Sherr me thika në lokal, vritet i riu

Përplasja në një lokal mes dy grupeve të rinjsh ka përfunduar me bilanc tragjik, ku një 29-vjeçar është vrarë me thikë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, ndërkohë që policia ka vënë në pranga protagonistët nga të dy kampet e konfliktit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës në orët e para të së martës, ku katër të rinjtë e përfshirë në konflikt, nga dy vëllezër secila palë, mësohet se kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre.

Burimet policore thanë se protagonistët kanë pirë alkool gjer në orën 3 të mëngjesit të së martës dhe më pas janë përfshirë në një konflikt banal, ku kanë përdorur thika e mjete të forta duke kthyer “festën” në tragjedi që mori jetën e 29 vjeçarit Dukagjin Plaku.

Sipas të dhënave policore, mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati me njëri-tjetrin, për motive të paqarta, ku 29-vjeçari i identifikuar si Dukagjin Plaku është qëlluar me thikë, e për pasojë ka humbur jetën në spital. Në sherr janë përfshirë 4 anëtarë të dy familjeve. Fillimisht ka qenë vëllai i viktimës, Q.P, 24 vjeç që ka plagosur  24-vjeçarin M. H. Më pas ky i fundit në shenjë hakmarrje, ka marrë vëllain e tij dhe ka goditur me thikë 29-vjeçarin, ku gjeti dhe vdekjen.

Policia njofton se ka arrestuar dy vëllezërit, J.H. dhe M. H banues në fshatin Sllatinë dhe vëllain e viktimës, të përfshirë në konflikt Q.Plaku.

Sherr me thika në Vlorë, një i plagosur

Një person është plagosur me thikë pas një sherri në orët e para të ditës së mërkurë dhe ka përfunduar me plagë në spital. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike.

I plagosuri ka mbërritur në spitalin e Vlorës në orën 04:30.

Policia pritet që të marrë dëshminë e të plagosurit për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar autorët.

Grabitet dhe plagoset gjinekologu në Librazhd

Me thika në duar grabitësit kanë hyrë me dhunë në banesën e gjinekologut Kujtim Albrahimi në Librazhd dhe përveçse kanë vjedhur një shumë parash, kanë plagosur gjinekologun dhe bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Librazhdit, ndërkohë që në banesë kanë qenë vetëm çifti i bashkëshortëve Albrahimi.

Grabitësit kanë marrë një sasi prej 10-12 milion lekësh të vjetra si dhe disa bizhuteri.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të grabitjes.

Qëllohet disa herë me thikë 20-vjeçari në Përmet, dy persona në pranga

Një ri 20 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë nga një sherr me thika në Përmet. Policia njofton se ka arrestuar dy persona për ngjarjen, ndërsa i plagosuri është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të arrestuarit janë A.Z. 25 vjeç dhe M.A. 26 vjeç, banues në Përmet.

Ata akuzohen se goditën  disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit V.Xh. 20 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.

Skip to toolbar