Alisson dhe Van Dijk më të mirët e sezonit në Champions League

SPORT


Portieri i Liverpool, Alisson Beccker është shpallur si “Portieri i sezonit në Champions League”, duke mposhtur Ter Stegen te Barcelona dhe Hugo Lloris te Tottenham. Gardiani i “Reds”, fitoi me 334 pikë, përkundër `136 të kolegut të tij te Barça dhe 105 të Hugo Lloris. Në sezonin e tij t ëparë me ‘Reds’, pas transferimit nga Roma, Alisson veshi fanellën me numrin 13, por që i solli fat, pasi fitoi Champions League me Liverpool. Ai bëri pritje të rëndësishme në finalen e Madridit, ndërsa gjatë sezonit mbajti 21 herë të paprekur portën në Premier League.

Becker luajti 13 ndeshje me Liverpool në Champions League sezonin e kaluar, duke mbajtur të paprekur rrjetën në 6 takime, ndërsa pësoi vetëm 12 gola. “Alisson ka gjithçka që duhet të ketë një portier modern. Unë e kam ndjekur atë për disa vite dhe jam admirues i tij. Ai është një pritës i shkëlqyer i topit, kam parë që Alisson i jep besim mbrojtjes së ekipit të tij”, ka thënë legjenda e portës italiane Gianluigi Buffon për portierin e Liverpool.


Juria e përbërë nga 32 klube, që marrin pjesë në fazën në grupe të Champions League për sezonin që kaloi dhe 55 gazetarë të zgjedhur të mediave sportive, zgjodhën portierin e Liverpool si më të mirin e sezonit që shkoi. Ndërkohë, ylli i mbrojtjes së Liverpool, Virgil van Dijk u zgjodh si “Mbrojtësi i sezonit në Champions League”, duke lënë pas Mattijs de Light dhe Trent Aleander-Arnold, shokun e skuadrës te “Reds”. Frenkie De Jong është shpallur mesfushori më i mirë për sezonin e kaluar në Champions League.




Skip to toolbar