Deri në orën 11:00
të së dielës, pjesëmarrja në votime në të
gjithë vendin, sipas KQZ-së, ka qenë 12%. Ky është informacioni zyrtar që jep
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nëpërmmjet zëdhënses për shtyp, Drilona Hoxhaj.
“Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%. Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota”. Pjesëmarrja e deritanishme mund të konsiderohet e kënaqshme, duke pasur parasysh faktin që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë, zëdhënsja
e KQZ-së u shpreh se në shtatë qendra në Postribë të Shkodrës votimi ende nuk
ka filluar, ndërsa në një qendër janë djegur materialet zgjedhore, ndërsa në 53
Qendrat e Votimit në Vaun e Dejës procesi vijon normalisht.
“Komisioni Qendror
i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë
hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar
7 Qendra Votimi në Postrribë të qarkut Shkodër. Nga këto, 6 qendra votimi nuk
ka filluar ende, ndërsa për 1 qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore. Vlen
të theksohet se, 53 qendrat e votimit e
KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve
zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i
votimit ka filluar normalisht”.