May: Po largohem krenare dhe e zhgënjyer

Kryeministrja britanike në largim, Theresa May, tha se do të largohet nga pozita këtë muaj, me një përzierje krenarie dhe zhgënjimi, pasi dështoi në premtimin e saj qendror, për të udhëhequr vendin në procesin e Brexit-it apo daljes nga Bashkimi Evropian.

May, e cila dështoi të bind parlamentin për të votuar marrëveshjen e negociuar me Bashkimin Evropian, tha se ajo nënvlerësoi opozitën e ligjvënësve.

“Kishte momente kur isha ulur këtu dhe mendoja se do të kisha dashur që Brexit-i të ndodhë, do të doja që t’ia kishim dalur ta menaxhojmë atë proces”, deklaroi May.

Kryeministrja britanike, Theresa May, u detyrua të dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Konservatore, dhe rrjedhimisht nga detyra e kryeministres, pasi ligjvënësit britanikë kundërshtuan në masë të madhe, çdo marrëveshje për modalitetet e daljes së vendit nga BE-ja. Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe pritet të shpallet më 23 korrik./REL/

Haradinaj takon Theresa May: I kërkova mbështetje për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar gjatë Samitit të Poznanit në Ploni, kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. Nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj shprehet se i ka kërkuar mbështetjen e Britanisë Znj.May, për finalizimin e dialogut me Serbinë.

“Takim bilateral me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May, në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë. Kryeministren May e njoftova për zhvillimet politike në Kosovë, duke shprehur vendosmërinë tonë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dyja vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj.

Gjithashtu, Kryeministri kosovar shprehet se i ka shprehur mirënjohjen Britanisë së Madhe, si vend që ka dalë kundër idesë së ndryshimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosoës.

“Falënderova Kryeministren May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë”, përfundon Haradinaj njoftimin e tij në Facebook.

Çështja Skripal, Anglia dhe Rusia gati të “thyejnë akujt”

Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia po shqyrtojnë mundësin për një rikthim në marrëdhnie diplomatike normale midis tyre, duke përfshirë edhe një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Theresa May në samitin e udhëheqësve të G20 që do të zhvillohet në Japoni në fund të këtij muaji, shkruan The Guardian këtë të diel pasdite.

Nëse ky takim do të zhvillohet, do të ishte takimi i parë në këtë nivel që nga helmimi i ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, të cilët u helmuan në mars të vitit të kaluar në Britani. Ky episod bëri që Mbretëria e Bashkuar të dëbonte 23 diplomatë rusë nga vendi, ndërsa me të njëjtën gjuhë u përgjigj dhe Rusia.

Megjithatë, asnjë takim nuk do të ndodhte mes dy udhëheqësve nëse dy palët nuk do të siguroheshin më parë për një takim produktiv dhe një axhende të përbashkët të arritshme. Britania mbetet e sigurtë se shteti rus ishte përgjegjës për helmimin e Skripal, bazuar në informatat e ofruara nga Porton Down, qendra kërkimore e armëve kimike të qeverisë.

Ndonëse qeveria ruse është distancuar nga kjo ngjarje, dhe ia ka kaluar si përgjegjësi agjencive të spiunazhit, presidenti Vladimir Putin ka bërë shpesh deklarata që të bëjnë të dyshosh se ai ka dijeni për gjithçka. “Ai ishte agjenti juaj jo i yni. Kjo do të thotë që ka spiunuar kundër nesh dhe është e vështirë për mua të them se çfarë ka ndodhur me të më pas”, tha ai.

Ka qenë nder t’i shërbej vendit! Theresa May dorëhiqet me lot në sy

Theresa May shpërtheu në lot mëngjesin e sotëm teksa lexoi dorëheqjen e saj nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe. Ajo u shfaq shumë e emocionuar kur lexoi dorëheqjen e saj në Downing Street pas një takimi  që zhvilloi me Graham Brady. Presioni për të dhënë dorëheqjen ka qenë i vazhdueshëm, pasi deputetët janë shprehur kundër planit të saj për Brexit, madje e kanë akuzuar për dështim. Që nga janari, Parlamenti ka hedhur poshtë marrëveshjen e saj të largimit nga BE dhe presioni ndaj saj është shtuar.

“Kam bërë më të mirën. Kam bërë gjithçka. Është dhe do të mbetet një keqardhje e madhe për mua që nuk isha në gjendje të bëja Brexit”, u shpreh May.

Ajo deklaroi se do të qëndrojë në postin e kryeministres deri në datën 7 qershor.  Ajo tha se ka qenë nder i jetës së saj të mbante këtë post, ndërsa uroi që ajo të mos jetë kryeministrja e fundit grua.

Skip to toolbar