Policia e Shtetit njoftoi të shtunën pasdite
se është arrestuar shtetasi Luan Bundo, 62-vjeç, i cili është dënuar me 10 vite
burgim. Sipas njoftimit, mësohet se pas bashkëpunimit të Interpol Tiranës dhe
atij në Madrid, është vënë në pranga 62-vjeçari i dënuar për trafik të paligjshëm
të personave. Luan Bundo është arrestuar nga policia e Madridit, pasi fshihej në
Spanjë në një ambient.
Shtetasi Luan Bundo, i ofroi ndihmë për
kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi, për të shkuar në Australi. Këtë ndihmë ai e ofroi kundrejt
shpërblimit të kërkuar prej 13.000 eurosh.
Shtetasi Bundo së bashku me shtetasin
M.P, fillimisht shkuan në Maqedoni ku u pajisën me viza për në Indonezi
dhe më pas nga Indonezia për në Australi, janë transportuar nga një shtetas
indonezian me peshkarexhë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim,
datë 19.12.2016 e shpalli fajtor shtetasin Bundon për veprën penale “Ndihmë për
kalimin e paligjshëm të kufirit” duke e dënuar me 10 vite burgim. Interpol
Tirana në bashkëpunim me Interpol Madridin po vijojnë proceduarat për
ekstradimin e shtetasit të arrestuar drejt Shqipërisë.
Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë
një 51-vjeçar nga Kosova, me inicialet Y.A., i cili është kapur duke trafikuar
armë, municione dhe lëndë eksplozive luftarake. Sipas një komunikate për shtyp,
Policia e Shtetit njofton se në fshatin “Papër” të Elbasanit, është ndaluar
shtetasi kosovar, të cilit i janë gjetur në mjetin e tij 19 pistoleta të
kalibrave të ndyshëm, 400 fishëkë luftarak dhe 1.6 kg tritol TNT.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan
19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë
luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme
1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të
Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal,
identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi
nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më
parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera.
Pas festës së Bajramit, shtetasit kosovarë kanë
nisur të hënën pushimet drejt Shqipërisë gjë që ka shkaktuar fluks të madh
makinash në doganën e Morinës, si dhe ka sjellë trafik të rënduar në
qarkullimin e automjeteve.
Policia njofton se nga ora 3 e mëngjesit të së
hënës e deri tani kanë hyrë në kufirin shqiptar 22145 shtetas dhe 4058
automjete. Megjithë masat e marra nga policia, trafiku vazhdon të jetë i rënduar.
“Policia Kufitare në Morinë, që prej orëve të
mëngjesit ka shtuar sportelet në maksimum dhe po aplikon procedurën e
përshpejtuar për të përballuar fluksin e jashtëzakonshëm në hyrje
Gjithashtu Policia Kufitare në Morinë po kryen
kontrolle me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të
dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi.
Ndërkohë, Policia Rrugore, për të parandaluar
aksidentet dhe ndihmuar vargun e pandërprerë të automjeteve që lëvizin në
drejtim të Lezhës dhe bregdetit tonë, ka shtuar prezencën e Policisë Rrugore në
rrugën e kombit”, njofton policia.
Policia gjithashtu u bën apel drejtuesve të
automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të mbajë rradhën për
të kaluar duke mos bërë parakalime, pasi ato sjellin bllokim të mëtejshëm të
trafikut. Gjithashtu bëhet e ditur se po bëhen punime të Ura e Kukësit dhe për
këtë arsye policia është në monitorim të të gjithë trafikut.
“Për shkak se te ura e Kukësit po kryhen
punime, Policia Rrugore ka vendosur shërbim fiks për të ndihmuar qarkullimin e
automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes.
Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e
mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos parakalojnë karvanin
e gjatë të automjeteve për shkak të fluksit të madh pasi rrezikojnë jetën e
tyre dhe të përdoruesve të rrugës .
Shërbimet e Policisë Rrugore me mjetet logjistike në dispozicion po monitorojnë trafikun, jo vetëm në Rrugën e Kombit, por në të gjitha akset rrugore, me përparësi akset drejt plazheve të vendit dhe do të ndëshkojnë cilindo drejtues mjeti që do shkelë rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.
13 persona kanë rënë në pranga në Itali, mes tyre dhe shqiptarë që akuzohen për trafikim të paligjshëm të drogës dhe emigrantëve nga Italia drejt Anglisë.
Mediat italianë bëjnë të ditur se pjesa më e
madhe e bandës së goditur nga policia ishin shqiptarë.
“Goditet organizata që drejtonte trafikun marihuanës nga Shqipëria në Romë. Një tjetër bandë, e lidhur me të parën, kishte krijuar një “urë” ndërmjet Italisë dhe Anglisë për të lejuar qytetarët shqiptarë të arrinin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është ajo që u zbulua nga karabinierët e Frascatit të cilët kërkon si masë paraprake, të lëshuar nga gjykatësi hetues i gjykatës së Romës, me kërkesë të Drejtorisë Rajonale Anti-Mafia, kundër 18 personave: 11 persona arrest në burg, dy në arrest shtëpie dhe pesë të tjerë me detyrim paraqitje në polici gjyqësore”, shkruan sky.it.