Aksidenti te tuneli, viktima ishte vëllai i deputetes së PS

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e të shtunës në tunelin e Krrabës, ku mbeti i vdekur 37-vjeçari Elton Maçolli.

Viktima e aksidentit fatal, ishte vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti.

Elton Maçolli punonte prej kohësh si “Teknik Bordi i Helikopterëve” në bazën e Farkës në kryeqytet, mësoi Realstory.al.

37-vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik të së shtunës në mbrëmje, kur ishe duke lëvizur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, Maçolli humbi kontrollin e mjetit të tij tip “Seat”, brenda në tunelin e Krrabës gjatë kohës që lëvizte në drejtim të Elbasanit.

Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, i riu është përplasur me një kamion, i cili drejtohej nga shtetasi me inicialet D.Sh., 33 vjeç banues në Elbasan.

Përplasja ishte e rëndë, duke shkaktuar dëmtime të mëdha në mjetin që drejtohej nga Maçolli, ndërsa vetë ai humbi jetën tragjikisht.

Hapet tuneli i Pogradecit. U deshën 10 vjet dhe 3 qeveri për ta ndërtuar

Tuneli panoramik në hyrje të qytetit të Pogradecit, bëhet të hënën (sot) i kalueshëm për automjetet.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri Rama përmes një postimi në “Facebook”, të cilin e ka shoqëruar edhe disa foto. “Me tunelin panoramik të Pogradecit, që nga sot hapet për automjetet, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

U deshën gati 10 vjet për ta ndërtuar këtë tunel dhe miliona dollarë. Ndërtimi i tij u projektua keq në vitin 2009, gjatë qeverisjes së PD dhe ndërtimi nisi në vitin 2011. Sipas projektit fillestar tuneli ishte parashikuar që futej në brendësi të liqenit të Pogradecit dhe parashikonte prishjen e 2 bunkerëve në hyrje të qytetit por nuk merrte parasysh ndikimet në ambient. Ndërkohë projekti i rishikuar merr parasysh gjithë këta faktorë që nuk janë përfshirë më parë dhe nuk prek asnjë pjesë e liqenit.

Ish ministri Damian Gjiknuri premtoi në 2017 gjatë një vizite në Pogradec se tuneli do të përfundonte brenda vjeshtës së vitit 2018. Premtim ky që nuk u mbajt prej tij, por u bë e mundur me qeverinë e re të PS.

Më në fund ndërtimi i këtij tuneli përfundoi dhe tani është i kalueshëm për automjetet, por u deshën 3 qeveri për të përfunduar një segment rrugor, vlera e të cilit ka kushtuar miliona dollarë.

MIRËMËNGJES 😃dhe me tunelin panoramik të Pogradecit, që nga sot hapet për automjetet, ju uroj një javë të mbarë 😊

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 14. Juli 2019

Përfundon tuneli i ri në autostradën Tiranë-Elbasan

Ka përfunduar para afateve tuneli i ri në autostradën Tiranë-Elbasan që u ndërtua për të zgjidhur problemin e rrëshqitjes së dherave.

ARRSH ka njoftuar të gjithë udhëtarët se tuneli tashmë është i aksesueshëm dhe se nuk ka më probleme me rrëshqitje të dheut, që përbënte rrezik dhe shqetësim të madh për qytetarët.  Pas përfundimit të tunelit, po punohet për rigjelbërimin e zonës.

Ministrja Balluku tha se i gjithë projekti do  të përfundojë në fund të muajit maj.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton të gjithë perdoruesit e rrugës 🛣 Tiranë-Elbasan se dje me datë 27 Prill 2019 kanë përfunduar punimet e tunelit, për stabilizimin e rrëshqitjes në aksin Tunel – Elbasan km.17.36 ÷ 17.46, pjesë e aksit Tiranë – Elbasan, në respektim të plotë të afateve të përcaktuara në kontratë. ✅

Tuneli tashmë është i aksesushëm nga drejtuesit e mjeteve dhe po pasojnë ndërhyrjet me impakt mjedisor për rigjelbërimin e zonës”, njofton ARRSH.

📌Njoftim për Opinionin Publik Autoriteti Rrugor Shqiptar, njofton të gjithë perdoruesit e rrugës 🛣 Tiranë-Elbasan se…

Publiée par Autoriteti Rrugor Shqiptar – Faqja Zyrtare sur Dimanche 28 avril 2019
Skip to toolbar