Aksidentohet rëndë turisti në Burrel, me helikopter drejt Tiranës

Një çift turistësh zviceranë janë rrëzuar me motor në fshatin Bushkash të Burreli, ku për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë njëri prej tyre. Turisti ka marrë plagë të rënda në shtyllën kurrizore dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Kanë qenë disa turistë të tjerë që e kanë dërguar të plagosurin në spitalin rajonal të Burrelit, ndërsa më pas është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes kritike për jetën. Nuk dihen ende shkaqet se si ndodhi aksidenti, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tij

Rrëzohet nga mali një turist polak, kërkohet ndihma e helikopterit

Mbrëmjen e të enjtes një aksident ka ndodhur në majën e Harapit në Theth. Nga raportimet paraprake mësohet e një turist polak, është rrëzuar nga lartësia në majën e Harapit.

Gjithashtu mësohet se pas rrëzimit, turisti ka disa plagë, dhe ndodhet në gjendje shëndetësore.

Për nxjerrjen e tij nga vendi ku ka rënë është kërkuar ndihmë nga ajëri. Pritet që në vendin e ngjarjes të shkojë helikopteri, duke bërë të mundur që turisti të nxirret prej aty dhe të niset drejt Tiranës.

Nuk dihet ende nëse turisti ka qenë i vetëm apo i shoqëruar nga persona të tjerë, ndërsa pritet që policia të zbardh më tepër detaje.

Rrëzohet me motorr nga lartësia në përroin e Cirovës, nxirret me helikopter turisti çek

Një turist çek ka përfunduar në përroin e Cirovës, pasi është rrëzuar nga një lartësi e madhe me motor. Një grup turistësh nga Çekia po eksploronin me motor zonën e malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin.

Për shkak të humbjes së kontrollit njëri nga turistët, shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës nga një lartësi e konsiderueshme.

Turistët kanë njoftuar policinë, e cila është nisur menjëherë me autoambulancën. Për shkak të terrenit të vështirë nuk mund të bëhej transporti i tij me ambulancë, duke kërkuar nisjen e një helikopteri nga Ministria e Shëndetësisë.

Helikopteri i ka bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup,  por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Skip to toolbar