Milani e ‘djallos’, Udinese i jep leksion

Milan e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin e Serie A në Itali. Skuadra kuqezi është mundur në transfertë në ndeshjen e parë të kampionatit nga Udinese. Kuqezinjtë e trajnerit Giampaolo, kanë zhvilluar shumë volum loje, por me raste të pakta dhe jo të rrezikshme në portën kundërshtare. Ishin vendasit ata që kanë dominuar rastet e krijuara në portën e Donnarummas, duke goditur të paktën 11 herë përballë 6 të Milanit.

 Ndërkohë, goli për Udinesen do të shënohej pjesën e dytë në minutën e 72`. Gjuajtja nga goditja e këndit e De Paul, ka gjetur kokën e Becao, që ka realizuar një gol të bukur nga brenda zonës. Kaq ka mjaftuar për të mbyllur takimin, pasi Udinese nuk ka lejuar kuqezinjtë që të sulmojnë. Pas humbjes Milan mbetet në vendet e fundit të Serie A, pavarësisht se ky është vetëm fillimi i kampionatit.

Megjithatë, nuk është aspak në pritshmëritë e tifozëve të cilët presin një ekip rivalizues jo vetëm për një vend në kupat e europës por dhe për titullin në Itali. Kujtojmë se Milani nuk luan këtë sezon në kupat e Europës, pasi është i dënuar nga UEFA për fair-play financiar.

Inter hap fals në luftën për Champions-in, Udinese pikë mbijetese (video)

Nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 Inter ndaj Udineses, duke humbur një mundësi të shkëlqyer për të siguruar vendin e tretë në renditjen e Serisë A, e për rrjedhojë Championsin sezonin e ardhshëm.

Një lojë përgjithësisht e kontrolluar nga Inter, me të besuarit e Spallettit që kanë shfaqur dëshirë, por para portës kanë gabuar disa raste.

Duke parë rëndësinë e pikës, që vlen shumë në luftën për mbijetesë, Udinese është mbrojtur mirë duke mbyllur çdo rrezik nga kundërshtari.

Nga krahu tjetër Spalletti hedhë në fushë Icardin në fraksionin e dytë të lojës, teksa rastet shtohen por sërish ‘zikaltërit’ përballen me rezistencën e Udines.

Atalanta mund Udinesen dhe kap Championsin (video)

Atalanta është duke bërë një sezon fantastik, teksa mbrëmjen e së hënës fitoi ndaj Udineses 2-0 dhe ka marrë vendin e katërt në Serinë A, çka do të thotë një vend në Champions Sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Gasperinit bëri një ndeshje të mirë, me pjesën e parë që u mbyll pa gola. Këta të fundit erdhën pasi qendërmbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 78′.

Kështu Atalanta brenda tre minutash, 82′ dhe 85′, realizon dy herë me De Roon dhe Pasalic, duke vulosur rezultatin dhe njëkohësisht duke u ngjitur në renditje.

Një fitore e madhe e Atalantës, ndërsa Milan ka zbritur në vend të shtatë. Tashmë gjithçka është komplikuar për kuqezinjtë.

Skip to toolbar