Aahtu siç ishte paralajmëruar, Manchester City ka triumfuar ndaj Watford në finalen e FA Cup, duke realizuar tripletën me tre trofe këtë sezon. Pasi fitoi Carabao Cup, Premier League, skuadra e Pep Guardiolës ka arritur të fitojë dhe trofeun e tretë të rëndësishëm të futbollit në Angli.
Skuadra e Cityt arriti të fitonte me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Watford në Wembley, duke mos pasur aspak vështirësi në shkrimin e historisë. Edhe pse Watford i bëri një nisje të mirë ndeshjes, ishte City që mori shumë shpejt frenat e lojës në dorë.
David Silva realizoi golin e parë për Cityn në minutën e 26′, ndërsa pak më vonë ka dyfishuar Sterling. Kevin de Bruyne ka shënuar golin e tretë për City-n pas pushimit të pjesës së parë, ndërsa Gabriel Jesus ka katërfishuar pas belgut.
Dy golat e fundit të takimit i ka shënuar Raheem Sterling nga shumë pranë portës duke turpëruar akoma më shumë londinezët e Watford. Me tripletën e sotme Manchester City futet në histori, duke realizuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon në Angli.