Problemi i ujit dhe situata tek Astiri, Veliaj sqaron situatën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për disa nga çështjet e rëndësishme dhe mjaft të diskutuara për qytetarët e Tiranës si protestat tek Astiri dhe situata e ujit të pijshëm në qytet. I pyetur nga analistët e Real Story për situatën e banorëve të Unazës, Veliaj tha se spekulantë mund të flasin shumë, por shumica e banorëve janë shpronësuar ose kanë marrë apartamente.

Pjesa më e madhe e banorëve të Unazës ose janë shpronësuar ose kanë marrë apartamente. Pra, secili ka marrë atë që i takon, sipas përqindjeve që janë në treg. Mund të dalë deri në fund fare ndonjë militant. Ka edhe spekulant, që ka 8 kate, që nuk rri fare aty dhe kërkojnë shumë. Kemi sistemuar edhe në banesa sociale. Nuk ka drama sociale. Ta siguroj. Unë do jap gjithë energjinë time për të bëhet Unaza”, deklaroi Veliaj.

Në lidhje me situatën e ujit në Tiranë, Veliaj tha se po punohet dhe se situata do të përmirësohet.

Ne jemi duke punuar për Tiranën, edhe për ujin. Kemi marrë kredi nga BERZH dhe e kemi marrë për shkak të rezultateve tepër të mira. Në Tiranë mund të jetë çmimi i ujit pak më shtrenjtë se në Kamzë, sepse sigurisht niveli i mirëqenies në Tiranë është më e madhe se në Kamzë. Ne po rregullojmë totalisht sistemin”. tha Veliaj

Helmohen 113 persona në Bulqizë, a është uji fajtori?

Gjatë 3 ditëve të fundit janë të shumtë personat që janë shtruar në spitalin e Bulqizës me simptomat e helmimit. Mjekët dyshuan se kjo gjendje ka ardhur si rezultat i ujit të pijshëm, duke detyruar edhe Institutin e Shëndetit Publik të kryente disa analiza të tij.

Nga përgjigja paraprake duket se uji nuk ka pasur ngarkesë mikrobiologjike apo ndotje mikrobiale.

Megjithatë ISHP është në pritje të rezultateve të plota edhe të gjendjes fiziko-kimike dhe toksikologjike të ujit.

“Përgjigja e analizave të para për ujin në Bulqizë. Në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik ka dalë rezultati i një prej analizave mikrobiologjike të ujit të pijshëm marrë në rrjetin ujësjellës, që dyshohet të ketë shkaktuar disa simptoma në banorët e ‘Lagjes së Vjetër’ në Bulqizë.

Përgjigja e mostrës së sjellë nga Shërbimi i Sëmundjeve Infektive, Njësina Vendore e Kujdesit Shëndetësor Bulqizë, në laboratorin e ISHP, ka dalë negative për ngarkesë mikrobiologjike, pra nuk ka ndotje mikrobiale. Për një përgjigje më të plotë për shkaktarin e simptomave tek qytetarët e Bulqizës duhet të presim rezultatet e tjera të analizave nga mostrat e marra nga grupi i ISHP në Bulqizë.

Nga ana e specialistëve të ISHP në zonën ku janë paraqitur më shumë raste, janë marrë mostra uji në rrjetin ujësjellës, këto mostra janë në proces analizimi për parametrat mikrobiologjik, fiziko-kimike dhe toksikologjike (metalet e rënda dhe pesticidet), këto analiza pritet të dalin në ditët në vijim.” – thuhet në deklaratën e ISHP

Uji helmon 100 persona në Bulqizë

Të paktën 100 persona janë shtruar në urgjencën e spitalit të Bulqizës me simptoma helmimi. Top-Channel i referohet burimeve të saj teksa raporton se shkak për helmimin masiv të qytetarëve mund të jetë uji i pijshëm.

Stafi mjekësor i ka bërë thirrje banorëve që të mos konsumojnë ujin deri në pritje të përgjigjes së analizave.

Fluksi i pacientëve me shenja helmimi vjen nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës. Ata thonë se shumë linja të ujësjellësit në këtë zonë janë të amortizuar.

Uji i pijshëm helmon Bulqizën

30 persona janë shtruar ditën e sotme në spitalin e Bulqizës me shenja helmimi. Mjekët thanë se helmimi mund të ketë ardhur si pasojë e ujit të pijshëm, ndërsa gjendja e pacientëve është aktualisht e stabilizuar.

Ndërkohë për rastin reagoi edhe Ujësjellësi i Bulqizës duke thënë se kanë dërguar analiza në laborator për të kuptuar arsyet.

Skip to toolbar