Ish-ylli holandez i futbollit, Rafael van der Vaart është shprehur se ‘edhe nëse Virgil van Dijk fiton Topin e Artë, ai nuk është më i mirë se Messi’. Qendërmbrojtësi i Liverpool është një nga kandidatët kryesor për të fituar “Ballon d’Or”, pasi ai ndihmoi “Reds” të fitonin Champions League dhe Superkupën e Europës. “Nëse do ta marrë në shtëpi sferën, Van Dijk do të ishte mbrojtësi i parë që do të fitonte Topin e Artë, që nga koha kur e fitoi Fabio Canavaro, ish-kapiteni i Italisë që u shpall Kampion i Botës në vitin 2006.
Por Va nder Vaart, bashkatdhetari i Van Dijk, tregon se një mbrojtës mund të shpallet lojtari më i mirë në botë, por nuk do të thotë që ai është më i mirë se Messi. “Një mbrojtës lojtari më i mirë në botë? Po, sigurisht. Pse jo? Ju nuk mund të krahasoni lojtarët. Nëse zgjidhni një mbrojtës, nuk do të thotë se ai është më i mirë se Messi”. Ndërkohë, Van der Vaart i ka dalë në mbrojtje Matthijs de Light, duke u shprehur se ai do të ketë mundësi të tregojë vlerat e tij te Juventus.
“Ai mund të kishte luajtur diku tjetër, Bayern Munich ose ndoshta për Barcelonën. Tani ka pasur një fillim të vështirë te Juventus. Do të jetë e vështirë për të, por ai ka shumë talent. Ai luajti dy ndeshje për kombëtaren dhe ishte lojtari më i mirë në fushë (në javën e kaluar). Ai është një talent i shkëlqyer”, ka thënë ish-ylli holandez.