Trupi
i pajetë i dëshmores së atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të
detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, mbërriti në atdhe.
Arkivoli
me trupin e nëntetare Hasanajt, i mbuluar me flamurin kombëtar, u transportua
me avion ushtarak nga Letonia dhe shoqërohej nga kolegët e saj shqiptarë,
kanadezë dhe letonezë të grup-batalionit të NATO-s.
Për
të pritur trupin e nëntetares Hasanaj, në Aeroportin “Nënë Tereza” dolën
ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit
të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë të
Komisionit të Sigurisë Kombëtare, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë,
kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat, si dhe familjarët e dëshmores së
atdheut.
Pas
pritjes me nderim ushtarake në aeroport, trupi i pajetë i nëntetare Hasanajt u
dërgua për në banesën e saj, për të vijuar me ritet tradicionale familjare.
Homazhet
për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen ditën
e premte në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00 – 12:30.
Pas
kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, nëntetare Hasanajt do t’i
jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet
përjetësisht.