Mes debateve të ashpra Staka arrin të triumfojë në KLP

Asambleja e Përgjithshme e Prokurorëve ka konfirmuar Vatë Staka si anëtarin më të ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP ishte me një vakancë, pas shkarkimit të Antoneta Sevdarin, e cila nuk kaloi dot vetingun. Staka ishte kandidatura e vetme për plotësimin e vendit vakant dhe kjo ka ngjallur debate te ashpra mes prokuroreve dhe kryeprokurores Arta Marku.

45 prokurorë nga 230 të pranishmit në sallë kërkuan se kur ka një kandidat të vetëm, ai të konfirmohej si anëtar i KLP-së vetëm nëse merrte më shumë se 50% të votave, por Marku nuk pranoi që kërkesën ta hidhte në votim.

Vatë Staka u votua me 135 vota pro dhe 81 kundër.

Kaloi me sukses Vetingun, pritet konfirmimi i tij në KLP

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka kërkuar mbledhjen e prokurorëve për të zgjedhur anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mbledhja u kërkua pas kalimit me sukses të procesit të rivlerësimit të prokurorit Vatë Staka dhe emërimin e tij si anëtar në KLP, në postin vakant.

Takimi do të zhvillohet më 11 prill dhe se kërkohet prezenca e të gjithë prokurorëve.

Skip to toolbar