Pas humbjes në ndeshjen miqësore me Francën,
ekipi Shpresa i drejtuar nga Alban Bushi është mundur me rezultatin e thellë
0-4 nga Austria, në ndeshjen kualifikuese. Në takimin kundër Austrisë, që
21-vjeçarët e luajtën në Durrës, skuadra jonë kombëtare ka treguar dhe njëherë
dobësitë që ka ekipi. Pika më e dobët mbetet mbrojtja dhe gabimet amatore. Kështu
është shkaktuar goli i parë në minutën e 6-të sfidës, kur Raguz përfiton nga një
rrëmujë në zonë dhe shënon në portën e Selmanit.
Më pas është Lovriç, që vetëm tre minuta pas
golit të parë, përfiton nga një tjetër gafë e kuqezinjve në repartin e prapavijës
dhe dyfishon për skuadrën austriake. Skuadra e Bushit mundohet të reagojë në
minutat në vijim, me Muçollin që kërkon të shkojë në portën kundërshtare, por
pa shfaqur asnjëherë rrezik real. Me rezultatin 2-0 për Austrinë mbyllet pjesa
e parë, ndërkohë që në të dytën janë përsëri miqtë ata që shënojnë. Në minutën e
72`, mbrojtësi i kombëtares, Bajramaj, i dhuron një top kundërshtarit, me
Baumgartner që realizon golin e tretë për skuadrën austriake.
Nuk vonon më shumë se një minutë dhe vjen
gafa e radhës. Një humbje topi në mesfushë nga lojtarët tanë, bën që Lovriç të
niset drejt portës së Gentian Selmanit, dhe të realizojë golin e katërt, duke
vulosur shifrat në 0-4 për Austrinë. Me fitoren e të hënës, skuadra e Austrisë
U-21 ngjitet në vendin e parë me 6 pikë, po aq sa Kosova që mban vendin e dytë.
Ndërkohë ekipi ynë U-21 ka vetëm 3 pikë në katër ndeshje të luajtura, duke
mbajtur vendin e 5-të në renditje me 1 pikë më shumë se Andorra.
Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban
Bushi ka fituar me rezultatin 3-1 ndaj Uellsit në miqësoren e dytë të zhvilluar
në stadiumin “Niko Dovana”.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin
2-0, ku golat për kuqezinjtë u shënuan nga Bullari në minutën e 8-të dhe Mala
në minutën e 15-të.
Golat nga kuqezinjtë nuk munguan as në pjesën e dytë, ku ulmuesi i
ri Armando Broja ka shënuar në minutën e 69-të. Golin e vetëm Uellsi e ka
shënuar në minutën e 91-të kohës shtesë. Kjo ishte fitorja e dytë në harkun e
tre ditëve, ku në miqësoren e parë U-21 fitoi me rezultatin 2-1 në “Selman
Stermasi”.
Kombëtarja U-21 e futbollit ka mbrritur në
Turqi, aty ku të premten pasdite (07.2019) do të luajë ndeshjen zyrtare ndaj kombëtares
turke të futbollit, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit evropian. Kuqezinjtë
e drejtuar nga Alban Bushi, kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të
ndeshjes me Turqinë U-21.
Skuadra është e plotë, i gjithë grupi me 25
lojtarët e grumbulluar ka zhvilluar paraditen e të enjtes një analizë taktike
dhe në urdhërat e trajnerit Bushi kanë zbritur në fushën e stadiumit “Esenyurt
Necmi Kadıoğlu”.
Ndeshja do të zhvillohet të premten, në orën
19:30, në Stamboll. Shqipëria ndodhet në grup së bashku me Anglinë, Austrinë,
Kosovën dhe Andorrën. Pas ndeshjes me Turqinë, kuqezinjtë do të kthehen në
Tiranë për të zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet miqësore me Uellsin në 9
dhe 11 Qershor.
Sakaq, Shqipëria luan ndeshjen e kthimit ndaj
Turqisë, pasi në muajin mars të këtij viti, kuqezinjtë u mundën në Tiranë nga përfaqësuesja
e 21-vjeçarëve të Turqisë, ndërsa ka barazuar dhe një takim me Andorrën.
Kombëtarja U-21 do të luajë pak ditë më pas ndeshjen zyrtare me Turqinë, e vlefshme për kualifikueset e evropianit. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi është duke vijuar grumbullimin në qytetin e Durrësit, pasi kanë lënë Elbasanin. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se skuadra do të vijojë të jetë në Durrës deri më 5 qershor, dhe më pas do të niset drejt Stambollit.
Skuadra kuqezi do të synojë të fitojë ndaj turqve, pasi këto të fundit fituan ndeshjen e parë zyrtare në mars ndaj kombëtares tonë këtu në Shqipëri. Megjithatë, gjatë të hënës ka pasur ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar. Jon Mersinaj për shkak dëmtimi është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i disponueshëm për këto ndeshje dhe në vend të tij është grumbulluar Lorenco Vila nga nga skuadra e Teutës.
U-15 / Shqipëria fillon përgatitjet për turneun kroat
Shqipëria e 15 vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit Armand Dama, ka filluar ditën e sotme stërvitjet në kuadër të pjesëmarrjes në një turne ndërkombëtar që zhvillohet në Kroaci në datat 8 dhe 9 Qershor. Trajneri Dama ka grumbulluar për këtë turne 20 lojtarë, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga kampionati shqiptar, si edhe disa lojtarë të datëlindjes 2005 që luajnë jashtë vendit. Shqipëria ndodhet në Grupin B, në një grup me NK Interblock, Slaven Belupo dhe NK Hask 1903.
Në Grupin A bëjnë pjesë Dinamo Zagreb, NK Zagreb, NK Sesvete dhe Hrvatski Dragovoljac. Kuqezinjtë e vegjëll e fillojnë rrugëtimin e tyre në këtë turne në datë 8 Qershor me ndeshjen ndaj NK Interblock, që do të zhvillohet në orën 12:00. Po në të njëjtën ditë do të zhvillohet dhe ndeshja e dytë, në orën 16:30 ndaj Slaven Belupo. Në datë 9 Qershor do të luajnë ndeshjen e fundit në grup kundër NK Hask 1903 në orën 10:00. Pasdite do të zhvillohen edhe ndeshjet finale për vendin e 7-të, vendin e 5-të, vendin e 3-të dhe finalja e madhe që do të shpallë ekipin fitues të turneut.
U-16 / Shqipëria merr pjesë në turneun ndërkombëtar “Etlinger 2019”
Shqipëria U-16 ka filluar ditën e sotme grumbullimin për Turneun Ndërkombëtar “Etlinger 2019”. Ky turne ku marrin pjesë 8 skuadra do të zhvillohet në Kroaci nga data 7 deri në 9 Qershor. Në urdhërat e trajnerit Elvis Sina do të jenë 19 lojtarë, të cilët sot kanë filluar seancat stërvitore në kompleksin Tropikal ku do të qëndrojnë deri përpara nisjes për në Kroaci.
Shqipëria ndodhet në Grupin B, së bashku me Dinamo Zagreb, Spal dhe Dinamo Brest, ndërkohë që në grupin A janë shortuar Kroacia, Lokomotiva Zagrebit, Udinese dhe Nacional i Portugalisë. 16 vjeçarët kuqezi do të luajnë ndeshjen e parë dhe të dytë më 7 Qershor, ndaj Spalit në orën 11:30 dhe ndaj Dinamo Brest në orën 16:00. Në datë 8 Qershor, kuqezinjtë e vegjël luajnë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup, ndaj Dinamo Zagreb në orën 17:30. Turneu “Etlinger 2019” përfundon të dielën, në datë 9 Qershor, kur do të luhen ndeshjet për vendin e 3-të dhe finalja ndërmjet fituesve të dy grupeve.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Shqipëria U-17, dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut
Shqipëria U-17 e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj fqinjëve të Maqedonisë së Veriut në datat 5 dhe 7 qershor. Pjesë e këtij grumbullimi do të jenë plot 23 futbollistë të grumbulluar nga tekniku Beqiri, të cilët do të vëzhgohen me kujdes në këto dy ndeshjet për të evidentuar elementët më cilësorë të datëlindjes 2003 që përbëjnë dhe bazën e këtij grupi.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në vendin tonë, pikërisht në Korçë me datë 5 qershor në stadiumin “Skëndërbeu” dhe më pas në datë 7 qershor në Ohër. Grumbullimi i përfaqësueses kuqezi ka filluar prej ditës së djeshme në Korçë. Shqipëri vs Maqedonia e Veriut datë 5 Qershor ora 17:00 në Stadiumin “ Skënderbeu” Korçë. Maqedonia e Veriut vs Shqipëri datë 7 Qershor ora 17:00 në Stadiumin “ Ohër” Maqedoni