“Lidhje me terroristët kurd”, Turqia arreston tre kryetar bashkish

AKTUALITET


Turqia ka nxjerr me forcë nga zyra tre kryetar bashkie, të zgjedhor në votimet e marsit, të cilët sipas shtetit turk akuzohen për përhapjen e “propogandës terroriste” dhe “financimit të terrorizmit”. Sipas mediave ndërkombëtare, mësohet se gjatë të hënës, forcat e ushtrisë dhe xhandarmërisë në Turqi, kanë nxjerr nga zyrat tre kryetar bashkie, që i përkasin Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Operacioni i ushtrisë turke përfshiu 29 provinca në të gjithë Turqinë. Kryetarët e arrestuar i përkasin provincave në Dijarbakir, Mardin dhe Van, të cilët siguruan shumicën e votave në zgjedhjet e marsit, në zonat me popullsi që i përket minoritetit Kurd.

“Përmes hetimeve gjyqësore dhe administrative, ministria jonë pezulloi kryetarët e komunave, të cilët u identifikuan dhe u provuan se ishin të lidhur me organizata terroriste”, ka thënë Ministria e Brendshme turke në një deklaratë për shtyp. Kryetari i Bashkisë së Dijarbakirit, Selcuk Mizrakli, tha se masa e qeverisë turke “shpërfill vullnetin e popullit”, njoftoi agjensia e lajmeve AFP.


Nënkryetari i Partisë laike Republikane Popullore (CHP), Ozgur Ozel, shkruajti në Tëitter: “Edhe një herë AK (partia në pushtet) zgjodhi fashizmin në vend të demokracisë.” Në qershor, AK Parti pësoi humbje në qytetet kryesore të Turqisë, duke humbur kontrollin e Stambollit pas një përsëritje të zgjedhjeve për kryetarin e qytetit, që ishte një goditje të fortë për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.




Skip to toolbar