Tirana me dy teatro kombëtar, Rama: Do mbështesim projektet e Veliajt

Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar të Erion Veliajt në krye të bashkisë së Tiranës, kryeqyteti pritet të jetë përsëri një kantier ndërtimi. Të paktën kështu la të kuptohet gjatë fjalës së tij Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se qeveria do të mbështesë zbatimin e disa projekteve madhore në kryeqytet, si rikonstruksioni i Piramidës, ndërtimi i kampusit të ri universitar, ndërtimi i teatrit të ri kombëtar për fëmijët, kopshtin zoologjik etj.

“Piramida që do hapet, kampusi i ri universitar që  do ndërtohet brenda këtij mandati të sapo nisur sot, teatri tjetër kombëtar për fëmijët pas këtij për të rriturit, kopshti i ri zoologjik, unaza e madhe ajo që shtrihet përtej unazës së re dhe lidhet me Bregun e Lumit, parku olimpik që duhet të plotësohet sheshi Nënë Tereza që do të këmbësohet dhe ndërtesa e re e akademisë së arteve. Nuk do shembin këtë që është, por pjesa plotësuese që asaj i ka ardhur fundi u ndërtua në komunizëm por nuk është më. Biblioteka kombëtare, rrjeti i ri i agroturizmit”, tha Rama.

Rama gjithashtu ka bërë një paralelizëm të ndërtimit të shkollave dhe kopshteve gjatë kohës që Tiranën e drejtonte Lulzim Basha, dhe gjatë mandatit të parë të Erion Veliajt.  “Nga 0 shkolla ndërtuam 5 të reja. 17 të tjera janë në proces me arkitektë ndërkombëtarë, projekt i përbashkët me PPP ku do të ketë 30 nxënës në klasa dhe vetëm një turn.  Nxënësit u bënë për turn të tretë, para 4 vjetësh në kohën e Bashës, por ishin vështirësisht të numërueshëm. Brenda 3 vjetësh do ndërtohen dhe shlyerja do bëhet në një kohë sa ta përballojë buxheti i shtetit. 9 kopshte në kohën e Bashës, me 36 të tilla sot. 7 çerdhe “dje” me 28 të tilla “sot” dhe jo kopshte si ato ku çdo javë plaste një skandal mbi ushqimin problematik. Nga 0 biblioteka me “sot” 7 të tilla”, tha Rama.

Ndahet nga jeta ish- trajneri Fatmir Frashëri

Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër personalitet, Fatmir Frashërin, që ka shkruar emrin në historinë e klubeve shqiptare si futbollist dhe trajner i Tiranës. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë klubi i Tiranës, ekip me të cilin Frashëri ka pasur të lidhur gjithë karrierën e tij sportive në futboll. “Është ndarë sot nga jeta Fatmir Frashëri, një nga ikonat e familjes bardheblu. Ish futbollist, trajner dhe pjesë e rëndësishme e historisë së klubit. Tirana i gjendet pranë familjes Frashëri në këto momente të vështira. Homazhet do të mbahen nesër, nga ora 12:30-14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, shkruhet në njoftimin e klubit bardheblu.  Famtir Frashëri lindi në 3 prill të vitit 1941 n Tiranë. Karrierën sportive e nisi me të rinjtë e klubit bardheblu në vitin 1957, me të cilët luajti një vit si mbrojtës i djathtë. Një vit më vonë, Frashëri grumbullohet në ekipin e parë të Tiranës (aso kohe 17 Nëntori), duke luajtur deri në vitin 1962.

Më pas, ai aktivizohet për dy sezone me Partizanin, duke u rikthyer përsëri në vitin 1964 te 17 Nëntori, ekip me të cilin do të mbyllte dhe karrierën sportive si futbollist në vitin 1972. Nga viti 1963 deri në vitin 1970, Fatmir Frashëri është grumbulluar rregullisht me ekipin kombëtar, me të cilin ka luajtur 12 ndeshje. Më pas, Frashëri nis karrierën si trajner, duke marrë drejtimin e Tiranës nga  viti 1975 deri në vitin 1980. Më pas ai drejton disa ekipe si Naftëtari, Besa dhe Dinamo, për tu rikthyer përsëri si trajner i Tiranës në vitin 1990.91, 1993/94 dhe 2003.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një reagim për ndarjen nga jeta të Fatmir Frashërit, shprehet “Familja Frashëri, që i dha aq shumë personalitete kombit tonë në të gjitha fushat, natyrisht që do t’i jepte një gjigand edhe në fushën e blertë por edhe si trajner. Si lojtar, trajner e President dinjitoz i Tiranës, Fatmiri ynë i dashur do të mbahet mend përjetë për virtuozitetin dhe talentin e rrallë, aq sa me të drejtë për të thuhet se nuk ishte futbolli që e bëri të madh, por ishte pikërisht ai që i dha kuptim këtij sporti si rrallëkush, duke qenë njëherësh sportist i dalluar dhe intelektual i spikatur”, shkruan Meta ndër të tjera.

Veliaj: Bulevardi ‘Zogu i Parë’ do kthehet një zonë komerciale

Bulevardi ‘Zogu i Parë’ do kthehet në zonë komerciale tha kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë prezantimit të projekteve për 4 vitet e ardhshme, në mbledhjen e Këshillit Ekonomik. Veliaj tha se një nga zonat që do të marrë zhvillim është Bulevardi “Zogu i Parë”.  Përveç rikonstruksionit, rruga do të kthehet në një zonë ku lokalet dhe firmat e njohura të modës do të kenë filialet e tyre, për ta kthyer në zonë të ngjashme me rrugët komercialet në qyteteve të ndryshme të Europës.

Duam ta kthejmë në një distrikt shopping-u, kjo është arsyeja pse duam të fillojmë investimin, që mos të dallojë cilësia nga sheshi “Skënderbej” deri te Bulevardi i Ri, ku ka qenë stacioni i trenit. Tirana ka shumë atraksione në qendër, por nuk ka mjaftueshëm hapësira këmbësore, ku ti bën shooping dhe kalon kohë, ke të gjithë restorantet. Duam që i gjithë “Zogu i Parë” të kthehet në një hapësirë të tillë komerciale, tërheqëse. Kush është në ato linja biznesi, si restorantet apo dyqanet e modës, do t’ju këshilloja sa s’ka filluar investimi, ky është momenti ideal për të investuar tek Zogu i Parë, duke qenë se duam ta punojmë me një cilësi të jashtëzakonshme atë investim. Në fakt, o do ta bëjmë siç duhet, që të jetë aty 100 vjet, ose nuk do të bëjmë më arna në këtë qytet.” – tha Veliaj

Një tjetër nismë do jetë edhe krijimi i Zonës së Lirë Ekonomike. Veliaj tha se procesi i aplikimit pranë qeverisë shqiptare është në përfundim dhe shumë shpejt do t’i hapet drita jeshile nisjes së punës për këtë projekt zhvillimor të biznesit. Po ashtu, ai foli edhe për projektin tjetër, krijimin e tregut të ri agro-ushqimor, i cili po ashtu ndikon pozitivisht te biznesi dhe fermerët. Unaza e re, zgjerimi i Lanës dhe përfundimi i Bulevardit të Ri janë tre projektet e tjera të Bashkisë së Tiranës për 4 vitet në vijim.

Tirana një hap para rivalëve, prezanton dy lojtarë të rëndësishëm për sezonin e ri

Tirana ka nisur punën për sezonin e ri, duke firmosur me dy lojtarë, nga më të mirët në kampionatin tonë. Bëhet fjalë për argjentinasin Agustin Torasa dhe brazilianin Elton Cale, të dy futbollistë që sezonin e shkuar luajtën me Flamurtarin.

Me argjentinasin, skuadra bardheblu ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Ai do të bashkohet me ekipin bardheblu në fillim të muajit tjetër, kohë kur skuadra do të nis përgatitjet për sezonin e ri.

Ndërkohë, mesfushori Elton Cale ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me ekipin bardheblu, duke u bërë një nga afrimet më të rëndësishme për skuadrën, që edhe sezonin e ri do të drejtohet nga Ardian Mema.

Elton Cale është ish-futbollist i Flamurtarit sezonin e shkuar, ekip me të cilin u aktivizua shumë pak për shkak të problemeve gjyqësore që pati mes Flamurtarit dhe Kukësit, ndërsa tani pritet që braziliani të japë kontributin e tij për përmbushjen e objektivave të Tiranës.

Më herët, Tirana njoftoi zyrtarisht edhe nënshkrimin e kontratës së re me trajnerin Ardian Mema, i cili do të vijojë të drejtojë për një vit skuadrën bardheblu.

Tashmë pritet që në skaudër të ketë afrime të tjera, teksa ende nuk janë bërë të ditur lojtarët që do të largohen nga klubi, të cilët nuk janë në planet e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Veliaj: Basha nuk rregulloi dot as lagjen e tij, nuk rregulloi një rrugë

Në vijim të fushatës së tij elektorale nga njësia 8, Erion Veliaj, i cili garon për një mandat të dytë në krye të Bashkisë Tiranë ka folur për transformimin e zonës së Selvisë dhe shpëtimit të Vojo Kushit, nga bingot dhe bastet që kishin mbirë si kërpudhat.

“Basha nuk arriti dot të rregullonte dot as lagjen e tij” tha Veliaj gjatë takimit më banorët, ndërsa u parashtroi atyre punë që bashkia ka bërë në këto 4 vite.

“Jemi te zemra e Tiranës, në një vend transformues, por jemi te lagjja e Lulit, i cili s’kishte asfaltuar as rrugicën e lagjes së tij. Nuk kishte mbjellë një pemë te lagjja e vet. Selvia ishte këtu edhe në kohën e Lulit, por u lirua vetëm nga Partia Socialiste. Kurse deputetët e Lulit dhe Monës erdhën që të mbronin zaptimin e Selvisë, të cilët në fakt ishin pronarë të zaptimit.” – tha Veliaj

Majko uron Kosovën dhe ngacmon Brnabiç: Përshëndetje nga një barbar i zbritur nga pylli

Në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Luftën e Kosovës, ministri shqiptar për diasporën, Pandeli Majko ka postuar një urim në facebook, por edhe ka ngacmuar kryenistres serbe, Brnabiç. Pak ditë më parë ajo i quajti shqiptarët njerëz të zbritur nga mali e të dalë nga pylli me të cilët s’merresh dot vesh.

Ndërsa Majko e mbyll urimin për Kosovën me fjalinë: “Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”, duke cituar me humor kryeministren serbe.

“Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në ditë të vështira. Presidenti Klinton dhe Zonja Ollbrajt së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe Toni Bler janë ndër protagonistët kryesorë të cilët shënuan kthesën e historisë për shqiptarët.

Ata që dhanë jetën vlen të kujtohen me peshën e heshtjes së lirisë. Të gjithë ne të tjerët bëmë veç detyrën. Ta gëzosh lirinë Kosova ime.

Të përshëndet nga Tirana një nga “barbarët e zbritur nga pylli”, shkruan Majko.

Në këtë përvjetor të 20 të Luftës së Kosovës ndjek me dëshirë e mall mbritjen në Prishtinë të miqve të shqiptarëve në…

Gepostet von Pandeli Majko am Dienstag, 11. Juni 2019

Mashtrim dhe falsifikim parash, Interpol arreston dy të dënuar për llogari të drejtësisë shqiptare

Interpol Tirana në bashkëpunim me homolohët britanikë dhe belg, ka bërë ekstradimin e dy personave nga këto dy shtete, për llogari të drejtësisë shqiptare. Sipas një komunikate të Policisë së Shtetit, këtë të premte është bërë ekstradimi i shtetasit Kreshnik Kule, 35 vjeç, i cili është ndaluar në Belgjikë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ky shtetas, është akuzuar me 10 vjet burg për veprën penale “Mashtrim”.

“Interpol Tirana, Estradohen  nga Londra dhe Belgjika dy shtetas  të kërkuar për vepra penale në fushën e krimit ekonomik e financiar. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit  Kreshnik Kule, 35 vjeç. Shtetasi Kreshnik Kule është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, pas informacioneve të dërguara nga  Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, shkruhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

Ndërsa shtohet se në vitin 2008 ky shtetas ka mashtruar një tjetër person duke i marrë shuma të konsiderueshme parash. “Ky shtetas në bashkëpunim me të atin, në vitin 2008 kanë mashtruar një shtetas shqiptar dhe i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash (rreth 30.000 $)  duke i premtuar që do të mundësonin dërgimin e tij dhe të familjes së tij në Kanada”.

Sakaq, nga Londra drejt Shqipërisë është ekstraduar dhe një tjetër shtetas, me inicialet S.P., 40 vjeç i lindur në Fier. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit ky shtetas është ekstraduar pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Fierit me masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave”.

Po nga Specialistët e Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S.P. 40 vjeç, lindur në Fier. Shtetasi S.P. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier në Mars të vitit 2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikim monedhash”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, ose vizave”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi  dhe ekstradimit i tij nga Britania e Madhe drejt vendit tonë”, përfundon komunikata e Policisë së Shtetasit.

Punimet në rrjet, 9 zonat e Tiranës që do kenë shkëputje të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se për shkak të disa ndërhyrjeve në rrjet disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike.

Si pasojë e investimit në kabinat elektrike, në datën 5 qershor, do të ketë shkëputje të energjisë në disa zona të Tiranës përkatësisht:

09:00-16:00 kufizime në rrugën “Gjergj Legisi” dhe rrugën “Besim Fagu” pranë rrugës “5 Maji”

11:00-14:00 kufizime në rrugën “Gjon Kastrioti” dhe rrugën “Lord Bajron”

09:00-15:00 kufizime në rrugën “Thoma Filipeu”, rrugën “Idriz Dollaku”, rrugën “Arkitekt Sinani”, rrugën “Mihal Grameno” dhe rrugën “Todi Shkurti”

Pesë ekipe liçensohen nga Superliga për Europën

Partizani, Kukësi, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu (që mbetet në pritje të vendimit të CAS), janë klubet e liçensuara nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe që mund të luajnë sezonin e ardhshëm në kupat e Europës. FSHF ka treguar ditën e sotme se vetëm katër nga nëntë klubet që e mbyllën sezonin e rregullt në Superligë, kanë marrë liçensën nga komisioni përaktës.

Në fakt, Tirana, Flamurtari dhe Luftëtari nuk janë liçensuar për shkak të problemeve financiare që kanë këto klube, duke nisur me atë kryesorin, likuiditetin e pagave të lojtarëve dhe stafeve përkatëse.

Tani pritet vendimi i CAS, që del këto ditë, për të parë nëse Skënderbeu do të ketë mundësi të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm, apo vendin e tij do e marrë Laçi. Një nga këto dy ekipet, edhe pse nuk arritën nga kampionati të kapnin një vend në kupat e europës, përfitojnë nga Kukësi, që të dielën fitoi Kupën e Shqipërisë.

Skuadra verilindore merr pjesë nga kampionati në Europa League, çka do të thotë se vendi i mbetur vakant për të marrë pjesë në kupat e europës si fituese e kupës, i shkon pikërisht Skënderbeut ose Laçit.

Erion Veliaj, opozitës: S`binden qytetarët duke dhunuar qytetin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që rikandidon për një mandat të dytë, Erion Veliaj, ka prezantuar këtë të hënë kandidatët për këshilltar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë fjalës së tij, Veliaj, duke iu referuar protestave të opozitës dhe dhunës së ushtruar gjatë tyre, tha se himni i Tiranës nuk është dhuna, por puna.

Një nga gjërat që kemi bërë mirë në këtë qytet, është se pavarëisht se kemi tolerancë të madhe ne huk lejojmë kurrë që dhuna, prishja, dhe ndotja të kthehen në himnin e qytetin tonë. Himni i qytetit tonë është puna, puna, puna”, tha Veliaj.

Më pas në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës, ka bërë disa falënderime për punonjësit e pastrimit të qytetit, të cilët dje, ndonëse duhet ta kishin pushim, punuan për të pastruar qytetin pas protestës.

“Dua qe edhe sot të falenderoj publikisht të gjtihë ata që në një ditë normale, në një vnd normal, dhe në një qytet normal, dje duhet ta kishin ditë pushimi. Dje nuk do ishim duke pastruar bojën nga muret e Tiranës, nuk do ishin duke pastruar plehrat, apo nuk do ishin duke mbleddhur pemët e shkulura apo çdo gjë që digjet në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Në fund, Erion Veliaj tha se opozita nuk ka aftësi të bind qytetarët për ta votuar, ndaj ka zgjedhur të rekrutojë 200 rrugaçë me kapuç në kokë për të dhunuar Tiranën.

Kur nuk ke autoritet të bindesh tek kauza jote deputetët që janë te lista në pritje, dhe kur shkojnë i marrin të gjithë mandatet, çfarë fuqie ke me bind dikë tjetër që s’është fare i partisë tënde. Patjetër mund të rekrutosh 200 rrugaçe me tuta në kokë dhe me maska për të dhunuar një qytet. Patjetër këtë mund ta bësh, këtë meritë ta jap. Por kur nuk arrin të bindësh dot”, u shpreh Veliaj.

Lista zyrtare në KQZ

BARDHYLKA VANGJEL KOSPIRI
ORION KOÇO GLIOZHENI
MIRA ZEF KAPISYZI
ADRIAN LEFTER CIVICI
KLODETA SHUAIP DIBRA
LUAN HYSNI BREGASI
SONILA LLAMBI QATO
GAZMEND LUFTAR PAJA
ROMINA ARGAR KUKO
REDI BASHKIM JUPI
ARTA KOSTANDIN DOLLANI
ALDRIN HAXHI DALIPI
DAJNA EDMOND SORENSEN
TONI JORGAQ GOGU
TEUTA KRISTAQ VODO
ALBERT PJETER NIKOLLA
ORNELA VILSON ÇUÇI
ARTUR REFIK SULA
FRIDA ASTRIT KRIFCA
ERIDIAN BAJRAM SALIANJI
ERMIRA IRAKLI GJECI
ETJEN VULLNET XHAFAJ
VJOLLCA SHUAIP BRAHO
BESFORT ADRIATIK LAMALLARI
AIDA FADIL LLAZANI
KOLI LEONIDHA BELE
GENTA PETRIT MEZINI
ERVIN BILBIL METE
DORINA NOVRUZ KUKA
PLARENT PJETËR NDRECA
JOLEZA JORGO KOKA
OLTION FATOS RRUMBULLAKU
KLODIANA ISLAM BESHKU
JULIAN BARI HODAJ
MAURA LAZER LINADI
AGIM DAUT KRAJA
BLERINA ILIR DORACAJ
HANTIN JEAN BONATI
GERTA SEFEDIN PËLLUMBI
PETRIT LEKË DESKAJ
BORA ATHIM PANAJOTI
REDI NAZIM SHTINO
ALBINA MYSTEHAK NANAJ
GLINXHET BESIM MADHI
LUIZA GAQO GRAZHDANI
ENIS FLAMUR HOXHA
IVA PETRIT BEHARAJ
GENC BERAM DUKA
ALKETA MUHARREM HILA
BAJRAM ALI SHERA
KATERINA NIKOLIN MARKU
EGERT AGIM VARGU
SARA DRITAN SHAMETI
NAIM LUTFI HALILI
XHENI NAMIK HATILLARI
ROY ILIR BASHAJ
GREJSI LULZIM BIXHI
TEDI SELAMI DERAJ
LIRI COL JANI
FATMIR ISMAIL HETI
OLSA YLLI ULQINAKU
ENI SADIK BISTRI
LAURETA KASTRIOT SINANAJ
RODOLF LLAMBI XHILLARI
KAMELA FERDINAT BANUSHI
RAMAZAN HALIT BUCI
GRESA FATMIR HOXHA
RASIM MEHMET HIDRI
ANXHELA ILIRJAN BAKIASI
ERALB MYZAFER MARA
VALBONA DITAR ZEKA
YLLI PERTEF ÇANO
RUILDA RRUZHDI LITA
AURAN SEFER XHANI
ARNISA BASHKIM LUSHAJ
KLEVIN FIQIRI LALA

Skip to toolbar