Zëri Amerikës: Thellohen paqartësitë rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës

Mbledhja e parlamentit të Kosovës që u mbajt të enjten më shumë thelloi sesa qartësoi rrugën e ngritjes së institucioneve të reja. Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës, i propozon parlamentit kandidatin për kryeministër, në këshillim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme.

Të premten, presidenti Hashim Thaçi, ftoi kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, për një takim pasmesditës për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë.

Por në lëvizjen Vetëvendosje thanë se “zoti Kurti e ka të pamundur ta takoj sot presidentin, meqë ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thanë në këtë lëvizje.

Vendimi për mandatarin varet nga negociatat e partive fituese, vazhdimi i të cilave mbetet i paqartë, pas mbledhjes së një dite më parë të parlamentit i cili zgjodhi Glauk Konjufcën nga lëvizja Vetëvendosje në postin e kryetarit.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit kur kishin filluar edhe negociatat për bashkëqeverisje ndërmjet lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që dolën të parat, është thënë se posti i kryetarit të parlamentit do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deri pak orë para mbledhjes të dyja partitë kishin shkëmbyer oferta dhe kundër oferta për themelimin e institucioneve ku “mollë sherri” ishte shfaqur posti i presidentit të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon t’i takojë asaj në vitin 2021.

Të enjten Lidhja Demokratike tha se është e gatshme të votojë ngritjen e qeverisë nga lëvizja Vetëvendosje pa u bërë pjesë e saj dhe deputetët e kësaj partie votuan për kryetarin e parlamentit nga radhët e lëvizës Vetëvendosje. Për vëzhguesit kjo është një shenjë se Lidhja Demokratike pret ri negocim të plotë për ndarjen e pushtetit.

Kosova ka përvojë të proceseve të gjata të negocimit të koalicioneve qeverisëse. Pas zgjedhjeve të vitit 2014 ishin dashur gjashtë muaj për të gjetur një zgjidhje. Vëzhguesit ndërkaq thonë se vendi aktualisht ndodhet në një periudhë kur duhet përshpejtuar proceset për të shmangur zgjatjen e një boshllëku institucional, apo edhe për të shmangur mundësitë që vendi të shkojë në zgjedhje, në vend që të gjejë një zgjidhje.

Kosova mbajti zgjedhjet e katërta me radhë që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008. Zgjedhjet pasuan dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr në Hagë në muajin korrik, për t’u marrë në pyetje nga prokuroria e Posaçme që trajton pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë./VOA/

VOA: Dokumentet për Pjetrin origjinale, e dinte që do t`i rishfaqej e shkuara

Dënimi i Valdrin Pjetrit në Itali ka qenë tema e ditës e debatit politik në vend. Pas publikimit të disa dokumentave nga Partia Demokratike, ku pretendohet dënimi i kryebashikaut të ri të Shkodrës, ka pasur reagime të shumta, përfshirë dhe atë të Kryeministrit Edi Rama, që u distancua nga Valdrin Pjetri, deri në zbardhjen e të vërtetës.

Zëri i Amerikës i ka kushtuar gjithashtu një shkrim këtij lajmi, duke cituar mes rreshtash se ka arritur “të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane”.

Çështja Pjetri, a duhet të kandidojë më PS një emër nese zgjedhjet përsëriten?

“Edhe sot përmes një statusi në Facebook, ai mohoi sërish akuzat, duke u shprehur se “e vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e Partisë Demokratike”. Zëri i Amerikës mundi të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane”, shkruan VOA.

Më tej, sipas Zërit të Amerikës, Valdrin Pjetri ka qenë në dijeni të faktit se do të përballej me procesin e dekriminalizmit, ndaj ka kërkaur në 19 korrik certifikatat nga autoritetet gjyqësore italiane.

“Zoti Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’i rishfaqej para syve, ndyshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri I Bashkisë së Shkodrës”, shkruan ndër të tjera VOA.

Taksa 100%, Serbët në veri të Kosovës vijojnë protestat

Për të dytën ditë me radhë, në veriun e Kosovës të banuar më shumicë serbe, janë mbyllur të gjitha dyqanet e ushqimeve dhe në shenjë solidarizimi, nuk funksionojnë as veprimtaritë tjera afariste.

Mbyllja e dyqaneve është pjesë e protestës ndaj tarifave prej 100 për qind, që qeveria e Kosovës u vuri mallrave serbe në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë kundërvënieje ndaj siç është thënë, fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Autoritetet në Serbi dhe përfaqësuesit lokal serb në veriun e Kosovës, thonë se tarifat dhe operacionet e policisë së Kosovës për të mbyllur rrugët alternative përtej vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kanë bërë që të mungojnë mallrat themelore siç janë mielli dhe prodhimet e qumështit dhe se veriu është në “prag të krizës humanitare”.

Qeveria e Kosovës shpërndau kamionë me mallra në veri për të mbushur boshllëkun e krijuar nga protesta. Por, tash për tash duket se blerësit janë të paktë, meqë udhëheqësit organizatës së “afaristëve serbë në veri” kanë bërë thirrje që askush të mos blejë në dyqanet në pjesën jugore të Mitrovicës të banuar me shumicë shqiptare, e madje as në lagjen e boshnjakëve që është me popullsi të përzier në veri e ku dyqanet janë plot.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha të martën se qeveria do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri.

Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri!Në takim pune me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 2. Juli 2019

Ai është takuar me ambasadorët e shteteve kryesore euro-perëndimore dhe shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Nataliya Apostolova, sic tha për t’i informuar për angazhimin e qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”.

Në një postim në rrjetin tëiter ai i bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, që “të mos e zbatojë skenarin mashtrues për të destabilizuar veriun e Kosovës. Kriza e rreme ‘humanitare’, nuk do të shërbejë kurrë si mburojë për qëllimet tuaja të destabilizimit, dhe ju do të mbaheni përgjegjës”, shkroi ai.

Para tarifave, Serbia eksportonte në Kosovë rreth 500 milionë euro në vit dhe autoritetet në Serbi janë ankuar për humbje të mëdha të kompanive serbe që nga nëntori i vitit të kaluar.

Beogradi akuzon Prishtinën se ka bllokuar procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me tarifat duke kërkuar heqjen e menjëhershme të tyre, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për kushtëzim bisedimesh.

Qëndrimet e pandryshuara të palëve bënë që të dështojë edhe një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris që ishte për planifikuar për dje më 1 korrik./Zëri Amerikës/

Paratë ruse për PD, Zëri Amerikës: Basha ka dhënë shpjegime kontradiktore në Prokurori

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës ku ai ishte thirrur në cilësinë e të pandehurit për t’u njohur me akuzën lidhur me hetimin e nisur për pagesat e bëra për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti Basha i është drejtuar me një letër Prokurorisë, ku shpjegon se arsyeja për të cilën ai nuk paraqitet është se shkresa e organit të akuzës është përpiluar sipas tij në shkelje të ligjit.

“Në lidhje me “Ftesën për Paraqitje” të datës 12 Qershor 2019, ju informoj se njoftimi juaj nuk përmbush detyrimin ligjor të Kodit të Procedurës Penale (KPP), neni 308, pika 3, i cili kërkon që ftesa për t’u paraqitur duhet të përmbajë “parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra deri në atë çast”. Ju nuk keni parashtruar asnjë fakt që ka dalë nga hetimet në njoftimin tuaj, duke mos plotësuar detyrimet tuaja ligjore”. Shkruan zoti Basha duke shtuar se “për këtë arsye, akti juaj i njoftimit është absolutisht i pavlefshëm, sikurse përcakton neni 128/ pika 1 shkronja c, i KPP-së që parashikon se “aktet janë absolutisht të pavlefshme kur nuk respektohen dispozitat që lidhen me thirrjen e të pandehurit, viktimës ose praninë e mbrojtësit kur ajo është e detyrueshme.”

Kryetari demokrat, thekson se “duke konfirmuar gatishmërinë time për të zbatuar ligjin, kërkoj nga prokuroria që të bëjë të njëjtën gjë. Në këto kushte, kërkoj plotësimin e ftesës për paraqitje, siç ju detyron ligji, duke rikonfirmuar gatishmërinë time për t’u paraqitur sipas njoftimit të ri të dërguar nga ana juaj në përputhje me ligjin”.

Në përgjigjen dërguar prokurorisë, zoti Basha akuzon sërish organin e akuzës se ka vepruar, sipas tij me një prapavijë politike. “Unë jam paraqitur në organin e prokurorisë mbi këtë çështje sa herë është kërkuar, në përputhje me ligjin. Këtë e kam bërë në respekt të plotë të ligjit, pavarësisht se në të gjitha rastet, thirrja e Kryetarit të Opozitës në prokurori mbi këtë çështje, është bërë gjithmonë pas paralajmërimit disa ditë përpara nga Qeveria dhe sa herë kjo e fundit ka qenë nën akuzë publike për skandale kriminale apo korruptive”, shkruan Kryetari I PD-së.

Edhe javën e shkuar, në reagimin e tij ndaj thirrjes nga ana e prokurorisë, zoti Basha bëri përgjëgjës direkt kryeministrin Rama që sipas tij “me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike. Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike. Tani që është në dëshpërim për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe skandalet për bashkëpunimin me krimin për të vjedhur zgjedhjet, Edi Rama ka vendosur që të sajojë akuza absurde për të shpërqendruar publikun”. Sipas zotit Basha “Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!”.

Prokuroria pasdite lëshoi urdhër për shoqërimin e me forcë të zotit Basha në datë 20 Qershor, ndërsa nuk dha asnjë shpjegim lidhur me pretendimin e tij se këkesa nuk përmbushte kriteret ligore. Prokurorët janë mjaftuar të shprehen se “parashtrimi i bërë prej tij nuk përbën “shkak ligjor” që të konsiderohet në kuptim të ligjit si “pengesë e ligjshme”. Pretendimet e mundshme, që mund të ketë çdo subjekt, duhet të paraqitejn në procesverbalin përkatës dhe jo t’I diktojë organit të procedurës, kohën e paraqitjes”, shkruhet në urdhërin për shoqërimin e detyrueshëm të kreut demokrat.

Sipas hetimit, mësohet se ka rezultuar se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke ju shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

Çështja e pagesave për lobim të kryera nga ana e PD-së u hap në nëntorin e vitit 2017, kur firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë. Sipas deklarimeve të kompanisë ‘Muzin’ ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë. Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, të jetë paguar nga Partia e tij.

Partia Demokratike nuk ka pranuar asnjëherë lidhjet me firmën ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale e që fije të ndryshme e lidhin dhe me shtetas rus. PD ka deklaruar publikisht se “nuk ka thyer asnjë ligj, as shqiptar, as amerikan dhe të asnjë vendi tjetër. Partia Demokratike nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.

Lidhur me pagesën prej 500 mijë dollarësh që Muzin ka deklaruar se janë bërë nga PD, zoti Basha ka dhënë shpjegime kontradiktore. Në mars të vitit të shkuar ai ishte shprehur se nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike”. Ndërsa në nëntor të 2017 e kishte shpjeguar këtë shumë me pagesën e kryer falë një mbledhje fondesh nga një numër i madh shqiptaro amerikanësh, por që nuk kishte kaluar përmes partisë.

Nuk dihet se çfarë provash Prokuroria ka në dipozicion, dhe nëse ajo ka siguruar dokumenta të reja. Marsin e kaluar ajo shpjegoi se “ka një diferencë thelbësore mes deklarimeve të bëra zyrtare për shpenzimet e bëra nga PD dhe shpenzimeve reale të saj: PD ka deklaruar vetëm 25 mijë dollarë, por nuk ka bërë deklarime për shumën prej 650 mijë dollarësh. Në dokumentat e mbërritura nga SHBA-ja dhe Skocia dalin qartë pagesat e bëra dhe të padeklaruara, pra PD nuk ka bërë asnjë deklarim për këto pagesa në kundërshtim me ligjin” – theksohej në deklaratën e prokurorisë të pak muajve më parë. Sipas saj, nga provat e administruara në dosje rezultojnë të jenë kryer dy pagesa në shumën prej 650 mijë dollarësh për efekt lobimi në SHBA, të cilat PD nuk i ka deklaruar ligjërisht. “Njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga një shoqëri e huaj dhe konkretisht Biniatta Trade” – deklaroi prokuroria e Tiranës në mars. /Zëri Amerikës

Skip to toolbar