Brazili ka kaluar pa pengesë Perunë në ndeshjen e tretë në grup, në takimet e Copa America, që janë duke u zhvilluar në kontinentin e Amerikës së Jugut. Skuadra e drejtuar nga Tite ka fituar 5-0 ndaj Perusë, teksa seria e golave është hapur në minutën e 12`. Isthe Casemiro që shënoi nga brenda zonës me kokë, pas ekzekutimit të një goditje dënimi.
Shtatë minuta më vonë për Brazilin dyfishon Firmino, që ka realizuar ndoshta golin spektakolar të karrierës së tij. Ishte minuta e 19` e sfidës, kur portieri vendas nis një top nga brenda zonës, por sfera përplaset në trupin e Firminos dhe topi fluturon drejt portës, aty ku ndalet nga shtylla, e cila e rikthen përsëri në këmbët e Firminos që e dërgon në rrjetë.
Goli i tretë për Brazilin erdhi në minutën e 32` nga Everton, pas një kombinim perfekt me Coutinho. Shifrat do ti katërfishonte Alvesh që realizoi pas pushimit të pjesës së dytë, ndërsa William në fund të ndeshjes vulosi rezultatin në 5-0. Brazili kryeson Grupin A në Copa America duke lënë pas Venezuelën, që mundi Bolivinë me rezultatin 3-1.
Seleçaot janë ekpi pretendent për të triumfuar në këtë kompeticion, ndërkohë që Argjentina nuk e ka nisur mirë kompeticionin, pasi deri më tani ka marrë vetëm një pikë në fazën në grupe.