Bien rrjetet e Zuckerberg, probleme me WhatsApp, Facebook dhe Instagram

Sërish probleme me WhatsApp, Facebook dhe Instagram. Aplikacionet më të njohura të mediave sociale kanë probleme me kryerjen e shërbimeve të tyre në të gjithë botën. Sipas DownDetector, problemet kanë filluar rreth orës 14:49 dhe janë prekur një pjesë e mirë e përdoruesve në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, një pjesë të Europës dhe SHBA.

Arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, megjithëse 82% kanë raportuar probleme me Feedin e lajmeve në Instagram, shkarkimin e fotove apo videove në WhatsApp dhe probleme me përditësimin e Facebook. Ky ngërç i mediave sociale që janë në pronësi të Facebook ose Mark Zuckerberg, vjen pas shkëputjes së internetit një ditë më parë për 30 minuta në të gjithë botën, pasi serverët e Cloudflare kishin rënë.

Hakerat sulmojnë WhatsApp-in. Ja çfarë duhet të bëni

Disa hakera kanë instaluar në distancë një softuer mbikqyrjeje në telefona dhe pajisje të tjera duke e bërë kështu WhatsApp shumë të cënueshëm.

WhatsApp, që është në pronësi të Facebook, tha se sulmi kishte në shënjestër një “numër të zgjedhur” të përdoruesve dhe ishte orkestruar nga “një aktor i avancuar kibernetik”.

Sulmi u zhvillua nga firma izraelite e sigurisë NSO Group, sipas një raporti në Financial Times.

Të hënën WhatsApp u bëri thirrje të gjithë përdoruesve të saj 1.5 miliardë që të përditësojnë aplikacionet e tyre si një masë paraprake shtesë.

Sulmi u zbulua së pari në fillim të këtij muaji.

WhatsApp, opsion të ri për të mbrojtur privacinë

Aplikacioni i mesazheve WhatsApp, prej disa javësh, ka zhvilluar një opsion të ri që ju lejon të zgjidhni se kush mund t’ju ftojë në një chat grup. Opsionet e paraqitura për përdoruesit në të gjithë botën janë “gjithkush”, vetëm “kontaktet e mia” ose “askush”

Ky opsion i ri vjen nga WhatsApp për të mbrojtur përdoruesit e saj nga grupet e bezdisshme dhe njerëz të panjohur. Sigurisht që aktualisht të gjithë e kishin një opsion për të dalë nga grupi, por duket se WhatsApp ka marrë një hap më drastik, ku abonentët e saj mund ta vendosin atë paraprakisht.

Gjithçka që duhet të bëni është të hyni në “Settings”, pastaj “Account” dhe më pas “Privacy”. Do të ketë një hyrje të re “Grupet” dhe do të ofrojë tre opsione: lejoni “të gjithë”, vetëm “kontaktet e mia” ose “askush” për të përcaktuar se ku mund të bëheni pjesë e një grupi.

Skip to toolbar