Laç, treni përplas motorin

Drejtuesi i një motori mbeti i plagosur, pasi u përplas nga treni i linjës Vorë-Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku drejtuesi nuk mori parasysh trarët e ulur për të mos kaluar mbi shinat e trenit. Neglizhenca dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor ka bërë që motori të merret para nga treni sapo ka tentuar të kalojë shinat.

Nga përplasja mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Laçit ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.

Treni shtyp 35-vjeçarin në Durrës, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur të martën në qytetin e Durrësit. Një 35-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është plagosur rëndë pasi është goditur nga trendi në afërsi të Urës së Dajlanit.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se 35-vjeçari ka qenë duke ecur mbi shina në momentin që është përplasur nga treni.

Pas ngjarjes është ndaluar nga policia mashinisti i trenit, për të hedhur dritë mbi aksidentin dhe rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që kanë qenë aty pranë në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Tragjike, nënën dhe fëmijën i shtyjnë mbi shinat e trenit, humb jetën 8-vjeçari

Një nënë së bashku me fëmijën e saj është shtyrë mbi shinat e trenit gjatë kohës që po priste në stacion për të hipur. Ngjarja ka ndodhur në Frankfurt të Gjermanisë për shkaqe ende të paqarta. Një person i veshur me të zeza shtyu nga pas nënën me fëmijën në momentin që treni po mbërrinte.

Nëna ka mundur të shpëtojë duke u futur në një hendek mes shinave, ndërsa fëmija 8-vjeçar ka humbur jetën, pasi u godit për vdekje nga treni.

Ngjarja e rëndë terrorizoi të gjithë personat që ishin në terminal. Autori i ngjarjes ka tentuar të largohet por është kapur nga policia. Nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen.

Peqin, 50-vjeçarja gjendjet e vdekur mbi shinat e trenit

Një grua 50-vjeçare është gjetur e vdekur në shinat e trenit në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan. Trupi i dëmtuar dhe pa shenja jete e gruas është gjetur në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit.

Viktima me iniciale M.B. , 50 vjeç, mendohet të jetë përplasur nga treni, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Polica vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 50-vjeçares.

Lezhë, treni nxjerr nga shinat makinën

Një ngjarje e rëndë për pak do ishte kthyer në një tragjedi në qytetin e Lezhës. Një makinë tip Hyndai ka tentuar të ecte në shinat e trenit por është përplasur nga ky i fundit. Fatmirësisht goditja ka qenë e lehtë dhe ka shkaktuar dëme materiale dhe jo në njerëz.

Treni pa prekur pjesën e përparme të makinës duke e nxjerr nga shinat, ndërsa persona që ndodheshin brenda kanë pësuar dëmtime të lehta.

Skip to toolbar