Valon Ahmedi ka realizuar asistin e radhës për ekipin e Kiryat Shmona në Izrael, në ndeshjen kundër Hapoel Tel Aviblv në fushën e kësaj të fundit.
Ndeshja e luajtur një ditë më parë përfundoi në barazim 2-2, teksa sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare do të jepte asistin e golit të barazimit për ekipin e tij, Kiryat Shmona.
Një goditje nga këndi e fituar nga skuadra mike, i besohet Ahmedit për ta ekzekutuar. Sulmuesi shqiptar gjuan duke e dërguar topin në zonë, aty ku shoku i tij i skuadrës, Garcia, realizon me kokë.
Me asistin e ndeshjes së fundit, Valon Ahmedi shkon në kuotën e 10 shërbimeve për gol në kampionatin izraelit. Ai është aktualisht lojtari më i mirë i kampionatit në Izrael për asistet e dhënë, teksa ka shënuar dhe një gol.
Ahmedi mund të kishte statistika të tjera, nëse në fillim të këtij viti nuk do të ishte dëmtuar, çka e detyroi futbollistin të qëndronte tre muaj jashtë fushe.