Sot ditë zie, i jepet lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj

Sot është shpallur ditë Zie Kombëtare. Në të gjithë vendin flamujt janë ulur në gjysmë shtize, ndërsa i jepet lamtumira e fundit nëntetares Zarife Hasanaj.

Pak minuta më parë kanë nisur homazhet në nder të ushtarakes shqiptare e cila ra në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.

Pas homazheve që po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit” për t’u dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

10 Maji ditë zie kombëtare, flamujt në gjysmështizë për Zarife Hasanaj

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, datë 10 Maj 2019 shpallet ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, rënë në kryë të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit.

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Homazhet për “Dëshmoren e Atdheut” do të mbahen nga ora 10 deri në 11:30 në Pallatin e Kongreseve.

Mbërrin sot në atdhe trupi i ushtarakes që humbi jetën në Letoni

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se sot mbërrin në atdhe trupi i pajetë i ushtarakes Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në bazën ushtarake të Letonisë.

“Sot në orën 12.45 në bazën ajrore të Rinasit do të organizohet ceremonia e pritjes se trupit te pajete të nëntetares Zarife Hasanaj.

Ndërkohë, të Premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillohen homazhet për nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shtetërore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte të shtetit, po te Pallati i Kongreseve”, njofton ministria.

Ushtarakja shqiptare, Zerife Hasanaj humbi jetën në krye të detyrës në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni, si pasojë e shpërthimit të një mine, ku mbetën të plagosur dhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, major Klodian Tanushi 39 vjeç dhe rreshter Julian Kapaj 41 vjeç.

Skip to toolbar