Van der Vaart ‘kundër’ Van Dijk: Kurrë më i mirë se Messi

Ish-ylli holandez i futbollit, Rafael van der Vaart është shprehur se ‘edhe nëse Virgil van Dijk fiton Topin e Artë, ai nuk është më i mirë se Messi’. Qendërmbrojtësi i Liverpool është një nga kandidatët kryesor për të fituar “Ballon d’Or”, pasi ai ndihmoi “Reds” të fitonin Champions League dhe Superkupën e Europës. “Nëse do ta marrë në shtëpi sferën, Van Dijk do të ishte mbrojtësi i parë që do të fitonte Topin e Artë, që nga koha kur e fitoi Fabio Canavaro, ish-kapiteni i Italisë që u  shpall Kampion i Botës në vitin 2006.

Por Va nder Vaart, bashkatdhetari i Van Dijk, tregon se  një mbrojtës mund të shpallet lojtari më i mirë në botë, por nuk do të thotë që ai është më i mirë se Messi. “Një mbrojtës lojtari më i mirë në botë? Po, sigurisht. Pse jo? Ju nuk mund të krahasoni lojtarët. Nëse zgjidhni një mbrojtës, nuk do të thotë se ai është më i mirë se Messi”. Ndërkohë, Van der Vaart i ka dalë në mbrojtje Matthijs de Light, duke u shprehur se ai do të ketë mundësi të tregojë vlerat e tij te Juventus.

“Ai mund të kishte luajtur diku tjetër, Bayern Munich ose ndoshta për Barcelonën. Tani ka pasur një fillim të vështirë te Juventus. Do të jetë e vështirë për të, por ai ka shumë talent. Ai luajti dy ndeshje për kombëtaren dhe ishte lojtari më i mirë në fushë (në javën e kaluar). Ai është një talent i shkëlqyer”, ka thënë ish-ylli holandez.

Alisson dhe Van Dijk më të mirët e sezonit në Champions League

Portieri i Liverpool, Alisson Beccker është shpallur si “Portieri i sezonit në Champions League”, duke mposhtur Ter Stegen te Barcelona dhe Hugo Lloris te Tottenham. Gardiani i “Reds”, fitoi me 334 pikë, përkundër `136 të kolegut të tij te Barça dhe 105 të Hugo Lloris. Në sezonin e tij t ëparë me ‘Reds’, pas transferimit nga Roma, Alisson veshi fanellën me numrin 13, por që i solli fat, pasi fitoi Champions League me Liverpool. Ai bëri pritje të rëndësishme në finalen e Madridit, ndërsa gjatë sezonit mbajti 21 herë të paprekur portën në Premier League.

Becker luajti 13 ndeshje me Liverpool në Champions League sezonin e kaluar, duke mbajtur të paprekur rrjetën në 6 takime, ndërsa pësoi vetëm 12 gola. “Alisson ka gjithçka që duhet të ketë një portier modern. Unë e kam ndjekur atë për disa vite dhe jam admirues i tij. Ai është një pritës i shkëlqyer i topit, kam parë që Alisson i jep besim mbrojtjes së ekipit të tij”, ka thënë legjenda e portës italiane Gianluigi Buffon për portierin e Liverpool.

Juria e përbërë nga 32 klube, që marrin pjesë në fazën në grupe të Champions League për sezonin që kaloi dhe 55 gazetarë të zgjedhur të mediave sportive, zgjodhën portierin e Liverpool si më të mirin e sezonit që shkoi. Ndërkohë, ylli i mbrojtjes së Liverpool, Virgil van Dijk u zgjodh si “Mbrojtësi i sezonit në Champions League”, duke lënë pas Mattijs de Light dhe Trent Aleander-Arnold, shokun e skuadrës te “Reds”. Frenkie De Jong është shpallur mesfushori më i mirë për sezonin e kaluar në Champions League.

Skip to toolbar