Gjendet i pajetë një person në Tepelenë, dyshimet e policisë

Mëngjesin e të premtes një trup i pajetë është gjetur në fshatin Maricaj në Tepelenë.

Trupi është i një mashkulli rreth moshës 50 vjeç.

Dyshohet se trupi është i një çobani që jetonte në këtë zonë. Viktima është gjetur i mbytur në lum.

Trupi i gjetur i pajetë ende nuk është identifikuar.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të policisë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i major Tanushit

Ka mbërritur sot në Tiranë trupi i pajetë i Major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në 10 maj si pasojë e një aksidenti në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni.

Arkëmorti i tij u prit në një ceremoni ushtarake të organizuar nga ministria e Mbrojtjes. Në ceremoninë e organizuar në Rinas ishin të pranishëm familjarë të majorit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka,  shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat.

Homazhet për nder të tij dhe ceremonia shtetërore do të zhvillohet ditën e enjte tek Muzeu Historik Kombëtar. Majori do të prehet në paqe në “Varrezat e Dëshmorëve”, pranë dëshmorëve të tjerë.

Tanushi nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni ku humbi jetën edhe nëntetarja Zerife Hasanaj.

Mbërrin në atdhe trupi i dëshmores së atdheut, Zarife Hasanaj

Trupi i pajetë i dëshmores së atdheut, nëntetare Zarife Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni, mbërriti në atdhe.

Arkivoli me trupin e nëntetare Hasanajt, i mbuluar me flamurin kombëtar, u transportua me avion ushtarak nga Letonia dhe shoqërohej nga kolegët e saj shqiptarë, kanadezë dhe letonezë të grup-batalionit të NATO-s.

Për të pritur trupin e nëntetares Hasanaj, në Aeroportin “Nënë Tereza” dolën ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, zëvendësministri Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, atashetë e huaj ushtarakë në vendin tonë, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat, si dhe familjarët e dëshmores së atdheut.

Pas pritjes me nderim ushtarake në aeroport, trupi i pajetë i nëntetare Hasanajt u dërgua për në banesën e saj, për të vijuar me ritet tradicionale familjare.

Homazhet për dëshmoren e atdheut dhe më pas ceremonia shtetërore, do të zhvillohen ditën e premte në Pallatin e Kongreseve nga ora 10:00 – 12:30.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, nëntetare Hasanajt do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Mbërrin sot në atdhe trupi i ushtarakes që humbi jetën në Letoni

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se sot mbërrin në atdhe trupi i pajetë i ushtarakes Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në bazën ushtarake të Letonisë.

“Sot në orën 12.45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes se trupit te pajete të nëntetares Zarife Hasanaj.

Ndërkohë, të Premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillohen homazhet për nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shtetërore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte të shtetit, po te Pallati i Kongreseve”, njofton ministria.

Ushtarakja shqiptare, Zerife Hasanaj humbi jetën në krye të detyrës në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, ku mbetën të plagosur dhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, major Klodian Tanushi 39 vjeç dhe rreshter Julian Kapaj 41 vjeç.

Skip to toolbar