Finalja e FA Cup, sot zbatohet rregulli që futet në historinë e futbollit!

Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja finale e FA Cup, një nga tre trofet më të rëndësishëm të futbollit në Angli.  Në këtë finale do të përballet Manchester City dhe Watford, dy ekipe që kanë diferenca të mëdha mes tyre.

Kampionët në fuqi të Premier League do të synonë të marrin një tjetër trofe të rëndësishëm sonte, duke kompletuar “tripletën” e trofeve në ishull. Megjithatë, gjithçka mund të ndodh, teksa festa e sotme do të jetë ndryshe nga të tjerat.

Pak javë më parë, Federata Angleze e Futbollit vendosi një rregull të ri për ekipet që fitojnë një trofe të rëndësishëm. Gjatë momentit që do të grihet lart trofeu nga kapiteni i skuadrës, nuk do të përdoret shampanjë për të festuar.

Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që ky rregull të zbatohet duke pasur më shumë respekt për lojtarët myslimanë, që nuk konsumojnë alokol. Do të jetë finalja e sotme e cila do të ndryshojë historinë e festës së ekipit fitues të një trofeu në futbollin anglez.

Sezonin e ardhshëm është menduar që festat të organizohen të gjitha me pije dhe spumante, që nuk kanë përmbajtje alkoli. Në Angli, sipas mediave ka ndodhur shpesh që lojtarët e besimit islam, kanë shmangur festat e fitores së trofeve me ekipet e tyre.

Mustafa shënon dopietë për Hannover 96

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Valdrin Mustafa,  që u bashkua këtë sezon me ekipin e Hannover II, ka rigjetur përsëri rrugën e rrjetës.

Sulmuesi, që është aktivizuar me ekipin Shpresa të Shqipërisë, ka realizuar dopietën e tij të parë në Gjermani me Hannover II, në takimin që skuadra e tij luajti në shtëpi kundër VfL Oldenburg.

Mustafa ka shënuar dy gola të shpejt në vetëm dy minuta lojë, pikërisht në të 90` dhe 90+2`, duke vulosur fitoren e Hannover II me rezultatin 4-1.

Dy golat e sotëm e çojnë Mustafën në kuotën e tre realizimeve në kampionatin “Regionallliga North” në Gjermani.

Pavarësisht nivelit amator ku luan aktualisht, Mustafa shihet si një talent dhe së shpejti mund të bashkohet me ekipin e parë të Hannover.

Futbollisti shqiptar është nën menaxhimin e ish-kapitenit të Kombëtares tonë, Altin Lala, që ka gjithashtu nën menaxhim dhe Milot Rashicën, yllin e Kosovës që po shkëlqen në Bremen.

View this post on Instagram

#firstdoppelpack⚽️⚽️ #niemalsallein⚫⚪💚

A post shared by Valdrin Mustafa (@valdrinmustafa98) on

Skip to toolbar