët e luftës kundër-terrorizmit paralajmërojnë se koalicioni po ndihmon që historia të përsëritet.

Një grup prej 13 ish-zyrtarësh, përfshirë dy ish-drejtorë të Qendrës Kombëtare amerikane Kundër-Terrorizmit, ish-drejtori i Operacioneve të Kundër-Terrorizmit në MI6-ën e Britanisë dhe ish-i dërguari amerikan i koalicionin që kishte në shënjestër grupin terrorist të Shtetit Islamik, publikuan të martën vonë një letër të hapur duke kërkuar nga vendet perëndimore që të ndalojnë injorimin e të arrestuarve në Siri dhe Irak.

“Ne kemi dëshmuar për ngritjen e dhunshme të al-Kaedës, grupit Taliban dhe ISIS-it”, shkruajnë ata. “Kemi studiuar kushtet që i kanë dhënë mundësinë këtyre grupeve dhe i kanë lejuar ata të rriten fuqishëm. Shohim se disa nga këto kushte kanë lindur sërisht”, thuhet gjithashtu në letër.

Në veçanti, zyrtarët përqendrohen në kampin al-Hol në veri-lindje të Sirisë, ku ndodhen rreth 70 mijë njerëz të zhvendosur gjatë luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it.

Sipas të dhënave të përpiluara nga organizata “Human Rights Watch” rreth 11 mijë persona mendohet të jenë gra e fëmijë të lidhur me luftëtarë të dyshuar të ISIS-it.

Megjithë kërkesat e përsëritura nga zyrtarët amerikanë, shumë vende evropiane nuk kanë treguar gadishmëri t’i marrin shumë prej tyre.

Ish-zyrtarët e kundër-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare e quajnë këtë një gabim.

“Ky qëndrim “i shmangies së përgjegjësisë” do të krijojë rrezik edhe më të madh në të ardhmen”, shkruajnë ata. “Refuzimi i shtetësisë nga vendet e tyre do t’u forconte ndjenjën se janë në të vërtetë qytetarë të Shtetit Islamik, duke i përgatitur potencialisht për të formuar bazat e një ringjalljeje në të ardhshen”./VOA/

“Lidhje me terroristët kurd”, Turqia arreston tre kryetar bashkish

Turqia ka nxjerr me forcë nga zyra tre kryetar bashkie, të zgjedhor në votimet e marsit, të cilët sipas shtetit turk akuzohen për përhapjen e “propogandës terroriste” dhe “financimit të terrorizmit”. Sipas mediave ndërkombëtare, mësohet se gjatë të hënës, forcat e ushtrisë dhe xhandarmërisë në Turqi, kanë nxjerr nga zyrat tre kryetar bashkie, që i përkasin Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Operacioni i ushtrisë turke përfshiu 29 provinca në të gjithë Turqinë. Kryetarët e arrestuar i përkasin provincave në Dijarbakir, Mardin dhe Van, të cilët siguruan shumicën e votave në zgjedhjet e marsit, në zonat me popullsi që i përket minoritetit Kurd.

“Përmes hetimeve gjyqësore dhe administrative, ministria jonë pezulloi kryetarët e komunave, të cilët u identifikuan dhe u provuan se ishin të lidhur me organizata terroriste”, ka thënë Ministria e Brendshme turke në një deklaratë për shtyp. Kryetari i Bashkisë së Dijarbakirit, Selcuk Mizrakli, tha se masa e qeverisë turke “shpërfill vullnetin e popullit”, njoftoi agjensia e lajmeve AFP.

Nënkryetari i Partisë laike Republikane Popullore (CHP), Ozgur Ozel, shkruajti në Tëitter: “Edhe një herë AK (partia në pushtet) zgjodhi fashizmin në vend të demokracisë.” Në qershor, AK Parti pësoi humbje në qytetet kryesore të Turqisë, duke humbur kontrollin e Stambollit pas një përsëritje të zgjedhjeve për kryetarin e qytetit, që ishte një goditje të fortë për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Roma në alarm për sulme terroriste, policia në “gjueti” të një siriani

Kryeqyteti italian, Roma, është ngritur në këmbë për shkak të një alarmi për sulme terroriste ndërsa policia është vënë në kërkim të një shtetasi sirian 27-vjeçar.

Në një përgjim telefonik, i riu sirian është dëgjuar të thotë: “nesër në Romë do të shkoj në parajsë”.

Policia ka ndërmarrë hetime të fshehta ndaj pothuajse të gjithë shtetasve sirianë që jetojnë atje. Ndërkohë që Komiteti i Analizës Strategjike Anti-Terroriste është mbledhur dhe ka bërë një analizë më të thellë të kërcënimit në fjalë. Mediat italiane shkruajnë se Shtabi i Policisë së Romës ka dërguar në të gjitha departamentet “një raport shumë urgjent për gjetjen” e një subjekti me dy identitete të ndryshme, në të cilën ishte bashkangjitur fotografia.

Fotografia e shpërndarë nga policia tregon një të ri me mjekër, të lindur në Siri më 5 maj 1991. Një imazh i fotografuar në “Pariser Platz”, përpara Portës së Brandenburgut në Berlin. Një zgjedhje simbolike ndoshta. I njëjti qytet ku në 2016 Anis Amri, një 25 vjeçar tunizian, rrëmbeu një kamion dhe kaloi mes përmes turmës së njerëzve duke i shtypur dhe duke i marrë përpara në tregun e Krishtlindjeve, si pasojë mbetën 12 persona të vdekur dhe 56 të plagosur. Amri u gjet dhe u vra në Itali, në “Sesto San Giovanni” në Milano, ndërsa po kërkonte kontaktet e një rrjeti të pretenduar të mbështetësve ekstremistë. Ndoshta janë po të njëjtat grupime që mund të mbështetesin të dyshuarin sirian.

Skip to toolbar