Doli në përgjimet audio, jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Kryeministri i Ukrainës, Oleksi Honçaruk, dha dorëheqjen, për shkak të një audio-incizimi, ku ai dëgjohet duke nënçmuar njohuritë dhe kompetencat ekonomike të vetes së tij dhe të presidentit Volodymyr Zelenskiy. “Në ditët e fundit, ju të gjithë keni qenë dëshmitarë të ngjarjeve të vazhdueshme rreth incizimeve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale”, tha Honcharuk në një postim në Facebook.

 “Për të parandaluar dyshimet për respektin dhe besimin ndaj presidentit, kam dorëzuar dorëheqjen te presidenti”, tha ai. Kryeministri Ukrainas shtoi se audio-incizimet, në mënyrë të rreme, krijojnë idenë se ai dhe ekipi i tij nuk e respektojnë presidentin. Honçaruk, 35 vjeç, është emëruar kryeministër në gusht të vitit që lamë pas.

Komediani Zelensky fiton zgjedhjet në Ukrainë, koalicion me një ‘rock star’

Partia e Presidentit Volodimir Zelensky është duke kryesuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë, raportonojnë mediat ndërkombëtare. Sipas të dhënave që jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë, rezultatet paraprake e nxjerrin fituese partinë “Shërbëtori i Populli” me 42.19% të votave, pasi deri në mëngjesin e të hënës është numëruar 1/3 e fletëve të votimit.

 Ndërkohë, partia pro-ruse e opozitës, ka siguruar 12.75% të votave, ndërsa partia e ish-presidentit Petro Poroshenko ka marrë 8.71%. Në votimet e të dielës u regjistrua pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet parlamentare në 25 vitetet e fundit në Ukrainë, me vetëm 49.9% të votuesve. Zelensky është shprehur se do të ishte i lumtur të bashkëpunonte me partinë “Zëri”, kryesuar nga rok-star Svitolsav Vakarchuk, për të krijuar një koalicion qeverisës.

Aktualisht partia “Zëri” ka marrë rreth 6.39% të votave, ndërsa një zëdhënës i saj është shprehur se kjo parti është gati për të mbështetur një koalicion qeverisës, me kusht që ai të mos jetë i mbështetur nga oligarkët.

Volodimir Zelensky është një ish-komedian në Ukrainë, që arriti të mposhte në zgjedhjet presidenciale tre muaj më parë Poroshenkon, duke fituar presidencën në balotazhin e dytë me 73.2% të votave.

Ndonëse nuk kishte përvojë në politikë, Zelensky arriti të përcillte në popull mesazhe të forta kundër korrupsionit dhe oligarkëve, dhe tre muaj më pas, ai pritet të ketë nën kontroll edhe qeverinë e vendit.

Skip to toolbar