14 orë nën rrënoja, nxirret trupi i pajetë i 24-vjeçarit

Shkon në 22 numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter rënë në orën 03:55 të mëngjesit të së martës. Viktima e 22 ishte trupi i pajetë i një 24-vjeçari, i cili u nxor nga rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës në lagjen nr. 18.

24-vjeçari ka qëndruar nën rrënoja për më shumë se 14 orë, ndërsa strukturat e shtetit vijojnë kërkimet për të nxjerrë personat e tjerë që ndodhen ende nën rrënoja.

Tërmeti me magnitudë 6.3 shkatërroi banesa e objekte në Durrës dhe Thumanë, ndërsa dëmtoi edhe mbi 500 banesa në qarkun e Tiranës.

“PO vdes. Nuk marr dot frymë”, mesazhet e një prej 39 viktimave në kamion

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen tragjike të gjetjes së 39 trupave të pajetë brenda një kamioni që udhëtonte nga Bullgaria në Angli.

Mediat e huaja zbulojnë mesazhet e fundit që një prej viktimave, Pham Thi Tra My i dërgoi të ëmës para se të vdiste.

 “Më vjen keq mamaja. Udhëtimi im jashtë vendit nuk ka pasur sukses. Mama, të dua shumë. Po vdes sepse nuk mund të marr frymë.”

26-vjeçarja ishte nisur nga Kina drejt Britanisë në kërkim të një jete më të mirë.

39 emigrantët u gjetën të vdekur në një kamion në Essex të Anglisë. Ato kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme pasi qëndruan mbi 15 orë brenda në kamion në temperaturë -25 gradë. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit nën akuzën e vrasjes.

Pas LSI dhe Basha politikë me të vdekurit: Rama urren shqiptarët

Pas më shumë se 24 orë nga aksidenti fatal, që ndodhi të premten ku humbën jetën dy punëtor dhe mbetën 3 të tjerë të plagosur, nga shembja e një skele në një pallat në kryeqytet, ka reaguar kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Me një fjali në rrjetin social Tëitter, Basha, bën politikë me dy viktimat e aksidentit fatal të cilët humbën jetën gjatë kohës që po punonin në lartësi në një pallat.

Kryedemokrati akuzon kryeministrin Edi Rama se është “arrogant dhe i pshpirt me shqiptarët të cilët i urren”. “Artisti i mashtrimit, arrogant dhe i pashpirt me shqiptarët të cilët i urren, asnjë fjalë për 2 viktimat e makutërisë mafioze në zemër të Tiranës”, shkruan Basha.

Aksidenti i shembjes së skelës ku humbën jetën dy punëtor të dy kompanive të ndryshme, dhe mbetën të plagosur rëndë tre të tjerë, ndodhi të premten pas mesdite.

Për këtë ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik, Policia e Shtetit ka arrestuar dy inxhinier të dy firmave që po punonin në pallatin ku ndodhi ngjarja, ndërsa ka shpallur në kërkim administratorin e njërës prej firmave.

Nën hetim janë vënë dhe inspektorët e inspektoratit të punës. Pavarësisht kësaj, opozita, më herët LSI, dhe tashmë Basha, reagojnë duke e përdorur ngjarjen e rëndë për përfitime politike.

Skip to toolbar