Çështja Skripal, Anglia dhe Rusia gati të “thyejnë akujt”

Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia po shqyrtojnë mundësin për një rikthim në marrëdhnie diplomatike normale midis tyre, duke përfshirë edhe një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Theresa May në samitin e udhëheqësve të G20 që do të zhvillohet në Japoni në fund të këtij muaji, shkruan The Guardian këtë të diel pasdite.

Nëse ky takim do të zhvillohet, do të ishte takimi i parë në këtë nivel që nga helmimi i ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, të cilët u helmuan në mars të vitit të kaluar në Britani. Ky episod bëri që Mbretëria e Bashkuar të dëbonte 23 diplomatë rusë nga vendi, ndërsa me të njëjtën gjuhë u përgjigj dhe Rusia.

Megjithatë, asnjë takim nuk do të ndodhte mes dy udhëheqësve nëse dy palët nuk do të siguroheshin më parë për një takim produktiv dhe një axhende të përbashkët të arritshme. Britania mbetet e sigurtë se shteti rus ishte përgjegjës për helmimin e Skripal, bazuar në informatat e ofruara nga Porton Down, qendra kërkimore e armëve kimike të qeverisë.

Ndonëse qeveria ruse është distancuar nga kjo ngjarje, dhe ia ka kaluar si përgjegjësi agjencive të spiunazhit, presidenti Vladimir Putin ka bërë shpesh deklarata që të bëjnë të dyshosh se ai ka dijeni për gjithçka. “Ai ishte agjenti juaj jo i yni. Kjo do të thotë që ka spiunuar kundër nesh dhe është e vështirë për mua të them se çfarë ka ndodhur me të më pas”, tha ai.

Mund Vllazninë në finale, Bylis kampion i Kategorisë së Parë

Pas një sezoni të shkëlqyer në Grupin B të Kategorisë së Parë, duke arritur të sigurojë rikthimin në Superligë për sezonin e ardhshëm, skuadra e Bylis ka fituar finalen e madhe ndaj Vllaznisë, duke u shpallur kampione e Kategorisë së Parë.

Ndeshja e luajtur gjatë ditës së sotme në Durrës ka përfunduar 3-1 për mallakastriotët, të cilët kanë dhënë sinjale të forta se rikthimi në Superligë nuk do të jetë thjesht për shëtitje.

Ndeshja finale e Kategorisë së Parë u luajt në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Ishte skuadra e Vllaznisë ajo që kaloi e para në avantazh me Ignat në minutën e 17` të sfidës.

Ky rezultat u ruajt nga veriorët deri në fund të pjesës së parë. Pas pushimit ishte skuadra ballshiote që mori frenat e lojës në dorë.

Golin e barazimit Bylis e ka shënuar në minutën e 48` nga Antoni, dhe më pas Bajramaj e Ujka në minutat 61` dhe 83` përkatësisht, i dhanë fitoren e kampionit ekipit të tyre.

Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri sëbashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Enkelejd Alibeaj.

Kim Jong Un do takohet me presidentit Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohen në Rusi gjatë këtij muaji. Njoftimi për takimin mes dy liderëve u dha nga Kremlini, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

Takimi mes aleatëve të Luftës së Ftohtë vjen në një moment delikat në negociatat bërthamore midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë ngecur që kur raundi i fundit i bisedimeve nuk arriti në asnjë marrëveshje.

Koreja e Veriut po kërkon më pak sanksione në shkëmbim të denuklearizimit, ndërsa SHBA ka kërkuar prova më të mëdha se vendi është i përgatitur për të reduktuar arsenalin e saj bërthamor. Mosmarrëveshja besohet të jetë arsyeja kryesore që bisedimet e raundit të dytë përfunduan pa marrëveshje.

Skip to toolbar