Demokratët punojnë gjatë fundjavës në hetimin kundër Trump

Ligjvënësit demokratë u takuan privatisht të shtunën për të punuar për hetimin ndaj Presidentit Donald Trump, ndërsa po afrohet një votimi për shkarkimn e Presidentit ndoshta para festave të Krishtlindjeve.

Demokratët në Komisionin Juridik të Dhomës po punojnë gjatë fundjavës për të shqyrtuar provat kundër presidentit republikan dhe për të hartuar akuzat që mund të rekomandojnë për një votim të plotë të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten.

Ligjvënësit shpalosën të shtunën një raport prej 55 faqesh ku parashtrojnë faktet mbi të cilat mund të bazohen akuzat.

Të premten, Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të bashkëpunojë me procedurat e mbetura të Dhomës së Përfaqësuesve që synojnë shkarkimin e Presidentit Trump./VOA/

Demokratët e Kongresit diskutojnë mbi akuzat ndaj Trump

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të diskutojnë të premten mbi akuzat që do të ngrenë kundër Presidentit Donald Trump, me synim shkarkimin e tij.

Dje Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi urdhëroi Komisionin e Çështjeve Juridike të hartojë listën e akuzave zyrtare. Komisioni ka kohë deri më 12 dhjetor për të hartuar dhe rekomanduar listën e akuzave, pas më shumë se dy muajsh hetime, intervista me dëshmitarët dhe seancash dëgjimore gjatë të cilave u hetua nëse presidenti republikan ka shpërdoruar pushtetin.

Në qendër të hetimit të udhëhequr nga demokratët është kërkesa e Presidentit Trump që Ukraina të fillonte një hetim ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden, rivalit kryesor politik të zotitt Trump për zgjedhjet e 2020-s.

Presidenti mohon se ka bërë ndonjë shkelje. Ai ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimin e demokratëve, të cilin ai e quan mashtrim./VOA/

Liderët tallen me Trump, reagon presidenti amerikan: Trudeau, me dy fytyra

Samiti i NATO-s, i cili mban 70-vjetorin në Londër duket se nuk ka shkuar shumë mirë për presidentin amerikan Donald Trump, i cili zgjodhi të largohej prej saj më herët. Shkak u bë një video ku liderët botëror si kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kryeministri britanik Boris Johnson, kryeministri holandez Mark Rutte dhe presidenti francez Macron duket se tallen me Trump gjatë një pritje në Pallatin Buckingham.

Kjo sigurisht shfaqja e videos në media nuk i ka pëlqyer aspak Trump, i cili shpërtheu ndaj kryeministrit kanadez Justin Trudeau duke e cilësuar me “dy fytyra”.

Gjatë një konference me kancelaren gjermane Angela Merkel, Trump tha se “Trudeau është një djalë i mirë, por e vërteta është se unë e thirra atë me faktin se ai nuk paguan 2 % (në shpenzime ushtarake) dhe mendoj se ai nuk është i lumtur për këtë.”

Shkarkimi i Trump, 4 dëshmi që “fundosin” presidentin

4 zyrtarë e ish-zyrtarë të administratës Trump dëshmuan gjatë tre seancave publike, ku të gjithë shprehën zhgënjimin dhe mosmiratimin lidhur me telefonatën që presidenti amerikan zhvilloi me homologun ukrainas, Volodimir Zelenski, ku i kërkoi atij të hetonte rivalin Jo Bideon.

“Unë po shpresoja për një deklaratë mbështetëse lidhur me reformat e Zelenskit”, tha Jennifer Williams, këshilltare e zëvendës presidentit Mike Pence.

“Telefonata e 25 korrikut mu duk e pazakontë, pasi përfshinte diskutime mbi çështje të politikës së brendshme”, tha Tim Morrison, ekspert kombëtar për Rusinë.

“Tani e kuptoj se të tjerët e shihnin idenë e hetimeve të mundshme për korrupsion ndaj kompanisë ukrainase Burisma, si ekuivalente të hetimeve ndaj ish zëvendës presidentit Biden”, u shpreh Kurt Volker, ish i dërguar i posaçëm ne Ukrainë.

“Është e papërshtatshme për një presidenti të kërkojë hetime ndaj një rivali politik”, tha Alexander Vindman, ekspert i sigurisë kombëtare për Ukrainën.

Koloneli Alexander Vindman, ekspert i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte më i zëshmi. Ai kujtoi gjithashtu një takim në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarët ukrainas, ku ambasadori i SHBA në BE bëri të qarta synimet e hetimit.

Republikanët nuk i kundërshtuan faktet por vunë në dyshim aftësitë e kolonelit Vindman. CNN ka mësuar se Vindman ka pyetur ushtrinë amerikane lidhur me sigurinë e familjes së tij, pasi është ndjerë i sulmuar nga Trump dhe aleatët.

Trump zbulon “agjentin” që kapi kreun e ISIS

Vrasja e liderit që themeloi Shtetin Islamik, një organizatë terroriste, u mirëprit në të gjithë botën. Lajmi u konfirmuar nga vete presidenti Trump, i cili tha se bota tashmë është një vend më i sigurt. Si pjesë ndihmuese në aksionin për kapjen e Abu Bakr al-Bagdadi, Trump publikoi një twitter interesant duke falënderuar një “agjent” special që ndihmon në këtë çështje. Bëhet fjalë për një qen, i cili sipas Trump ka meritat e tij në gjithë operacion e kapjes dhe vrasjes së liderit të ISIS.

“Ne kemi deklasifikuar një foto të qenit të mrekullueshëm (emri nuk është i deklasifikuar) që bëri një punë të madhe në kapjen dhe vrasjen e udhëheqësit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi!” shkruan Trump.

Al-Bagdadi hodhi veten në erë së bashku me fëmijët e tij, pasi u rrethua nga forcat amerikane brenda një tuneli në Siri.

Shkarkimi i Trump, hetimet përfshijnë avokatin personal

Avokati personal i Presidentit Trump, Rudy Giuliani, po hetohet nga prokurorët federal në New York për shkelje të mundshme të ligjit të lobimit. Lajmin e ka dhënë prestigjiozja “New York Times”, që citon dy burime anonime në lidhje me rastin, vetë prokuror2t nuk kanë dhënë komente mbi lajmin, ndërsa në shkrimin “New York Times” thuhet se avokati Giuliani kishte lidhje me rastin ku kërkohej nisja e një hetimi për korrupsion në Ukrainë kundër Joe Biden.

Dy biznesmenë në Florida, të lidhur me Giulianin, u akuzuan të enjten për shkelje të ligjit federal për financimin e fushatave. Të dy kishin role kryesore në përpjekjet e Giuliani për të filluar një hetim për korrupsion në Ukrainë kundër pretendentit presidencial demokrat Joe Biden dhe djalit të tij Hunter. Ankesë e një informatori për përfshirjen e presidentit Trump me Ukrainën në këtë çështje, ka bërë që Kongresi të nis një hetim për shkarkimin e mundshëm të presidentit.

Pompeo mbron qasjen e Trump ndaj Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo mbrojti qasjen e administratës Trump ndaj Ukrainës që është në qendër të një hetimi të Kongresit për shkarkimin e presidentit.

Ai hodhi poshtë akuzat se ishte një sjellje e papërshtatshme ose në rastin më të keq një abuzim i paligjshëm i pushtetit për të cilin Kongresi kërkon largimin e Presidentit Trump nga detyra.

Sekretari Pompeo e kritikoi hetimin e Kongresit si “qartësisht politik” dhe tha se veprimet e Departamentit të Shtetit synonin thjesht përmirësimin e marrëdhënieve me qeverinë e re të Ukrainës që filloi detyrën në pranverë. Ai tha gjithashtu se puna e ish të dërguarit të posaçëm në Ukrainë, Kurt Volker, bazohej në direktivat e presidentit.

Sekretari Pompeo tha se Departamenti i Shtetit “do të bëjë” të gjitha detyrimet e kërkuara me ligj” në përgjigje të një kërkese të Kongresit për dokumentet në lidhje me Ukrainën.

Demokratët kërkojnë dokumentat nga Shtëpia e Bardhë

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë dërguar një kërkesë ligjore në Shtëpinë e Bardhë për dokumente që lidhen me hetimin e tyre për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Krerët e tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve thanë në një deklaratë të premten se kërkesa ligjore është e domosdoshme pasi Shtëpia e Bardhë “refuzoi të angazhohej – ose t’i përgjigjej – kërkesave të shumta për dokumente nga komisionet tona në baza vullnetare.”

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve gjithashtu i dërguan një kërkesë të veçantë për dokumente nënpresidentit Mike Pence në lidhje me kontaktet e tij me Ukrainën, duke përmendur njoftimet se një ndihmës i zotit Pence mund të ketë dëgjuar thirrjen telefonike të korrikut mes Presidentit Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy që është në qendër të hetimit.

Më herët të premten, Presidenti Trump pohoi se ai ka detyrën kushtetuese për të luftuar korrupsionin, duke u munduar të shpjegojë kërkesat e tij drejtuar qeverive të huaja për të hetuar kundërshtarët e tij politikë./VOA/

Trump “kopjon” Metën. Hetimin për shkarkim e quan Grusht Shteti

Nisja e hetimeve për të shkarkuar presidentin Donald Trump nga Dhoma e Përfaqësueseve ku kryesojnë demokratët është cilësuar si grusht shteti nga vetë Trump. Përmes një Twitteri, Trump shkruan se ky hetim në fakt është një grusht shteti për t’i hequr fuqinë dhe të drejtat e popullit që garantohen me Kushtetutë.

Çdo ditë e më shumë po arrij në përfundimin se ajo që po ndodh nuk është një hetim për shkarkim. Ky është një grusht shteti i planifikuar për t’ia hequr fuqinë e popullit, të drejtën e tij për të votuar, lirinë e tij, amendametin e dytë të kushtetutës, fenë, ushtrinë, murin në kufi dhe të drejtat që ia ka dhënë zoti si qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruante Trump

Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur një hetim nëse mund të ngrenë zyrtarisht akuza për shkarkimin e Trump në lidhje me ndërhyrjet e jashtme në zgjedhjet e 2020. Ndërhyrjet nga jashtë janë të dënueshme me ligj, ndërsa sipas një informatori, thuhet se Trump i ka kërkuar presidenti të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy të hetojë kandidatin demokrat Joe Biden. Kjo bëri që demokratët të kërkojnë zbardhjen e transkripteve, ndërsa Trump u vetëmbrojt duke thënë se “nuk ka bërë asgjë të keqe gjatë diskutimet që ka patur me zotin Zelenskiy”.

Akuza e Trump eshte fjalë per fjale si ajo e presidentit Meta pak javë më parë në Tiranë. Pasi publikoi në rrjetet sociale pjesen e fjalimit të Trump ne OKB, kur ai thoshte se “e ardhmja i perkiste politikanëve patriotë, dhe ndersa te dy sulmojne fondacionin Soros, Ilir Meta tani pas ketij “kopjimi” të presidentit amerikan, mund të qetësohet: te pakten e keqja s’po i vjen nga Shtëpia e Bardhë (po nga ndoshta nga diku tjetër aty afer ne Uashington”

Rama drejt New Yorkut për Trump: Tërmetet “fake” në media, synojnë kaos

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer jetës normale pas lëkundjeve të tërmetit dhe të njëjtën thirrje bën për të gjithë duke  kujtuar se tërmetet janë të paparashikueshme dhe frika ndaj tyre s’mund ta mbajë vendin pezull. Por të gjithë duhet t’i kthehen përditshmërisë. Ndaj dhe kryeministri është nisur drejt New Yorkut ku do të takohet me presidentin Trump dhe ku do të flasë në samitin e OKB-së për Shqipërinë. Dy ditë me herët sapo u njoftua për tërmetin e datës 21 shtator, kryeministri ndodhej në Frankfurt, rrugës për në New York por e ndërpreu menjëherë udhëtimin e tij dhe u kthye në Shqipëri ku drejtoi institucionet qeverisëse për të përballuar emergjencat që lindën nga tërmeti. Por siç thotë dhe Rama, qëndrimi i tij nuk i ndalon lëkundjet e tërmetit, ndaj dhe puna duhet të nisë si  normalisht.

“Sot për Shqipërinë nis një ditë e zakonshme si të gjitha të tjerat dhe prandaj edhe unë, vendosa të rimarr udhëtimin e punës për në Nju Jork, ku do të takohem me Presidentin e Shteteve të Bashkuara e me të tjerë kryetarë shtetesh e qeverish apo personalitete me rëndësi, si edhe do të flas në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Duke e ndërprerë udhëtimin dy ditë më parë dhe duke u kthyer me urgjencë në Tiranë, unë as do të parandaloja ndonjë tërmet e as do të bëja ndonjë çudi që pa mua nuk bëhej dot. Por plotësova boshllëkun e një mungese, e cila në planin njerëzor do të ishte e pajustifikueshme në raportin e zemrës me njerëzit që më kanë besuar detyrën e lartë. Tanimë është momenti, që secili të jetë aty ku është më i vlefshëm gjatë ditës së saponisur dhe teknologjia, vërtetë s’na ka dhënë ende asnjë shans të parashikojmë tërmetet, por na ka dhënë mundësinë fantastike që edhe mijëra kilometra lart në ajër apo matanë oqeanit, të jemi vetëm një klik larg zyrave ku drejtohen punët e vendit.

Kështu që nga zyra ime online në mrrokllën e zezë, për momentin në aeroportin e Stambollit, ku sapo po nisem për Nju Jork pasi erdha mbrëmë vonë me Air Albania-n, po ju le këtu këtë shënim përpara “Mirëmëngjesit” tradicional të orës 08.00”, shkruan Rama.

Ai dënon ashpër të gjitha lajmet e rreme që u shpërndanë gjatë mbrëmjes së të dielës nëpër rrjete sociale dhe më pas në portale, duke i cilësuar çnjerëzore përpjekjet për të përhapur panik te banorët e Tiranës, shumica e të cilëve ranë pre e gënjeshtrave dhe dolën në shesh, apo në rrugë. Rama shkruan se autorët do të mbajnë përgjegjësi penale.

“Jam thellësisht i revoltuar, që një idiot apo disa syresh së bashku, përhapën një Fakeneës kriminal për ardhjen e një tërmeti shkatërrues dhe kallën mbrëmë panikun në shpirtin e shumëkujt prej jush! Po njëkohësisht, jam thellësisht i keqardhur, që shumë prej jush, ranë pre e asaj ligësie të pashoqe, të prodhuar e shpërndarë me shpejtësi, nga marrëzia e kujt verbërisht kërkon sherr, rrëmujë, kaos mundësisht, për arsyet e panjerëzishme të Mosarsyes.

Tërmeti që ra mbi Shqipërinë, tronditi qindramijëra familje, por fatlumësisht nuk mori asnjë jetë dhe dëmet e tij, që krahasuar me të tjera vende përreth, për të njëjtën shkallë Rihter e të njëjtat ballë në epiqendrën fare pranë Durrësit, mund të kishin qenë katastrofike, ishin të thuash pak, minimale. Lekundjet e mëpastajme, me të cilat u arrit deri në spekullimin çnjerëzor të mbrëmjes së djeshme, ishin sipas të gjithë ekspertëve, krejt brenda normës së procesit të stabilizimit të pllakave tektonike.

E përsëris, dëmet janë minimale dhe pa lidhje me panikun maksimal që krijoi goditja dhe ushqeu më pas, papërgjegjshmëria haluçinante e një sërë burimesh (diz)informacioni.

Gjithçka ka kaluar si s’ka më mirë, në krahasim me ç’mund të kishte qenë dhe jeta vazhdon po njësoj; askush s’e di çfarë na rezervon fati apo natyra, sepse siç nuk ka mundur të parashikojë dot tërmetet, dija njerëzore s’ka mundur ende të parashikojë kohëzgjatjen e jetës sonë. Por ne çohemi çdo mëngjes e vazhdojmë rrugën e jetës, pa menduar se atë ditë mund të na ndalë zemra dhe biem të flemë çdo natë, pa menduar se mund të mos e shohim ditën tjetër. E pra, po aq absurde sa mund të duket të jetosh nga mëngjesi në mbrëmje me idenë e fundit të jetës, është edhe frika se nga momenti në moment, mund të bjerë tërmet.

Padiskutim, s’ka asgjë jonjerëzore në absurdin e frikës që pason përvojën traumatike të një goditjeje sizmike, prandaj edhe pjesa më e rëndësishme e rekuperimit të dëmeve, nis pikërisht nga solidariteti njerëzor me ata që janë prekur më shumë jo thjesht materialisht, po në radhë të parë psikologjikisht; pikërisht ky aspekt e ka bërë njerëzimin që ta kthejë globalisht në ndëshkim penal, kafshërinë e përhapjes së panikut në popull”, shkruan Kryeministri.

Gjatë mbrëmjes së të dielës policia ka shoqëruar dy gazetarë për përhapjen e lajmeve fake se në Tiranë dhe në Durrës do të binte sërish tërmet në orën 23.30. Kështu policia gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”./Reasltory.al

Trump: E hoqa, Bolton: Ika vetë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar se ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, John Bolton. Përmes një mesazhi në twitter, Trump deklaron se e ka shkarkuar Bolton për shkak se ‘ai nuk ishte dakord me shumicën e sugjerimeve të tij.”

“I kërkova John-it dorëheqjen e tij dhe ma dorëzoi këtë mëngjes. E informova Bolton, mbrëmjen e kaluar se nuk kam më nevojë për shërbimet e tij në Shtëpinë e Bardhë. Unë isha kundër për shumë nga sugjerimet e tij, po ashtu edhe pjesëtarë të tjerë të administratës, prandaj…” shkruan Trump në twitter.

Por duket se këtë version të presidentit Trump e ka hedhur poshtë vetë Bolton, i cili përmes një twitteri sqaron se në fakt ishte ai vetë që dha dorëheqjen dhe nuk ia kërkoi Trump.

“ Unë e ofrova dorëheqjen time mbrëmjen e djeshme dhe presidenti Trump më tha “flasim për këtë çështje nesër” shkruan Bolton.

John Bolton, 70 vjeç, u emërua nga Trump në prill 2018, si këshilltari i tretë i Trump për Sigurinë Kombëtare që nga zgjedhja e tij në 2016. Bolton ka qenë një nga personat që ka kërkuar ndërhyrje ushtarake për disa nga çështjet botërore shumë të diskutuar si rrëzimi i regjimit të Iran, Korenë e Veriut dhe Venezuelë. Bolton njihet edhe si ideatori i “planit për ndarjen e Kosovës”. Ai kishte qenë një nga zërat e rrallë amerikanë që kishin folur publikisht kundër pavarësisë së Kosovës.

Skip to toolbar